{"id":1013226,"date":"2024-10-16T14:19:22","date_gmt":"2024-10-16T12:19:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1013226"},"modified":"2024-10-16T14:19:22","modified_gmt":"2024-10-16T12:19:22","slug":"pse-mali-i-zi-me-me-shume-serbe-e-me-me-pak-malazeze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/pse-mali-i-zi-me-me-shume-serbe-e-me-me-pak-malazeze\/","title":{"rendered":"Pse Mali i Zi me m\u00eb shum\u00eb serb\u00eb e me m\u00eb pak malazez\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fakti q\u00eb n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023, numri i atyre q\u00eb u deklaruan si serb\u00eb, u rrit p\u00ebr 4 p\u00ebr qind n\u00eb krahasim me regjistrimin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb vitit 2011, nuk \u00ebsht\u00eb befasi p\u00ebr metodologun malazez, Millosh Beshiq.<\/strong><\/p>\n<p>Ai kujton se n\u00eb at\u00eb regjistrim ishin rreth 5% e banor\u00ebve q\u00eb refuzuan ta deklaronin komb\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb kategori thot\u00eb se \u201cfshiheshin\u201d serb\u00ebt q\u00eb n\u00eb regjistrimin e fundit u deklaruan si t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTani q\u00eb jan\u00eb \u2018kthyer\u2019, ndodh ky ndryshim. Prandaj, numri i serb\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb stabil, \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb pak se nj\u00eb e treta (32.9 p\u00ebr qind). K\u00ebshtu ishte 20 vjet m\u00eb par\u00eb, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe sot\u201d, thot\u00eb Beshiq p\u00ebr<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/pse-mali-i-zi-me-me-shume-serbe-e-me-pak-malazeze-\/33160737.html?fbclid=IwY2xjawF8jV5leHRuA2FlbQIxMAABHf02CBjJfnM0__fM0xzXkZRH-5GMtZ20iyG0Zgfb9jpL2fNv4K4l3lzt_w_aem_LpTE4gHT-ZSiSgjn59Y2Hw\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb regjistrimin e vitit 2003 n\u00eb Mal t\u00eb Zi, numri i serb\u00ebve ishte 32 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>N\u00eb regjistrimin e fundit &#8211; rezultatet e t\u00eb cilit i shpalli Drejtoria e Statistikave n\u00eb Mal t\u00eb Zi, MONSTAT, m\u00eb 15 tetor &#8211; 41.1% e qytetar\u00ebve u deklaruan si malazez\u00eb, nd\u00ebrsa 32.9% si serb\u00eb.<\/p>\n<p>Krahas rritjes s\u00eb numrit t\u00eb serb\u00ebve, krahasuar me regjistrimin e m\u00ebparsh\u00ebm, kishte r\u00ebnie prej rreth 4% t\u00eb atyre q\u00eb e identifikojn\u00eb veten si malazez\u00eb.<\/p>\n<p>Regjistrimi n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike sesa statistikore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare dhe gjuh\u00ebsore.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga referendumi p\u00ebr pavar\u00ebsi n\u00eb vitin 2006, shoq\u00ebria malazeze \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht e ndar\u00eb n\u00eb mes t\u00eb pjes\u00ebs q\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb mbetej bashk\u00eb me Serbin\u00eb dhe p\u00ebrkrah\u00ebsve t\u00eb Malit t\u00eb Zi t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Ky ishte regjistrimi i par\u00eb i popullsis\u00eb pas r\u00ebnies nga pushteti t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Socialist\u00ebve (DPS) t\u00eb Millo Gjukanoviqit n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Ajo qeverisi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr 30 vjet.<\/p>\n<p>Pushteti m\u00eb pas u mor nga parti kryesisht proserbe, t\u00eb udh\u00ebhequra nga Fronti Demokratik prorus.<\/p>\n<p><strong>Pse serb\u00ebt prisnin m\u00eb shum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Beshiq thot\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e serb\u00ebve prisnin q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit t\u00eb rrethanave politike, regjistrimi t\u00eb tregonte se ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr serb\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAta besojn\u00eb se politikat e Millo Gjukanoviqit, DPS-s\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi t\u00eb pavarur e kan\u00eb orientuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb deklarohen si malazez\u00eb dhe jo si serb\u00eb\u201d, thot\u00eb Beshiq.<\/p>\n<p>Por, ky regjistrim tregoi, n\u00eb fakt, se nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, sipas tij.<\/p>\n<p>\u201cAi tregoi se identiteti komb\u00ebtar n\u00eb Mal t\u00eb Zi u form\u00ebsua nga rrethanat historike dhe politike dhe tani \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndryshohet\u201d, thot\u00eb Beshiq.<\/p>\n<p>Regjistrimit i parapriu nj\u00eb fushat\u00eb e forcave dhe mediave proserbe e proruse, t\u00eb cilat u b\u00ebnin thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb deklaroheshin si serb\u00eb.<\/p>\n<p>Fushat\u00ebs iu bashkua edhe Patriarku i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb identifikoheshin si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb popullit serb dhe besimtar\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, q\u00eb flasin gjuh\u00ebn serbe.<\/p>\n<p>Gjithashtu, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, foli disa her\u00eb p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e regjistrimit n\u00eb p\u00ebrcaktimin e numrit t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse rezultati i regjistrimit korrespondon me pritjet e Serbis\u00eb dhe t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, Beshiq thot\u00eb se nuk e di \u201cn\u00ebse ata e prisnin k\u00ebt\u00eb, por se sigurisht do t\u00eb donin q\u00eb t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb deklarohen si serb\u00eb, duan t\u00eb ken\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb serb\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb logjike\u201d, sipas tij.<\/p>\n<p>Kryeministri i Malit t\u00eb Zi dhe lideri i L\u00ebvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq, shkroi n\u00eb rrjetin X se \u201ci vetmi fitues i v\u00ebrtet\u00eb i regjistrimit \u00ebsht\u00eb Mali i Zi evropian e qytetar, i cili \u00ebsht\u00eb mjaft i madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kolegu i tij i koalicionit, kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, nj\u00ebher\u00ebsh lider i Frontit Demokratik prorus, tha se \u201csi pjes\u00ebtar i popullit serb\u201d ishte i k\u00ebnaqur me regjistrimin.<\/p>\n<p>\u201cSituata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se m\u00eb par\u00eb\u201d, tha Mandiq n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Partia m\u00eb e madhe opozitare, Partia Demokratike e Socialist\u00ebve &#8211; gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb s\u00eb cil\u00ebs Mali i Zi rivendosi pavar\u00ebsin\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb referendum n\u00eb vitin 2006 &#8211; vler\u00ebsoi se pavar\u00ebsisht presioneve dhe p\u00ebrpjekjeve, karakteri civil i shtetit u ruajt.<\/p>\n<p>Ky, si\u00e7 tha kryetari i DPS-s\u00eb, Danijell Zhivkoviq, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses, marr\u00eb parasysh propagand\u00ebn flagrante dhe presionet e forta p\u00ebr etno-federalizim, q\u00eb, sipas tij, erdh\u00ebn nga Serbia dhe nj\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>\u201cQeveria e Serbis\u00eb fqinje ishte shum\u00eb e interesuar p\u00ebr rezultatet e regjistrimit. Burime t\u00eb m\u00ebdha financiare u investuan n\u00eb fushat\u00ebn e regjistrimit. Qytetar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi iu premtua arsim falas n\u00eb at\u00eb vend\u201d, tha Zhivkoviq.<\/p>\n<p><strong>Gjuha &#8211; rritje e leht\u00eb e serbishtes dhe r\u00ebnie e gjuh\u00ebs malazeze<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse gjuha malazeze u fut si gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Malit t\u00eb Zi, pas rivendosjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb vitin 2006, numri m\u00eb i madh i qytetar\u00ebve u deklaruan se ishin serbishtfol\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb regjistrimin e fundit, 43.2% e qytetar\u00ebve than\u00eb se serbishtja \u00ebsht\u00eb gjuha e tyre amtare, q\u00eb n\u00ebnkupton nj\u00eb rritje t\u00eb leht\u00eb prej 0.3%, n\u00eb krahasim me vitin 2011. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, r\u00ebnie ka t\u00eb numrit t\u00eb atyre q\u00eb e konsiderojn\u00eb gjuh\u00ebn malazeze si gjuh\u00eb amtare &#8211; nga 37 n\u00eb 34.5 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Beshiq thot\u00eb se numri i atyre q\u00eb flasin serbisht, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se i atyre q\u00eb deklarohen si serb\u00eb. Dhe kjo me 10 p\u00ebr qind, sipas tij.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e popullsis\u00eb s\u00eb korpusit ortodoks, q\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e kombit malazez, ndihet e af\u00ebrt me korpusin serb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb interpretimin e tyre, ata i shohin rr\u00ebnj\u00ebt e tyre etnike serbe dhe deklarohen si malazez\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, kur thon\u00eb \u2018un\u00eb jam malazez\u2019, nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdoshm\u00ebrisht se jam joserb. N\u00ebse e shikoni historin\u00eb e Malit t\u00eb Zi, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e kuptueshme\u201d, thot\u00eb Beshiq.<\/p>\n<p>Serbia dhe Mali i Zi ishin pjes\u00eb e nj\u00eb shteti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga viti 1918 deri n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>P\u00ebrqindje e q\u00ebndrueshme e shqiptar\u00ebve, rritje e boshnjak\u00ebve<br \/>\nRegjistrimi i fundit tregoi se p\u00ebrqindja e popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi mbetet e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb krahasim me regjistrimin e m\u00ebparsh\u00ebm &#8211; gati 5%.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, numri i mysliman\u00ebve u p\u00ebrgjysmua &#8211; nga 3.3% n\u00eb 1.6%, nd\u00ebrsa p\u00ebrqindja e boshnjak\u00ebve u rrit nga 8.6 n\u00eb 9.4%.<\/p>\n<p>N\u00eb regjistrimet e popullsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nj\u00eb pjes\u00eb e popullsis\u00eb u deklarua edhe si myslimane, edhe pse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje fetare.<\/p>\n<p>Beshiq thekson se me \u201cvite e dekada\u201d punohet p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, t\u00eb deklarohen si boshnjak\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e fushat\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit Boshnjak para regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<br \/>\nPjes\u00eb e fushat\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit Boshnjak para regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<br \/>\nAi thot\u00eb se komuniteti intelektual, politik dhe fetar boshnjak \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por se, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ata q\u00eb deklarohen si mysliman\u00eb, nuk e kan\u00eb at\u00eb lloj mb\u00ebshtetjeje.<\/p>\n<p>\u201cPra, keni nj\u00eb proces aktiv politik-komb\u00ebtar, dikush do ta quante nd\u00ebrgjegj\u00ebsim, e dikush manipulim\u201d, thot\u00eb Beshiq.<\/p>\n<p>Kjo u reflektua edhe te gjuha. N\u00eb regjistrimin e vitit 2011, 5.3% e qytetar\u00ebve than\u00eb se flasin gjuh\u00ebn boshnjake, e n\u00eb regjistrimin e fundit ishin 7%.<\/p>\n<p>\u201cKjo ju tregon se t\u00eb gjitha ato presione kishin efekt\u201d, thot\u00eb Beshiq.<\/p>\n<p>Rus\u00ebt dhe ukrainasit n\u00eb Mal t\u00eb Zi<br \/>\nRisia e regjistrimit t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb rritja e numrit t\u00eb rus\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>N\u00eb regjistrimin e 13 vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb ishin 0.15%, nd\u00ebrsa tani jan\u00eb 2.1% &#8211; shif\u00ebr q\u00eb i b\u00ebn rus\u00ebt komunitetin e pest\u00eb m\u00eb t\u00eb madh komb\u00ebtar n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>N\u00eb regjistrimin e fundit, po ashtu, gjysm\u00eb p\u00ebr qind e banor\u00ebve u deklaruan si ukrainas, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2011 nuk kishte t\u00eb till\u00eb t\u00eb regjistruar.<\/p>\n<p>Pas pushtimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia, i cili filloi n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022, nj\u00eb num\u00ebr i madh shtetasish rus\u00eb dhe ukrainas u shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>MONSTAT tha se regjistrimi i popullsis\u00eb tregoi se mbi 46.800 shtetas t\u00eb huaj, jetojn\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi &#8211; n\u00eb mesin e tyre edhe 3.000 nga Kosova.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fakti q\u00eb n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023, numri i atyre q\u00eb u deklaruan si serb\u00eb, u rrit p\u00ebr 4 p\u00ebr qind n\u00eb krahasim me regjistrimin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb vitit 2011, nuk \u00ebsht\u00eb befasi p\u00ebr metodologun malazez, Millosh Beshiq. Ai kujton se n\u00eb at\u00eb regjistrim ishin rreth 5% [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1013227,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1013226","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1013226","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1013226"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1013226\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1013227"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1013226"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1013226"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1013226"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}