×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Federata e Spanjës e dënon Messin

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 15:29

    Lionel Messi është pezulluar me dy ndeshje moslojë nga Federata e Futbollit e Spanjës, për shkak të kartonit të kuq të cilin e mori në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën.


    Kjo nënkupton se Messi do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Barcelonës kundër Cornellas në Kupën e Mbretit dhe kundër Elches në La Liga, raporton Express.

    Messi u përjashtua direkt me karton të kuq në humbjen e Barcelonës kundër Athletic Club për shkak se e goditi Asier Villalibren me forcë të tepruar në përpjekje për t’i hapur vetes rrugë përpara gjatë një aksioni të skuadrës së tij në çastet e fundit të kohës shtesë në Sevillë.

    Argjentinasi u ndëshkua vetëm ndërhyrjes së VAR-it, pasi gjyqtari i ndeshjes nuk e kishte parë incidentin.

    Por dënimi i kapitenit të gjigantit katalonas ka mundur të ishte pezullim me të paktën katër ndeshje, sikur Manzano ta kishte përmenduar në raportin e tij se Messi përdori forcë të tepruar ndaj Villalibres.

    Kjo ishte hera e parë që Messi u ndëshkua me karton të kuq në karrierën e tij si lojtar i Barcelonës në hiç më pak se 754 ndeshje deri më sot.

    Si pasojë ai do të mungojë në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Mbretit kundër Cornellas këtë të enjte dhe kundër Elches në La Liga të dielën pasdite.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!