×
  • Sport
  • Sport

    Zidane po kërkohet nga klubi i madh italian

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 13:26

    Sipas të gjitha gjasave, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i Juventusit nga edicioni i ardhshëm, ndërsa raportet nga Italia thonë që vendin e tij pritet ta zërë trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.


    Francezi luajti për “Zonjën e Vjetër” nga 1996 deri më 2001, para se të transferohej te “Los Blancos”, ku luajti deri në pensionimin e tij në vitin 2006.

    Kur u pyet për të ardhmen e tij pas përfundimit të edicionit, Zidane nuk pranoi të komentonte asgjë.

    Gazzetta dello Sport raporton se Pirlo do t’i ketë tri ndeshjet e fundit me Juventusin dhe më pas ai do të largohet nga “Allianz Stadium”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!