×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Amir Abrashi largohet nga Bundesliga, nënshkruan me Baselin

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 17:52

    Amir Abrashi është transferuar te Baseli


    Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është larguar nga Freiburgu dhe tani karrierën do ta vazhdojë te Baseli, shkruan Reporteri.net

    Abrashi në sezonin aktual nuk kishte shumë hapësira te Freiburgu duke luajtur vetëm 56 minuta dhe tani ai është transferuar te skuadra zvicerane, Basel.

    Abrashi te Baseli do ta ketë fanellën me numër 6, derisa aty do të gjejë edhe futbollsitë tjerë shqiptarë si Taulant Xhakën, Orges Bunjakun, Pajtim Kasamin dhe Edon Zhegrovën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!