×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Dortmundi shkarkon trajnerin Marco Rose

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 14:35

    Klubi gjerman, Borussia Dortmundit ka shkarkuar nga detyra trajnerin e njohur Marco Rose.

    Marco Rose është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Borussia Dortmundit pasi kaloi vetëm një sezon pa trofe në krye të klubit nga Bundesliga.

    Trajneri 45-vjeçar trashëgoi frenat e ekipit në Signal Iduna Park në verën e vitit 2021, pasi kishte shfaqur talentin e tij në Red Bull Salzburg dhe Borussia Monchengladbach.

    Ai, sidoqoftë, e kishte të vështirë me Dortmundin dhe e përfundoi sezonin 2021/22 me tetë pikë larg kampionit Bayern Munich dhe pa asnjë trofe.

    “BVB dhe trajneri Marco Rose i japin fund lidhjes së tyre”.

    “Pas një analize intensive të sezonit të enjten, duke përfshirë Rose, Watzke, Zorc, Kehl dhe Sammer, klubi ka vendosur të ecë përpara dhe i uron Marco Rose fat më të mirë në mundësinë e tij të radhës”, thuhet në njoftimin e Dortmundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!