{"id":1002379,"date":"2024-09-19T18:11:28","date_gmt":"2024-09-19T16:11:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1002379"},"modified":"2024-09-19T18:11:28","modified_gmt":"2024-09-19T16:11:28","slug":"ministri-i-mbrojtjes-i-malit-te-zi-ndalon-komunikimin-me-kreret-e-shtetit-pa-miratimin-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/ministri-i-mbrojtjes-i-malit-te-zi-ndalon-komunikimin-me-kreret-e-shtetit-pa-miratimin-e-tij\/","title":{"rendered":"Ministri i Mbrojtjes i Malit t\u00eb Zi ndalon komunikimin me krer\u00ebt e shtetit pa miratimin e tij"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ministri i Mbrojtjes i Malit t\u00eb Zi, Dragan Krapoviq, ka l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ndalimin e komunikimit t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes me zyrtar\u00ebt e kabinetit t\u00eb presidentit t\u00eb shtetit, Jakov Millatoviq, ata t\u00eb Qeveris\u00eb, Millojko Spajiqit dhe ata t\u00eb Kuvendit, Andrija Mandiq.<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Ndalohet komunikimi me kabinetet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Mbrojtjen dhe Sigurin\u00eb, si dhe me kabinetet e ministrave n\u00eb Qeveri, pa miratimin tim&#8221;, thuhet n\u00eb urdhrin e ministrit q\u00eb mban dat\u00ebn 10 shtator 2024.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Mbrojtjen dhe Sigurin\u00eb jan\u00eb presidenti i shtetit, kryetari i Kuvendit dhe kreu i Qeveris\u00eb. Ky organ komandon Ushtrin\u00eb e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Analisti politik, Boris Mariq, thot\u00eb se urdhri reflekton mosbesimin midis deg\u00ebve t\u00eb ndryshme t\u00eb pushtetit dhe sektorit t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse brenda vet\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore dhe n\u00eb lidhje me kabinetet e presidentit t\u00eb shtetit dhe kuvendit kemi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb sugjeron nevoj\u00ebn p\u00ebr filtrimin e informacionit, \u00e7far\u00eb at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb presin mediat dhe shoq\u00ebria civile\u201d, thot\u00eb Mariq p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/krapoviq-ndalon-komunikimin-me-kreret-e-shtetit-pa-miratimin-e-tij-\/33126305.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb (REL)<\/a>.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr ish-ministrin e Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, veprimi i Krapoviqit \u00ebsht\u00eb tregues i mosbesimit &#8220;mes aktor\u00ebve ky\u00e7 t\u00eb pushtetit aktual&#8221;.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr arsyet dhe n\u00ebse l\u00ebshimi i k\u00ebtij urdhri tregon mosbesim n\u00eb majat e pushtetit, ministri Krapoviq nuk ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb me k\u00eb n\u00eb pushtetin malazias?<\/strong><\/p>\n<p>Krapoviq \u00ebsht\u00eb funksionar i demokrat\u00ebve, partis\u00eb s\u00eb shumic\u00ebs fituese q\u00eb rr\u00ebzoi pushtetin tridhjet\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Socialist\u00ebve t\u00eb Millo Gjukanoviqit n\u00eb zgjedhjet e gushtit t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb Qeveri jan\u00eb q\u00eb nga tetori i vitit t\u00eb kaluar me L\u00ebvizjen Evropa Tani, t\u00eb kryeministrit Millojko Spajiq, Frontin Demokratik pro-rus t\u00eb Andrija Mandiqit dhe partit\u00eb minoritare, duke siguruar shumic\u00ebn edhe n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i vitit, kryeministri Spajiq dhe kreu i shtetit, Millatoviq, jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb ashp\u00ebr politik, megjith\u00ebse dy vjet m\u00eb par\u00eb themeluan s\u00eb bashku L\u00ebvizjen Evropa Tani.<\/p>\n<p>Ndryshimi i tyre ka \u00e7uar n\u00eb aleanca t\u00eb reja politike.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Podgoric\u00eb m\u00eb 29 shtator, n\u00eb koalicion po garojn\u00eb L\u00ebvizja Evropa Tani e Spajiqit dhe Demokrat\u00ebt e Krapoviqit, nd\u00ebrsa fraksioni i Millatoviqit nga L\u00ebvizja Evropa Tani \u00ebsht\u00eb bashkuar me l\u00ebvizjen qytetare URA t\u00eb ish-kryeministrit Dritan Abazoviq.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e Frontit Demokratik po garojn\u00eb me disa parti t\u00eb vogla proruse.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrmban urdhri i ministrit t\u00eb Mbrojtjes?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb urdhrin e Krapoviqit, me t\u00eb cilin ndalohet komunikimi pa miratimin e tij me ministrit\u00eb dhe t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb kabinetet e Millatoviqit, Mandiqit dhe Spajiqit, thuhet gjithashtu se mosrespektimi i urdhrit \u00ebsht\u00eb subjekt i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb disiplinore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr zbatimin e urdhrit jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi, drejtor\u00ebt e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb drejtorive dhe shefat e nj\u00ebsive organizative\u201d, ka shkruar Krapoviq.<\/p>\n<p>Ai, gjithashtu, n\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Mbrojtjen k\u00ebrkoi shkarkimin e shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, gjeneral brigade Zoran Llazareviq, p\u00ebr shkak t\u00eb, si\u00e7 ka theksuar, &#8220;nevoj\u00ebs p\u00ebr ristrukturimin e kuadrit&#8221;.<\/p>\n<p>Llazareviq \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb q\u00eb nga qershori i vitit 2022.<\/p>\n<p>Shkarkimit, megjithat\u00eb, iu kund\u00ebrvu Millatoviqi, nd\u00ebrsa propozimin e Krapoviqit e mb\u00ebshtet\u00ebn Mandiq dhe Spajiq.<\/p>\n<p>Shkarkimi nuk ndodhi, pasi an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit p\u00ebr Mbrojtjen marrin vendime me konsensus.<\/p>\n<p>Krapoviq, m\u00eb 18 shtator, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb letre i k\u00ebrkoi Millatoviqit q\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb sa m\u00eb shpejt nj\u00eb mbledhje t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Mbrojtjen, p\u00ebr t\u00eb shkarkuar gjeneralin Llazareviq dhe p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar nj\u00eb shef t\u00eb ri t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb theksuar n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Ish-ministri i Mbrojtjes, Boshkoviq, thot\u00eb se Krapoviqi, kur mori vendimin p\u00ebr ndalimin e komunikimit, u mb\u00ebshtet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Administrat\u00ebn Shtet\u00ebrore, sipas t\u00eb cilit ministri mund t\u00eb &#8220;urdh\u00ebroj\u00eb ose ndaloj\u00eb veprimet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb caktuar q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrgjithshme&#8221;.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebshtir\u00eb se ndalimi i komunikimit mund t\u00eb jet\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb p\u00ebrgjithshme, p\u00ebrkundrazi\u201d, thot\u00eb p\u00ebr REL-in Predrag Boshkoviq, i cili ishte minist\u00ebr i Mbrojtjes n\u00eb Qeverin\u00eb e fundit t\u00eb DPS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai konsideron se veprimi i Krapoviqit d\u00ebshmon p\u00ebr rr\u00ebnimin e institucioneve dhe pasqyron gjendjen n\u00eb shumic\u00ebn aktuale politike:<\/p>\n<p>\u201cKjo armiq\u00ebsi e nd\u00ebrsjell\u00eb, q\u00eb para s\u00eb gjithash \u00ebsht\u00eb shprehje e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr kontroll t\u00eb plot\u00eb partiak t\u00eb sektor\u00ebve q\u00eb drejtojn\u00eb, \u00e7on n\u00eb rrezikimin e interesave komb\u00ebtare t\u00eb shtetit q\u00eb drejtojn\u00eb, duke shkat\u00ebrruar plot\u00ebsisht institucionet q\u00eb drejtojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Boshkoviq thekson se veprimet e shumic\u00ebs aktuale politike jan\u00eb shembull i \u201cpopulizmit t\u00eb lidhur me padijen dhe mosbesimin\u201d dhe se \u201cincidenti i fundit i ministrit t\u00eb Mbrojtjes flet p\u00ebr kapacitetin e tij demokratik dhe t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPor, sot, n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00e7do gj\u00eb kalon. Ka pak media kritike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u2019i th\u00ebrrasin mbajt\u00ebsit e funksioneve m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike\u201d, p\u00ebrfundon Boshkoviq.<\/p>\n<p><strong>Mariq: Urdhrat jan\u00eb shenj\u00eb dob\u00ebsie<\/strong><\/p>\n<p>Ish-sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Qeveris\u00eb, Boris Mariq, thot\u00eb se urdhrat si m\u00ebnyr\u00eb komunikimi zyrtar zakonisht shmangen pasi tregojn\u00eb dob\u00ebsin\u00eb e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore:<\/p>\n<p>\u201cDhe, jo vet\u00ebm t\u00eb saj. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shkuar nj\u00eb hap m\u00eb tej sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kabinetet e presidentit t\u00eb shtetit, Kuvendit dhe Qeveris\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Qeveris\u00eb q\u00eb jan\u00eb ministra, p\u00ebr kabinetet e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Mariq thot\u00eb se urdhri ka kuptim n\u00ebse dyshohet se dikush shp\u00ebrndan informacion dhe p\u00ebrtej deklarat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar p\u00ebr ruajtjen e fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave:<\/p>\n<p>\u201cPor, sa i p\u00ebrket an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Mbrojtjen, kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u2018n\u00eb loj\u00eb\u2019, pasi ata kan\u00eb qasje n\u00eb t\u00eb gjitha aktet dhe informacionet sekrete\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, ndalimi d\u00ebrgon nj\u00eb mesazh se ekziston nj\u00eb problem besimi n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien nd\u00ebrmjet pjes\u00ebs ushtarake dhe civile.<\/p>\n<p>Mariq thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht problematike q\u00eb ministri n\u00eb urdh\u00ebr ka p\u00ebrcaktuar drejtuesit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zbatimin e tij, edhe pse nuk i ka p\u00ebrmendur emrat.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb problematike q\u00eb n\u00eb t\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs, por shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, drejtor\u00ebt e drejtorive dhe shefat. Ata pastaj, n\u00eb kuptimin e hierarkis\u00eb, duhet t\u00eb shtyjn\u00eb m\u00eb posht\u00eb\u201d, shpjegon ai.<\/p>\n<p>Pa mohuar q\u00eb n\u00eb resorin e Krapoviqit ekzistojn\u00eb informacione q\u00eb nuk mund t\u00eb ndahen, Mariq thot\u00eb se kjo nuk rregullohet me urdh\u00ebr, por ekzistojn\u00eb procedura ligjore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Krahasimi i Qeveris\u00eb s\u00eb re dhe asaj t\u00eb vjet\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>Mariq konstaton se Mali i Zi, edhe pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh nga rr\u00ebzimi i Qeveris\u00eb s\u00eb DPS-s\u00eb, ende ka problem me mekanizmat demokratik\u00eb dhe sidomos me transparenc\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cBurimi i tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb karakterin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e qeverisjes s\u00eb DPS-s\u00eb q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase, e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe fatkeqe edhe subjektet e sotme politike\u201d, vler\u00ebson ai.<\/p>\n<p>Mariq thot\u00eb se ajo parti kishte m\u00eb pak nevoj\u00eb p\u00ebr akte t\u00eb tilla:<\/p>\n<p>\u201cNuk ka dyshim se edhe atje kishte luft\u00ebra t\u00eb forta, ndoshta edhe m\u00eb t\u00eb forta partiake sesa ato q\u00eb kemi tani n\u00eb sken\u00ebn politike, por ata i zgjidhnin ato n\u00eb hierarkin\u00eb partiake dhe disa rregulla t\u00eb pashkruara. Kjo, sigurisht, nuk kontribuoi n\u00eb zhvillimin e demokracis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga rr\u00ebzimi i pushtetit t\u00eb DPS-s\u00eb, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2020, deri m\u00eb sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb nd\u00ebrruar tri qeveri dhe dy p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Parlamentit.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrruar edhe t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e kompanive shtet\u00ebrore dhe institucioneve publike.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Mbrojtjes i Malit t\u00eb Zi, Dragan Krapoviq, ka l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ndalimin e komunikimit t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes me zyrtar\u00ebt e kabinetit t\u00eb presidentit t\u00eb shtetit, Jakov Millatoviq, ata t\u00eb Qeveris\u00eb, Millojko Spajiqit dhe ata t\u00eb Kuvendit, Andrija Mandiq. &#8220;Ndalohet komunikimi me kabinetet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1002380,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1002379","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1002379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1002379"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1002379\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1002380"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1002379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1002379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1002379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}