×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Pasi shkelën rregullat, FIFA merr vendim për Manchester Cityn

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 19:13

    Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, ka dënuar Manchester Cityn për shkelje të rregullave për transferimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare.


    Manchester City është skuadra e radhës që gjobitet nga FIFA, për shkelje të rregullave në transferimin e lojtarëve të rinj.

    Për dallim nga skuadrat si Barcelona, Ateltico Madrid dhe së fundi Chelsea, Manchester City është dënuar vetëm me gjobë, duke iu lejuar transferimet.

    “Manchester City është dënuar me gjobë prej 370 mijë frangave për shkeljet që lidhen me transferimin dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare”, thuhet në njoftim.

    Me këtë, klubi ka shmangur ndalimin për realizimin e transferimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!