{"id":1005437,"date":"2024-09-27T20:51:36","date_gmt":"2024-09-27T18:51:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1005437"},"modified":"2024-09-27T20:51:36","modified_gmt":"2024-09-27T18:51:36","slug":"reagime-pas-ndarjes-se-shqiperise-dhe-maqedonise-se-veriut-ne-procesin-e-integrimit-evropian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/reagime-pas-ndarjes-se-shqiperise-dhe-maqedonise-se-veriut-ne-procesin-e-integrimit-evropian\/","title":{"rendered":"Reagime pas ndarjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb procesin e integrimit evropian"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ndarja e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nga Shqip\u00ebria n\u00eb procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka nxitur mjaft reagime n\u00eb Shkup. Opozita akuzon pushtetin p\u00ebr politikat q\u00eb ajo thot\u00eb se shkaktuan ngecje dhe p\u00ebr munges\u00eb vullneti p\u00ebr ta \u00e7uar vendin drejt familjes evropiane.<\/strong><\/p>\n<p>Lidhja Social Demokrate thot\u00eb se fajin o\u00ebr k\u00ebt\u00eb e ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb VMRO-DPMNE-ja dhe Kryeministri Hristijan Mickovski. Ajo e quan nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb diplomatik t\u00eb Mickovski.<\/p>\n<p>\u201cSot n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb dit\u00eb g\u00ebzimi, shprese dhe mund\u00ebsish t\u00eb reja p\u00ebr qytetar\u00ebt maqedonas, ne flasim p\u00ebr destabilizim, izolime dhe \u00e7\u00ebshtje etnike\u201d, thot\u00eb LSDM, duke shtuar se \u201cme an\u00eb t\u00eb nxitjes s\u00eb nacionalizimit dhe g\u00ebnjeshtrave, po vendosin direkt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e bisedimeve me BE-n\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMickovski dhe VMRO-DPMNE-ja jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr faktin q\u00eb Maqedonia nuk ka m\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb evropiane\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb komunikat\u00eb t\u00eb Social-demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Edhe Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim reagoi t\u00eb premten p\u00ebrmes nj\u00eb komunikate n\u00eb media duke akuzuar qeverin\u00eb n\u00eb Shkup p\u00ebr politikat e gabuara q\u00eb \u201cpo na e rr\u00ebmbejn\u00eb t\u00eb ardhmen evropiane\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb k\u00ebsaj qeverie p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur reformat kushtetuese, Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb sot e ndar\u00eb nga Shqip\u00ebria n\u00eb udh\u00ebtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Ky vendim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e nj\u00eb d\u00ebshtimi politik, por mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut q\u00eb e ka par\u00eb Evrop\u00ebn jo vet\u00ebm si nj\u00eb q\u00ebllim politik, por si nj\u00eb aspirat\u00eb e thell\u00eb shoq\u00ebrore dhe kulturore&#8221;, thuhet n\u00eb reagimin e partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare shqiptare.<\/p>\n<p>BDI-ja akuzoi qeverin\u00eb se \u00e7do vones\u00eb n\u00eb reformat kushtetuese \u00ebsht\u00eb &#8220;nj\u00eb hap m\u00eb larg nga familja evropiane dhe nj\u00eb hap m\u00eb pran\u00eb izolimit, ndarjes dhe ngecjes n\u00eb vend\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri Mickovski tha gjat\u00eb nj\u00eb konference shtypi me kryeministrin hungarez se shikon vet\u00ebm dy pal\u00eb q\u00eb i jan\u00eb g\u00ebzuar vendimit t\u00eb djesh\u00ebm t\u00eb Brukselit: \u201cSofja, nj\u00eb dhe opozita n\u00eb Shkup, dy\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Kryeministri hungarez Victor Orban, i cili q\u00ebndroi p\u00ebr vizit\u00eb dydit\u00ebshe n\u00eb Oh\u00ebr, tha se nuk ishte e drejt\u00eb ndarja e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nga Shqip\u00ebria n\u00eb rrug\u00ebn evropiane. Ai theksoi mb\u00ebshtetjen e fuqishme p\u00ebr Shkupin drejt integrimit n\u00eb BE, teksa paralajm\u00ebroi nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar n\u00eb mosmarr\u00ebveshjen e k\u00ebtij vendi me Bullgarin\u00eb fqinje. Orban shikohet si p\u00ebrkrah\u00ebs i politikave t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb. Vendi i tij strehoi ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski i d\u00ebnuar n\u00eb Shkup p\u00ebr disa vepra penale q\u00eb lidhen me korrupsionin dhe shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Orban hodhi posht\u00eb dyshimet e opozit\u00ebs maqedonase p\u00ebr nj\u00eb hua prej 500 milon\u00eb eurosh q\u00eb vendi i tij do t\u2019i jap\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut me kushte t\u00eb favorshme, p\u00ebr \u00e7ka Lidhja Social Demokrate thot\u00eb se jan\u00eb para kineze. \u201cNe nuk mund t\u00eb japim para t\u00eb huaja\u201d, tha kryeministri hungarez, vendi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb kryesues aktual me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Analist\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se ky ishte nj\u00eb shans i mir\u00eb p\u00ebr fillimin e bisedimeve t\u00eb Shkupit me BE-n\u00eb. Xhelal Neziri thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se Maqedonia e Veriut ka l\u00ebshuar shansin q\u00eb t\u00eb integrohet n\u00eb BE me grupin e par\u00eb t\u00eb vendeve q\u00eb jan\u00eb Mali i Zi, Shqip\u00ebra dhe Serbia. Ai thot\u00eb se vala e radh\u00ebs e zgjerimit pa Maqedonin\u00eb e Veriut do t\u00eb shtoj\u00eb frustrimet, sidomos te shqiptar\u00ebt etnik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sipas tij, ndjehen viktima t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve q\u00eb vendi i ka me fqinj\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKjo ndarje do t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb zbatimin e reformave n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Qeveria nuk do t\u00eb ket\u00eb vullnet t&#8217;i zbatoj\u00eb ato dhe me k\u00ebt\u00eb do t\u00eb ngadal\u00ebsoj\u00eb zhvillimin ekonomik. \u00cbsht\u00eb moment q\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb pasoja n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet\u201d, thot\u00eb analisti, nd\u00ebrsa ndarjen e Shqip\u00ebris\u00eb nga Maqedonia e Veriut e shikon si sh\u00ebnim t\u00eb nj\u00eb momenti kthese n\u00eb integrimin e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Bashkimin Evropian. \u201cMaqedonia e Veriut mbetet n\u00eb grupin problematik bashk\u00eb me Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebn dhe Kosov\u00ebn. Grupi i par\u00eb pritet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e BE-s\u00eb n\u00eb vitin 2030, kurse grupi i dyt\u00eb ka nj\u00eb perspektiv\u00eb evropiane v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikueshme\u201d, vler\u00ebson Neziri.<\/p>\n<p>Nenad Markovi\u00e7 thot\u00eb se n\u00ebse injorimi i mosmarr\u00ebveshjeve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me Sofjen, nuk \u00e7on askund, por se vet\u00ebm thellohet konflikti.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse injorohet problemi ai me siguri do t\u00eb p\u00ebrhapet m\u00eb tej, do t\u00eb rritet edhe m\u00eb shum\u00eb, ashtu si\u00e7 ishte rasti me Greqin\u00eb ku u pa se koha nuk shkon n\u00eb favor tonin\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Markovi\u00e7 shton se fillimi i bisedimeve nga ana e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk duhet par\u00eb me sy negativ.<\/p>\n<p>\u201cFqinj\u00ebve duhet t\u2019u urojm\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe t\u00eb na t\u00ebrheqin edhe ne me vete\u201d, shprehet ai, nd\u00ebrsa thekson se elitat politike n\u00eb vend nuk duan t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb pe para Sofjes, \u201cpor rrug\u00ebn e kemi t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb korniz\u00ebn e bisedimeve dhe kjo nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb\u201d, thot\u00eb Nenad Markovi\u00e7, profesor universiteti.<\/p>\n<p>BE-ja kishte futur Shkupin dhe Tiran\u00ebn n\u00eb nj\u00eb grup p\u00ebr t\u00eb ecur bashk\u00eb drejt integrimit, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb afat Shkupit q\u00eb t\u00eb miratonte ndryshimet kushtetuese p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb pakic\u00ebn bullgare, q\u00eb paraqisnin kusht p\u00ebr bisedimet e m\u00ebtejme m\u00eb Bllokun. Por pushteti i ri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nuk shprehet i gatsh\u00ebm p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebtij kushti kryesor.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr shtetet e para t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb mori statusin \u201cvend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim\u201d n\u00eb BE, q\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2005, por politikat e qeverive n\u00eb Shkup q\u00eb jan\u00eb kritikuar si t\u00eb gabuara, problemet e brendshme dhe vetot e vendeve fqinje an\u00ebtare n\u00eb Bllok e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb rrug\u00ebn e mundimshme dhe t\u00eb st\u00ebrzgjatur drejt Brukselit.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndarja e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nga Shqip\u00ebria n\u00eb procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka nxitur mjaft reagime n\u00eb Shkup. Opozita akuzon pushtetin p\u00ebr politikat q\u00eb ajo thot\u00eb se shkaktuan ngecje dhe p\u00ebr munges\u00eb vullneti p\u00ebr ta \u00e7uar vendin drejt familjes evropiane. Lidhja Social Demokrate thot\u00eb se fajin o\u00ebr k\u00ebt\u00eb e ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":830696,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1005437","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1005437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1005437"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1005437\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/830696"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1005437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1005437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1005437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}