×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Joshua urdhërohet të ndeshet me boksierin e njohur

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 8:49

    Anthony Joshua është urdhëruar zyrtarisht nga Organizata Botërore e Boskit për të mbrojtur titullin e tij WBO kundër sfiduesit të detyrueshëm Oleksandr Usyk.


    Boksieri britanik fitoi revanshin kundër Andy Ruiz Jr të shtunën e kaluar me vendim unanim të gjyqtarëve, duke rikuperuar rripat WBA, IBF dhe WBO që kishte humbur ndaj meksikanit në Nju Jork.

    Pas fitores së jashtëzakonshme që shënoi në Arabinë Saudite, presidenti i WBO ka deklaruar se Joshua duhet të ndeshet me boksierin nga Ukraina, Oleksandr Usyk brenda 180 ditëve nga fitorja e së shtunës.

    Joshua dhe Usyk kanë 30 ditë kohë për të negociuar marrëveshjen për përballjen e tyre.

    Ky meç, duhet të zhvillohet më së largu deri më 4 qershor të vitit 2020.

    Nëse Joshua nuk ndeshet me ukrainasin Usyk deri më 4 qershor, ai do të humbet rripin WBO.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!