×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Gerhard Progni rinovon edhe për një vit me Gjilanin

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 21:48

    Gjilani ka konfirmuar rinovimin e kontratës për futbollistin Gerhard Progni.


    Progni është duke shkëlqyer nën urdhrat e Ismet Munishit, e sidomos golat nga gjuajtjet e lira shpesh herë impresionojnë të gjithë, shkruan lajmi.net.

    Gjilani përmes një komunikate ka konfirmuar se Progni ka vazhduar të jetë besnik duke rinovuar edhe për një vit tjetër.

    Postimi i plotë i klubit pa ndërhyrje:

    “Gerhard Progni vazhdon kontratën deri më 2022

    Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Gerhard Prognin edhe për një edicion të radhës.

    Klubi e falënderon Gerhardin për besimin dhe i uron suksese drejt realizimit të objektivave që janë vendosur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!