×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Mourinho, trajner i Tottenhamit

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 8:09

    Tottenhami e ka konfirmuar emërimin e Jose Mourinhos në pozitën e trajnerit, pasi dje u konfirmua largimi i Mauricio Pochettinos nga kjo pozitë. Kontrata e Mourinhos me klubin londinez është e vlefshëm deri në vitin 2023.


    Lajmi për emërimin e Jose Mourinhos në këtë pozitë vjen vetëm pak orë pasi Mauricio Pochettino u shkarkua nga klubi, për shkak të formës së dobët të skuadrës në fillim të këtij sezoni.

    Mourinho ka qenë i papunësuar si trajner që nga dhjetori i vitit 2018, kur u shkarkua nga Manchester Unitedi. Tani, tre-herë fituesi i Premierligës është fati t’i kthehet botës së futbollit.

    Derisa Tottenhami pati një sezon të suksesshëm në Evropë edicionin e kaluar, forma e tij në ligë ka qenë tejet e dobët shumicën e vitit 2019.

    Që prej fitores 3:1 kundër Leicester City më 10 shkurt, Tottenhami i ka fituar vetëm gjashtë nga 24 ndeshjet e fundit në Premierligë.

    Momentalisht, Tottenhami renditet në pozitën e 14-të në Premierligë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!