×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Barcelona bëhet me president të ri

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 14:43

    Pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu, Barcelona sot emëroi pasardhësin e tij deri në zgjedhjet e reja presidenciale.


    Presidenti i përkohshëm i gjigandit katalanas do të jetë Carles Tusquets.

    Tusquets do të kryesojë Barcelonën në muajt e ardhshëm, derisa të zhvillohen zgjedhjet për një president dhe udhëheqje të re.

    Tusquets është një bankier i shquar në Barcelonë dhe zotëron 56 kompani të tjera.

    Është spekuluar se ai do të jetë një kandidat i mundshëm për presidencën, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar.

    Ai është i njohur për faktin se shpesh është kundër Bartomeu për shkak të kontratave të larta buxhetore të lojtarëve.

    Anëtarët tjera në udhëheqje do të jenë:

    – Joan Ramon Ramos, nënkryetar

    – Joan Lluís Garcia, arkëtar

    – Josep Maria, sekretar

    – Miquel Lladó, anëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!