×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Superliga e Kosovës fillon sot, ndeshja e parë është ajo ndërmjet Trepçës ’89 dhe Arbërisë

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 14:17

    Tashmë është zyrtare. Superliga e Kosovës në futboll do të startojë sot me ndeshjen Trepça ’89 – Arbëria.


    Lajmi është konfirmuar nga krerët e FFK-së që kanë konfirmuar se e kanë marrë dritën jeshile nga Ministria e Shëndetësisë për fillimin e edicionit të ri.

    Ndeshja e parë e këtij edicioni do të luhet në Mitrovicë, shkruan Reporteri.net

    Trepça ’89 është nikoqire e Arbërisë me ndeshjen e cila do të gjykohet nga Alban Shala.

    Ky takim fillon nga ora 16:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!