×
  • Sport
  • Sport

    Zidane mposhtet në ndeshjen e parë, por ia çon një selam të fortë Cityt të Guardiolas

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 23:40

    Real Madridi është mposhtur me rezultat 2-1 nga Manchester City në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 në Ligën e Kampionëve


    Zinedine Zidane pavarësisht kësaj humbje nuk është dorëzuar ani pse në ndeshjen tjetër do të jetë edhe pa Sergio Ramosin, i cili u ndëshkua me karton të kuq, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes tekniku francez ka thënë se skuadra e tij ka luajtur mirë dhe se e dinë se çfarë duhet të bëjnë në ndeshjen e kthimit.

    “Ramos është jashtë për ndeshjen e kthimit dhe ne nuk mund ta ndryshojmë këtë. Por, ne luajtëm mirë sonte dhe duhet të marrim gjërat pozitive. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë,” ka thënë Zidane.

    Ndryshe, ndeshja e kthimit do të luhet në Etihad më 17 mars. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!