×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Hidhet shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, na presin duele të zjarrta

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 17:50

    Sot në Gjenevë të Zvicrës është duke u hedhur shorti për fazën e grupeve për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve


    Kampioni aktual Bayern Munich është në Grupin A së bashku me Atletico Madridin, Salzburgun dhe Lokomotivën e Moskës, shkruan Reporteri.net

    Në Grupin G do të luajnë Juventus dhe Barcelona, ku për herë të parë në fazën e grupeve Messi dhe Ronaldo do të përballen me njëri-tjetrin.

    Më poshtë keni komplet grupet nga shorti i hedhur para pak minutash në Gjenevë:

    Grupi A: Bayern Munich, Atletico Madrid, Salzburg, Lokomotiva e Moskës.

    Grupi B: Real Madrid, Shakhtar Donetsk, Inter, Monchegladbach.

    Grupi C: Porto, Manchester City, Olympiakos, Marseille

    Grupi D: Liverpool, Ajax, Atalanta, Mitdjylland.

    Grupi E: Sevilla, Chelsea, Krasnodar, Stade Rennes.

    Grupi F: Zenit, Dortmund, Lazio, Club Brugge.

    Grupi G: Juventus, Barcelona, Dinamo Kiev, Ferencvaros.

    Grupi H: PSG, Manchester United, Leipzig, Istanbul Basaksehir.

    Kujtojmë që edicioni i ri i Ligës së Kampionëve fillon me 20 tetor, derisa faza e grupeve planifikohet që të mbyllet më 9 dhjetor. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!