×
  • Sport
  • Sport

    Zidane pas humbjes 7 me 3: Ky do të jetë sezon shumë i mirë

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 10:32

    Real Madrid humbi ndeshjen nga rivali i qytetit Atletico Madrid me rezultat të thellë 7 me 3.


    Pavarësisht këtij rezultati, trajneri i ekipit kryeqytetit spanjoll, Zinedine Zidane, thotë se është i bindur se sezoni i ekipit të tij, do të jetë shumë i mirë.

    “Do të inkurajohemi, nuk kam dyshime për këtë. Sezoni ynë do të jetë i mirë. Jam i bindur. Nuk mund të jemi të lumtur me ndeshjen e sotme. Por për gjithçka tjetër, jam i bindur se e kam një ekip i cili do të garojë shumë mirë. (Humbja) nuk më shqetëson por më lëndon. Askush nuk luan për të humbur. Ndodhi çka ndodhi, nuk mund të shikojmë prapa. Ishte një ndeshje e keqe”, tha Zidane pas ndeshjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!