×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Iniesta rinovon edhe për dy vite me Vissel Kobe

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 10:09

    Fituesi i Kupës së Botës, Andres Iniesta ka rinovuar kontratën me Vissel Kobe edhe për dy vite.


    37-vjeçari që shënoi golin e fitores kur Spanja mposhti Holandën në Kupën e Botës, iu bashkua Vissel në vitin 2018 pas një karrierë të shkëlqyer te Barcelona, ku fitoi katër herë Ligën e Kampionëve dhe nëntë herë La Ligan, përcjellë lajmi.net.

    Spanjolli i ndihmoi Vissel të fitojnë trofeun e parë, pra kupën Emperor në vitin 2019, gjë që e kualifikoi klubin në Ligën e Kampionëve AFC për herë të parë në histori.

    Iniesta ka qenë i shkëlqyer te skuadra e Kobe, por një lëndim në gju, bëri që të mungoi për një kohë të gjatë.

    Ndërkohë, tani që është rikthyer ka vendosur që të vazhdojë të luajë deri në vitin 2023.

    Kobe momentalisht renditët në pozitën e pestë në tabelë, 18 pikë prapa liderit Kawasaki Frontale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!