{"id":1009285,"date":"2024-10-08T12:45:34","date_gmt":"2024-10-08T10:45:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1009285"},"modified":"2024-10-08T12:46:35","modified_gmt":"2024-10-08T10:46:35","slug":"kurti-jemi-qeveria-e-pare-ne-kosoven-e-pasluftes-ku-ska-pasur-asnje-proteste-me-parullen-duam-pune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/kurti-jemi-qeveria-e-pare-ne-kosoven-e-pasluftes-ku-ska-pasur-asnje-proteste-me-parullen-duam-pune\/","title":{"rendered":"Kurti: Jemi qeveria e par\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, ku s&#8217;ka pasur asnj\u00eb protest\u00eb me parull\u00ebn &#8220;Duam Pun\u00eb&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, mori pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar p\u00ebr Ekonomi dhe Investime, ku u diskutua rreth \u00e7\u00ebshtjeve ky\u00e7e q\u00eb lidhen me prioritetet ekonomike dhe reformat p\u00ebr zhvillimin e progresin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb vendit. Ai trajtoi disa nga hapat q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs po nd\u00ebrmerr p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar klim\u00ebn e biznesit dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur investimet e huaja, si dhe zhvillimin e brendsh\u00ebm.<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Kurti potencoi se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb destinacion t\u00ebrheq\u00ebs dhe i favorsh\u00ebm p\u00ebr investime dhe se me nj\u00eb popullsi t\u00eb re dhe dinamike, vendi yn\u00eb ka potencial t\u00eb madh p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr rajonale p\u00ebr investime dhe transfer t\u00eb proceseve t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, listoi disa nga faktor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb potencial e q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb: stabilitetin institucional t\u00eb vendit ton\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i shoq\u00ebruar me fuqizimin e demokracis\u00eb dhe sundimin e ligjit; af\u00ebrsia me tregjet e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore q\u00eb ofron mund\u00ebsi p\u00ebr tregti dhe investime; rritja ekonomike mesatare prej 6.2% gjat\u00eb k\u00ebtyre dy viteve t\u00eb fundit, e cila tregon nj\u00eb trend pozitiv n\u00eb zhvillimin ekonomik; zhvillimi i projekteve infrastrukturore n\u00eb sektor\u00ebt e transportit, mjedisit dhe energjis\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme; zhvillimi i hovsh\u00ebm i grupeve sektoriale si sh\u00ebrbimet e mund\u00ebsuara nga teknologjia informative, prodhimi, bujq\u00ebsia dhe p\u00ebrpunimi i ushqimit t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb motor\u00eb t\u00eb rritjes ekonomike; dhe rinia e madhe, e cila, e kombinuar me ekspertiz\u00ebn, shum\u00ebgjuh\u00ebsin\u00eb e saj edhe vullnetin e mir\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs son\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb element t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e vendit.<\/p>\n<p>Kryeministri foli edhe rreth fuqis\u00eb son\u00eb pun\u00ebtore dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb arsimit dhe trajnimit profesional n\u00eb p\u00ebrputhje edhe me nevojat e sektorit privat.<\/p>\n<p>\u201cTash q\u00eb po flasim, jan\u00eb 23 shkolla n\u00eb 14 komuna anemban\u00eb Kosov\u00ebs, me 12 profile, gjithsej rreth 1600 nx\u00ebn\u00ebs dhe jemi qeveria e par\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, ku nuk ka pasur asnj\u00eb protest\u00eb t\u00eb vetme, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn figuron parulla: \u201cDuam pun\u00eb\u201d. Duam paga m\u00eb t\u00eb larta, sigurisht, kushte m\u00eb t\u00eb dinjitetshme t\u00eb pun\u00ebs, padyshim, por \u201cduam pun\u00eb\u201d nuk ka m\u00eb parulla dhe kjo, besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e 75 mij\u00eb vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb 425 mij\u00eb nga 350 mij\u00eb sa ishin n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2021.\u201d u shpreh kryeministri.<\/p>\n<p>Ai shtoi se konkurrenca fer nga sektori privat n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe p\u00ebrmir\u00ebsimet e duhura dhe me koh\u00eb nga institucionet publike n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, jan\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb mjedisit t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes dhe t\u00eb nxitjes s\u00eb zhvillimit t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb ekonomik.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryeministri k\u00ebrkoi q\u00eb dialogu i sot\u00ebm t\u00eb fokusohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e investimeve dhe t\u00eb eksportit dhe se p\u00ebrmes politikave t\u00eb mira ne mund t\u00eb parandalojm\u00eb sfidat, sepse mund t\u2019i parashikojm\u00eb ato, dhe t\u00eb sigurojm\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme. \u201cQ\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog, un\u00eb besoj se duhet ta konfirmojm\u00eb q\u00ebllimin e qart\u00eb, e kjo \u00ebsht\u00eb: ta b\u00ebjm\u00eb Kosov\u00ebn nj\u00eb vend ku bizneset lul\u00ebzojn\u00eb dhe qytetar\u00ebt jetojn\u00eb mir\u00eb, gjithnj\u00eb e m\u00eb mir\u00eb.\u201d p\u00ebrfundoi kryeministri.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e kryeministrit Kurti:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar z\u00ebvend\u00ebskryeministra t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi dhe Donika G\u00ebrvalla Schwarz,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar ministra t\u00eb Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb e Tregtis\u00eb dhe t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, Rozeta Hajdari dhe Faton Peci,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar z\u00ebvend\u00ebsministra,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar staf i Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar p\u00ebr Ekonomi dhe Investime,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb misioneve diplomatike n\u00eb Kosov\u00eb,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoqatave t\u00eb biznesit,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb,<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/p>\n<p>Sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar p\u00ebr Ekonomi dhe Investime, d\u00ebshiroj t\u00eb ndaj disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb besoj se jan\u00eb ky\u00e7e e q\u00eb lidhen me prioritetet ekonomike dhe reformat t\u00eb cilat Qeveria e Kosov\u00ebs po i nd\u00ebrmerr p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar klim\u00ebn e biznesit dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur investimet e huaja si dhe zhvillimin e brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb destinacion t\u00ebrheq\u00ebs dhe i favorsh\u00ebm p\u00ebr investime. Me nj\u00eb popullsi t\u00eb re dhe dinamike, vendi yn\u00eb ka potencial t\u00eb madh p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr rajonale p\u00ebr investime dhe transfer t\u00eb proceseve t\u00eb biznesit, apo si\u00e7 thuhet shpesh n\u00eb anglisht \u201cBusiness Process Outsourcing\u201d. Disa nga faktor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb potencial, p\u00ebrfshijn\u00eb stabilitetin institucional t\u00eb vendit ton\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i shoq\u00ebruar me fuqizimin e demokracis\u00eb dhe me sundimin e ligjit. Pastaj, af\u00ebrsia me tregjet e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore q\u00eb ofron mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr tregti dhe investime. Mandej rritja ekonomike mesatare prej 6.2% gjat\u00eb k\u00ebtyre dy viteve t\u00eb fundit e cila tregon nj\u00eb trend pozitiv n\u00eb zhvillimin ekonomik. Pastaj \u00ebsht\u00eb zhvillimi i projekteve infrastrukturore n\u00eb sektor\u00ebt e transportit, mjedisit dhe t\u00eb energjis\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme. Zhvillimi i hovsh\u00ebm i grupeve sektoriale si sh\u00ebrbimet e mund\u00ebsuara nga teknologjia informative, prodhimi, bujq\u00ebsia, p\u00ebrpunimi i ushqimit, pra industria e leht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb gjithsesi motor\u00eb t\u00eb rritjes ekonomike. Dhe rinia e madhe e cila \u00ebsht\u00eb e kombinuar me ekspertiz\u00ebn, shum\u00ebgjuh\u00ebsin\u00eb e saj edhe vullnetin e mir\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs son\u00eb, padyshim q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn element t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr baz\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebr zhvillim t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Investitor\u00ebt, si\u00e7 e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, k\u00ebrkojn\u00eb parashikueshm\u00ebri, konsistenc\u00eb dhe shpejt\u00ebsi n\u00eb sh\u00ebrbime, me sa m\u00eb pak burokraci q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, tash si ekzekutiv jemi qeveria e par\u00eb e cila do ta p\u00ebrfundoj\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb, nj\u00eb tregues i qart\u00eb i stabilitetit institucional dhe politik por edhe i besimit q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar n\u00eb proceset tona demokratike e zhvillimore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr q\u00eb dua t\u00eb theksoj \u00ebsht\u00eb politika e \u201cfriendly-shoring\u201d, nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb po konsiderohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga prodhues t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u rialokuar n\u00eb rajonin ton\u00eb, sa m\u00eb larg prej zonave t\u00eb ndryshme t\u00eb konflikteve apo t\u00eb tensioneve, dhe padyshim q\u00eb kjo ofron mund\u00ebsi t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga tendencat globale t\u00eb zhvillimit, ku p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb interesat nuk shihen t\u00eb ndara prej vlerave dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kemi rikthim t\u00eb planifikimeve m\u00eb afatgjate sesa q\u00eb ishte rasti n\u00eb vitet e shkuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr thelb\u00ebsore e k\u00ebtij ekuacioni \u00ebsht\u00eb edhe fuqia jon\u00eb pun\u00ebtore. Duke e p\u00ebrmir\u00ebsuar arsimin dhe trajnimin profesional n\u00eb p\u00ebrputhje me nevojat e sektorit privat, ne po nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb ndritur p\u00ebr qytetar\u00ebt tan\u00eb. Duam q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur dhe konkurrues, k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bizneset tona t\u00eb gjejn\u00eb talentin e nevojsh\u00ebm brenda vendit.<\/p>\n<p>Tash q\u00eb po flasim, jan\u00eb 23 shkolla n\u00eb 14 komuna anemban\u00eb Kosov\u00ebs, me 12 profile, gjithsej rreth 1600 nx\u00ebn\u00ebs dhe jemi qeveria e par\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, ku nuk ka pasur asnj\u00eb protest\u00eb t\u00eb vetme, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn figuron parulla: \u201cDuam pun\u00eb\u201d. Duam paga m\u00eb t\u00eb larta, sigurisht, kushte m\u00eb t\u00eb dinjitetshme t\u00eb pun\u00ebs, padyshim, por \u201cduam pun\u00eb\u201d nuk ka m\u00eb parulla dhe kjo, besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e 75 mij\u00eb vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb 425 mij\u00eb nga 350 mij\u00eb sa ishin n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2021.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga arritjet m\u00eb relevante p\u00ebr sot \u00ebsht\u00eb krijimi i k\u00ebsaj platforme dialogu, q\u00eb na ka mbledhur. Ky format i ri ka p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb thelloj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit mes sektorit publik dhe atij privat. Asnj\u00ebri nuk jemi t\u00eb vet\u00ebmjaftuesh\u00ebm, por besoj q\u00eb n\u00ebse jo gjith\u00e7ka, shum\u00eb\u00e7ka b\u00ebjm\u00eb ve\u00e7se bashk\u00eb. P\u00ebrmes k\u00ebtij dialogu, identifikohen mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb avancuar sektorin privat, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investime t\u00eb huaja direkte, p\u00ebr t\u00eb rritur eksportet dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar konkurrenc\u00ebn e bizneseve tona.<\/p>\n<p>Kjo platform\u00eb u ofron aktor\u00ebve t\u00eb sektorit privat mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb identifikojn\u00eb sfidat dhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb i hasin. \u00c7far\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, brenda k\u00ebsaj metodologjie pune, \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vler\u00ebsohen dhe t\u00eb validohen nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse publike. M\u00eb pas, institucionet publike p\u00ebrcaktojn\u00eb proceset dhe metodologjin\u00eb e zgjidhjes s\u00eb atyre \u00e7\u00ebshtjeve, duke p\u00ebrfshir\u00eb fazat e nevojshme dhe afatet kohore p\u00ebr secil\u00ebn etap\u00eb. Kjo i mund\u00ebson Sekretariatit q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb mbik\u00ebqyrje t\u00eb drejt\u00eb, e p\u00ebrfundimisht, presim nga Sekretariati q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e intervenimeve dhe p\u00ebrmir\u00ebsimeve eventuale nga sektori publik, p\u00ebrmes indikator\u00ebve t\u00eb rezultateve dhe t\u00eb ndikimit tek qytetar\u00ebt e tek bizneset.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb qasje t\u00eb strukturuar dhe t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuar, mund t\u00eb garantojm\u00eb q\u00eb \u00e7do problem i identifikuar do t\u00eb trajtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive dhe me koh\u00eb. Kjo k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb pra, midis sektorit publik edhe privat, duke siguruar q\u00eb \u00e7do institucion publik t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zgjidhjen e sfidave q\u00eb sektori privat i paraqet dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>Konkurrenca fer nga sektori privat n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe p\u00ebrmir\u00ebsimet e duhura dhe me koh\u00eb nga institucionet publike n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr \u2013 jan\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb mjedisit t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes dhe t\u00eb nxitjes s\u00eb zhvillimit t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb ekonomik. E ftoj Sekretariatin q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur k\u00ebta dy hapa p\u00ebr mbledhjen e ardhshme t\u00eb k\u00ebtij K\u00ebshilli, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkesat dhe pritjet e sektorit privat dhe p\u00ebr veprimet e mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb mund t\u2019i ofroj\u00eb sektori publik.<\/p>\n<p>Kur i bashkojm\u00eb idet\u00eb tona dhe ndajm\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit, padyshim q\u00eb edhe rezultatet shtohen, rriten. Sepse, n\u00eb fund, kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb sektorit privat, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrfundimisht me jetes\u00ebn dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve tan\u00eb. Dhe un\u00eb e di q\u00eb nuk ka nd\u00ebrmarrje private e cila nuk i g\u00ebzohet, g\u00ebzimit t\u00eb qytetar\u00ebve, e cila nuk e mir\u00ebpret rritjen e mir\u00ebqenies tek qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kur dikush tenton ta vler\u00ebsoj\u00eb bashk\u00ebpunimin ton\u00eb si t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb apo largqoft\u00eb t\u00eb pamundur, ne ia kujtojm\u00eb q\u00eb \u00e7do mision fillon me nj\u00eb diskutim t\u00eb gjat\u00eb, me bashk\u00ebpunim t\u00eb sinqert\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb. Andaj, ju ftoj q\u00eb le t\u00eb shpenzojm\u00eb mbase m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb se zakonisht n\u00eb diskutim e planifikim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shpenzojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak koh\u00eb sesa zakonisht n\u00eb ekzekutim, n\u00eb p\u00ebrmbarim. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive pra, p\u00ebr zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe me ndikim pozitiv maksimal si p\u00ebr qytetar\u00ebt, ashtu edhe p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb partneriteti t\u00eb ngusht\u00eb mes institucioneve qeveritare dhe sektorit privat, mund ta p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb infrastruktur\u00ebn, t\u00eb zgjerojm\u00eb sektor\u00ebt strategjik\u00eb dhe t\u00eb sigurojm\u00eb q\u00eb Kosova mbetet nj\u00eb destinacion i q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr investime dhe inovacion dhe se s\u00eb bashku edhe brenda vendit edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht do ta afirmojm\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb dialogu i sot\u00ebm t\u00eb fokusohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e investimeve dhe t\u00eb eksportit. P\u00ebrmes politikave t\u00eb mira, ne mund t\u00eb parandalojm\u00eb sfidat, sepse mund t\u2019i parashikojm\u00eb ato dhe t\u00eb sigurojm\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme sepse e kemi baz\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nd\u00ebrkaq, q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog, un\u00eb besoj se duhet ta konfirmojm\u00eb q\u00ebllimin e qart\u00eb, e kjo \u00ebsht\u00eb: ta b\u00ebjm\u00eb Kosov\u00ebn nj\u00eb vend ku bizneset lul\u00ebzojn\u00eb dhe qytetar\u00ebt jetojn\u00eb mir\u00eb, gjithnj\u00eb e m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, mori pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar p\u00ebr Ekonomi dhe Investime, ku u diskutua rreth \u00e7\u00ebshtjeve ky\u00e7e q\u00eb lidhen me prioritetet ekonomike dhe reformat p\u00ebr zhvillimin e progresin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb vendit. Ai trajtoi disa nga hapat q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs po nd\u00ebrmerr p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar klim\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1009286,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-1009285","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1009285","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1009285"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1009285\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1009286"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1009285"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1009285"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1009285"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}