×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Astrit Fazliu vazhdon kontratën me Dritën

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 14:07

    Mbrojtësi i Dritës, Astrit Fazliu do të vazhdojë të veshë fanellën e skuadrës së Gjilanit edhe më tutje.


    Skuadra e Dritës ka bërë të ditur përmes rrjetit social, Facebook që ka rinovuar kontratën me mbrojtësin Astrit Fazliu.

    Fazliu ishte njëri ndër lojtarët që kishte më së shumti minutazh në formacionin e Dritës. Ai konsiderohet si pika kryesore e gjilanasve në rrugën e tyre për titull.

    Edhe vet Fazliu u shpreh i kënaqur me rinovimin duket theksuar se synimi i tij dhe klubit është titulli kampion.

    “Tashmë besoj që të gjithë e dinë se qfarë klubi është Drita dhe as që kam menduar dy herë për ta vazhduar kontratën time”, tha ai.

    “Më ngelet peng që nuk arritëm ta mbrojmë titullin këtë vit, andaj nuk mund të iki pa rikthyer titullin tek Drita pas gjithë atyre gjërave që kanë bërë për mua, kjo është më e pakta që mund të bëj”, tha Fazliu.

    “Faleminderit të gjithëve për besimin që treguan në mua, unë do të mundohem që me punë dhe angazhim ta shpërblej klubin me trofe në fund të vitit”, përfundoi Astrit Fazliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!