×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Fisnik Rugova i bashkohet KB Rahovecit

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 16:38

    Pas shumë e shumë vitesh kontribut te klubi basketbollistik, Prishtina, Fisnik Rugova nuk do të jetë më në klubin ku e nisi edhe karrierën.


    Kjo është njoftuar para disa orësh nga KB Prishtina në faqen e tyre zyrtare në Facebook, shkruan Gazeta Express.

    Kurse, nuk ka vonuar shumë dhe është bërë i ditur edhe klubi ku do ta vazhdojë karrierën.

    Fisnik Rugova do të jetë pjesë e KB Rahovecit nga edicioni i ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi në Facebook.

    “Përvojë të gjatë në basketbollin kosovar. Sportist brenda e jashtë palestrave. Lojtar i shquar e me ndikim. Të gjitha këto predispozita japin shpresa të mëdha se KB Rahoveci e Fisnik Rugova, së bashku, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme” – thuhej në postimin e prezantimit të Rugovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!