×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Ibrahimovic largohet nga skuadra e LA Galaxy

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 22:17

    Sot dhe zyrtarisht, Ibrahimovic e ka bërë të ditur largimin e tij nga klubi i kampionatin Amerikan, LA Galaxy.


    Edhe pse nuk e ka bërë të ditur se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme, Ibrahimovic përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij tek skuadra e La Galaxy, shkruan Reporteri.net.

    Më poshtë edhe postimi i plotë i sulmuesit suedez, i publikuar para pak çastesh:

    “Erdha, pashë, pushtova. Faleminderit LA Galaxy që më bëre të ndihem sërish i gjallë. Fansave të LA Galaxys – e dëshiruat Zlatanin, iu dhashë Zlatanin. Jeni të mirëseardhur. Tregimi vazhdon…tani kthehem për të shikuar bejsboll”, shkori Ibra.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!