×
  • Sport
  • Sport

    Zymer Bytyqi: E zgjedh zemrën, dua të luaj për Kosovën

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 8:38

    Zymer Bytyqi e ka ndarë mendjen dhe do të luajë me Kosovën. Sulmuesi anësor është ftuar edhe në të shkuarën nga trajneri Bernard Challandes, në një miqësore me Suedinë, dhe tani pas shpërthimit me Konyaspor dardanët janë bindur ta projektojnë pjesë të së ardhmes së tyre.


    Shqipëria gjithashtu ia kishte hedhur një sy, ndërkohë që edhe Norvegjia (Bytyqi ka luajtur me përfaqësueset e moshave të këtij vendi) e do. Vetë anësori ka zbuluar gjithçka, teksa për “Telegrafi” ka thënë:“Së pari kam shumë respekt për Kombëtaret e interesuara për mua (Norvegjia dhe Shqipëria), por kam pasur kontakte me trajnerin Bernard Challandes dhe menaxherin Bajram Shala.

    Kemi folur mirë dhe bisedat ishin shumë pozitive. E kam vendosur prej kohësh që dua të luaj për Kosovën, pasi është vendi im dhe më rreh më shumë zemra për ta. Besoj se shumë shpejt do jem në Kosovë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!