{"id":1001555,"date":"2024-09-17T21:27:30","date_gmt":"2024-09-17T19:27:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1001555"},"modified":"2024-09-17T21:27:30","modified_gmt":"2024-09-17T19:27:30","slug":"akuza-per-trafikim-seksual-dhe-aktivitet-te-organizuar-kriminal-ndaj-kengetarit-sean-diddy-combs","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/showtime\/akuza-per-trafikim-seksual-dhe-aktivitet-te-organizuar-kriminal-ndaj-kengetarit-sean-diddy-combs\/","title":{"rendered":"Akuza p\u00ebr trafikim seksual dhe aktivitet t\u00eb organizuar kriminal ndaj k\u00ebng\u00ebtarit Sean \u201cDiddy\u201d Combs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sean \u201cDiddy\u201d Combs ishte n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb perandorie krimesh seksuale, duke abuzuar me grat\u00eb prej vitesh, duke i k\u00ebrc\u00ebnuar ato p\u00ebr t\u2019i mbajtur n\u00ebn kontroll dhe duke p\u00ebrdorur ndihmesat e tij p\u00ebr t\u2019i mbuluar k\u00ebto veprime, thuhet n\u00eb nj\u00eb padi t\u00eb b\u00ebr\u00eb publike t\u00eb mart\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p>Manjati i muzik\u00ebs \u201cu angazhua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe t\u00eb gjithanshme n\u00eb abuzimin e grave dhe t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb\u201d, duke p\u00ebrdorur nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe dhun\u00ebn seksuale, me q\u00ebllim \u201cp\u00ebrmbushjen e d\u00ebshirave t\u00eb tij seksuale, mbrojtjen e reputacionit t\u00eb tij dhe fshehjen e shkeljeve\u201d, thuhet n\u00eb akuz\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thuhet t\u2019i ket\u00eb detyruar grat\u00eb viktima dhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb aktivitete seksuale q\u00eb zgjasnin ndonj\u00ebher\u00eb edhe gjat\u00eb nj\u00eb dite t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Padia p\u00ebrmend edhe sulmin e tij ndaj ish-t\u00eb dashur\u00ebs, k\u00ebng\u00ebtares s\u00eb muzik\u00ebs R&amp;B, Cassie, q\u00eb u filmua nga kamerat.<\/p>\n<p>Combs u arrestua mbr\u00ebmjen e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs n\u00eb Manhatan, rreth gjasht\u00eb muaj pasi autoritetet federale b\u00ebn\u00eb nj\u00eb hetim p\u00ebr trafikim seksual, duke bastisur edhe rezidencat e tij luksoze n\u00eb Los Anxhelos dhe Majami. Ai pritej t\u00eb paraqitej pasditen e s\u00eb mart\u00ebs n\u00eb gjykat\u00eb, ku kishin mb\u00ebrritur p\u00ebr t\u00eb ndjekur procesin gjyq\u00ebsor edhe tre djemt\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt than\u00eb se do t\u00eb k\u00ebrkonin mbajtjen e tij n\u00eb burg deri n\u00eb zhvillimin e gjyqit. Avokati i tij, Marc Agnifilo, tha p\u00ebrpara nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebs t\u00eb mart\u00ebn se do t\u00eb luftonte q\u00eb ai t\u00eb lihej n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb dhe se Coms \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm dhe se do t\u00eb vet\u00ebdeklarohet i till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdjehet mir\u00eb dhe ka vet\u00ebbesim\u201d, tha avokati, i cili tha se Combs erdhi vullnetarisht n\u00eb Nju Jork \u201cp\u00ebr t\u2019u angazhuar me sistemin e gjykatave n\u00eb fillimin e \u00e7\u00ebshtjes\u201d.<\/p>\n<p>Akuza e cil\u00ebson Combs, themeluesin 54-vje\u00e7ar t\u00eb kompanis\u00eb Bad Boy Records, si drejtues t\u00eb nj\u00eb organizate kriminale q\u00eb angazhohej n\u00eb trafikim seksual, pun\u00eb t\u00eb detyrueshme, transport nd\u00ebrmjet shteteve t\u00eb ndryshme p\u00ebr q\u00ebllime prostitucioni, shkelje me drogat, pengmarrje, zjarrv\u00ebnie, dh\u00ebnie ryshfeti dhe pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai akuzohet se i godiste, i q\u00ebllonte me grusht dhe i t\u00ebrhiqte grat\u00eb zvarr\u00eb, se u hidhte objekte dhe i shkelmonte ato, dhe se detyronte ndihmesat e tij, personelin e siguris\u00eb dhe t\u00eb mir\u00ebmbajtjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb ta ndihmonin p\u00ebr t\u2019i mbajtur k\u00ebto veprime t\u00eb fshehta.<\/p>\n<p>\u201cProvat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb fuqishme\u201d, shprehen prokuror\u00ebt n\u00eb nj\u00eb dokument, ku k\u00ebrkojn\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb me burg. Ata thon\u00eb se kan\u00eb intervistuar mbi 50 viktima dhe d\u00ebshmitar\u00eb dhe se mendojn\u00eb se ky num\u00ebr do t\u00eb rritet.<\/p>\n<p>Combs dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij p\u00ebrdor\u00ebn \u201cfuqin\u00eb dhe prestigjin\u201d e tij p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb joshur grat\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb e rrethit t\u00eb tij, \u201cshpesh duke e shitur si nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie romantike\u201d, thuhet n\u00eb padi. Sipas akuz\u00ebs, ai n\u00eb vazhdim p\u00ebrdorte forc\u00ebn dhe k\u00ebrc\u00ebnimin p\u00ebr t\u2019i detyruar grat\u00eb t\u00eb angazhoheshin me meshkuj t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb realizuar skena seksuale q\u00eb Combs i planifikonte vet\u00eb dhe i drejtonte. Shpesh ai i filmonte k\u00ebto skena dhe ka krijuar dhjet\u00ebra video me to.<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb ai mund\u00ebsonte edhe udh\u00ebtimin e grave me avion dhe sigurohej p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb drogave dhe ushtrimit t\u00eb kontrollit mbi karrier\u00ebn e tyre, duke p\u00ebrdorur mb\u00ebshtetjen e tij financiare, frik\u00ebsimin dhe dhun\u00ebn, thuhet n\u00eb aktpadi.<\/p>\n<p>Aktivitetet e planifikuara mund t\u00eb vazhdonin edhe p\u00ebr disa dit\u00eb me radh\u00eb. Combs dhe viktimave u jepeshin shpesh serume p\u00ebr t\u2019u rim\u00ebk\u00ebmbur nga st\u00ebrmundimi dhe p\u00ebrdorimi i drogave, thuhet n\u00eb padi. Punonj\u00ebsit ndihmonin duke mund\u00ebsuar udh\u00ebtimin, rezervimin e dhomave t\u00eb hoteleve, duke b\u00ebr\u00eb furnizimin me drogat dhe vajin p\u00ebr trupin, duke planifikuar se kur do t\u00eb jepeshin serumet intravenoze dhe duke pastruar m\u00eb pas dhomat.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bastisjeve k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb rezidencat e\u00a0 Combs n\u00eb Majami dhe Los Anxhelos, zyrtar\u00ebt e agjencive t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit konfiskuan droga, video t\u00eb aktiviteteve, si dhe mbi nj\u00eb mij\u00eb shishe me vaj p\u00ebr trupin dhe lubrikant\u00eb, than\u00eb prokuror\u00ebt. Agjent\u00ebt konfiskuan arm\u00eb dhe municion, nd\u00ebr to tre automatik\u00eb AR-15 me numra serie t\u00eb fshir\u00eb \u2013 dy prej tyre t\u00eb \u00e7montuar n\u00eb disa pjes\u00eb, n\u00eb dollapin n\u00eb dhom\u00ebn e tij t\u00eb gjumit n\u00eb Majami.<\/p>\n<p>Aktpadia e paraqet Combs si nj\u00eb person t\u00eb dhunsh\u00ebm q\u00eb i shtr\u00ebngonte njer\u00ebzit nga gryka, i shtynte, i godiste dhe i shkelmonte viktimat e tij dhe ndonj\u00ebher\u00eb i t\u00ebrhiqte nga flok\u00ebt, duke iu shkaktuar l\u00ebndime p\u00ebr t\u00eb cilat duheshin shpesh dit\u00eb apo jav\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebroheshin. Punonj\u00ebsit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij ishin shpesh d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb tij dhe nuk i lejonin viktimat t\u00eb largoheshin, ose gjurmonin personat q\u00eb kishin arritur t\u00eb iknin, thuhet n\u00eb akuz\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa po rritej mund\u00ebsia e ngritjes s\u00eb akuzave penale, zoti Combs dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij u b\u00ebn\u00eb presion d\u00ebshmitar\u00ebve dhe viktimave q\u00eb t\u00eb mos flisnin, u ofruan atyre ryshfet dhe variante t\u00eb rreme t\u00eb ndodhive, thuhet n\u00eb padi.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt thon\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto ndodhnin t\u00eb fshehura pas fasad\u00ebs s\u00eb muzik\u00ebs s\u00eb zotit Combs t\u00eb njohur n\u00eb mbar\u00eb globin, stilit t\u00eb tij t\u00eb jetes\u00ebs dhe biznesit t\u00eb veshjeve.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Sean Combs ishte n\u00eb sheshin Times Square dhe iu dha \u00e7el\u00ebsi i qytetit t\u00eb Nju Jorkut. Sot, ai \u00ebsht\u00eb akuzuar dhe do t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb\u201d, tha prokurori Damian Williams gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr shtypin t\u00eb mart\u00ebn.<\/p>\n<p>Combs e riktheu \u00e7el\u00ebsin n\u00eb qershor, pasi iu k\u00ebrkua nga kryebashkiaku Eric Adams.<\/p>\n<p>Combs njihej si nj\u00eb nga figurat m\u00eb me influenc\u00eb n\u00eb muzik\u00ebn hip-hop, p\u00ebrpara se t\u00eb shfaqeshin akuza t\u00eb shumta gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor, k\u00ebng\u00ebtarja Cassie, emri i v\u00ebrtet\u00eb i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Casandra Ventura, b\u00ebri nj\u00eb padi ku e akuzoi p\u00ebr rrahje dhe p\u00ebrdhunim nd\u00ebr vite. Ajo akuzon se Combs e detyroi at\u00eb dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb b\u00ebnin marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale pa vullnetin e tyre dhe t\u00eb p\u00ebrdornin drog\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb padi u arrit n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje brenda nj\u00eb dite, por disa muaj m\u00eb von\u00eb kanali televiziv CNN transmetoi pamje t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb hotelit kur tregohej zoti Combs duke goditur me grushte dhe shkelma zonj\u00ebn Ventura dhe duke e rr\u00ebzuar at\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Pas transmetimit t\u00eb videos, Combs k\u00ebrkoi ndjes\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se \u201ci erdhi ndot nga veprimi q\u00eb b\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb padin\u00eb e prokuroris\u00eb p\u00ebrmendet edhe ky sulm, megjith\u00ebse nuk p\u00ebrmendet emri i zonj\u00ebs Ventura, dhe thuhet se zoti Combs u p\u00ebrpoq t\u2019i jap\u00eb rryshfet nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb hotelit q\u00eb t\u00eb mos fliste p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Douglas Wigdor, avokat i zonj\u00ebs Ventura, nuk pranoi t\u00eb komentoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00ebn.<\/p>\n<p>Combs dhe avokat\u00ebt e tij mohuan akuza t\u00eb ngjashme t\u00eb b\u00ebra nga t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb nj\u00eb seri padish.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua ka th\u00ebn\u00eb se Combs e p\u00ebrdhunoi dy dekada m\u00eb par\u00eb, kur ajo ishte 17 vje\u00e7e. Nj\u00eb producent muzike ngriti padi se zoti Combs e detyroi t\u00eb b\u00ebnte seks me prostituta. Nj\u00eb tjet\u00ebr grua, April Lampros, tha se Combs e detyroi t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e \u201cskenave tmerruese seksuale\u201d, duke filluar q\u00eb kur ajo ishte studente n\u00eb vitin 1994.<\/p>\n<p>Combs ka patur p\u00ebrballje me ligjin edhe m\u00eb par\u00eb. N\u00eb vitin 2001 p\u00ebr shembull, ai u shpall i pafajsh\u00ebm n\u00eb lidhje me t\u00eb sht\u00ebnat n\u00eb nj\u00eb klub nate n\u00eb Manhatan q\u00eb lan\u00eb t\u00eb plagosur tre persona.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sean \u201cDiddy\u201d Combs ishte n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb perandorie krimesh seksuale, duke abuzuar me grat\u00eb prej vitesh, duke i k\u00ebrc\u00ebnuar ato p\u00ebr t\u2019i mbajtur n\u00ebn kontroll dhe duke p\u00ebrdorur ndihmesat e tij p\u00ebr t\u2019i mbuluar k\u00ebto veprime, thuhet n\u00eb nj\u00eb padi t\u00eb b\u00ebr\u00eb publike t\u00eb mart\u00ebn. Manjati i muzik\u00ebs \u201cu angazhua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1001557,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[],"class_list":["post-1001555","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1001555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1001555"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1001555\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1001557"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1001555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1001555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1001555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}