×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Neymari ndëshkohet, pasi i ra shpullë pas qafës kundërshtarit

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 9:30

    Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar është pezulluar për dy ndeshje, për shkak të kartonit të kuq kundër Marseille.


    Por autoritetet e futbollit francez janë zotuar se do t’i hetojnë akuzat e bëra nga braziliani për racizëm.

    Neymari e akuzoi mbrojtësin e Marseille Gonzalez, për racizëm gjatë takimit tejet të tensionuar të dielën në Ligue 1, i cili u prish nga një përleshje në fushë që për rezultat i kishte 14 kartonë të verdhe dhe pesë të kuq, transmeton Gazeta Express.

    PSG-ja humbi 1:0 kundër Marseille, por ndeshja u prish nga skenat e shëmtuara në fund të takimit, pasi pesë futbollistë u përjashtuan me kartonë të kuq për shkak të përfshirjes në një përleshje në fushë.

    Neymari ishte i fundit që u përzë nga fusha për shkak se e qëlloi me shpullë pas qafe Gonzalezin.

    Gonzalez i ka mohuar akuzat e Neymarit për racizëm.

    Edhe katër lojtarët e tjerë që u përjashtuan me të kuq, u pezulluan. Mbrojtësi i PSG-së Layvin Kurzawa u pezullua për 6 ndeshje.

    Liga e Futbollit Profesionist (LFP), organi qeverisës i futbollit profesional francez, ka konfirmuar se do t’i hetojë akuzat e Neymarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!