{"id":1013429,"date":"2024-10-16T20:47:50","date_gmt":"2024-10-16T18:47:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1013429"},"modified":"2024-10-28T12:09:56","modified_gmt":"2024-10-28T11:09:56","slug":"zeka-trajtimi-i-kosoves-perfshire-heqja-e-masave-do-te-varen-nga-zbatimi-i-marreveshjes-se-ohrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zeka-trajtimi-i-kosoves-perfshire-heqja-e-masave-do-te-varen-nga-zbatimi-i-marreveshjes-se-ohrit\/","title":{"rendered":"Zeka: Trajtimi i Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb heqja e masave, do t\u00eb varen nga zbatimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Drejtori ekzekutiv i Od\u00ebs Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb Arian Zeka mir\u00ebpriti marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara s\u00eb fundmi nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb Berlinit, por tha se zbatimi praktik i tyre shpesh mbetet peng i politik\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kosova e shmangu rrezikun p\u00ebr t\u00eb mbetur jasht\u00eb k\u00ebtij procesi duke vendosur heqjen e ndales\u00ebs p\u00ebr hyrjen e mallrave serbe, Zeka tha se Prishtina humbi disa vjet koh\u00eb duke refuzuar t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e nism\u00ebs s\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur.<\/p>\n<p><em>\u201c<\/em>Ne n\u00eb Od\u00ebn Amerikane besojm\u00eb q\u00eb jan\u00eb humbur diku 3 apo 4 vite t\u00eb vlefshme nga mos pranimi i Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e asaj q\u00eb njihej me emrin Ballkani i Hapur, pra nj\u00eb nism\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr krjimin e tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal\u201d<em>,<\/em>\u00a0tha ai gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, qasja e Per\u00ebndimit ndaj Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe heqjen e masave nd\u00ebshkimore t\u00eb Bashkimit Europian Prishtin\u00ebs, do t\u00eb varen nga zbatimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit te Berlinit, vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00ebnshkruan marr\u00ebveshje p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e qasjes n\u00eb arsimin e lart\u00eb dhe nj\u00eb deklarat\u00eb mbi nj\u00eb plan veprimi p\u00ebr tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal. Si i vler\u00ebsoni k\u00ebto marr\u00ebveshje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Arian Zeka:<\/strong>\u00a0Natyrisht, marr\u00ebveshjet e reja t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb iniciativ\u00ebs p\u00ebr thellimin e integrimit ekonomik rajonal t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe krijimit t\u00eb tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme meq\u00ebn\u00ebse po flasim p\u00ebr shtete t\u00eb cilat jan\u00eb relativisht t\u00eb vogla dhe si t\u00eb tilla kan\u00eb tregje jo pak t\u00eb vogla. Edhe integrimi i tyre ekonomik dhe kjo p\u00ebrfshin edhe promovimin e asaj q\u00eb njihet si kat\u00ebr lirit\u00eb; liria e l\u00ebvizjes s\u00eb mallrave, liria e l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve, l\u00ebvizjes s\u00eb kapitalit dhe sh\u00ebrbimeve, besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr arritjen e k\u00ebtij integrimi. P\u00ebr fat t\u00eb keq jan\u00eb shkaqet politike q\u00eb shpesh her\u00eb po e pamund\u00ebsojn\u00eb realizimin e k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve n\u00eb praktik\u00eb. Kosova u ballafaqua me nj\u00eb trysni t\u00eb madhe jav\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr heqjen e asaj q\u00eb njihet si mas\u00eb sigurie q\u00eb ndalonte hyrjen e produkteve t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kjo trysni nuk duket aq e madhe p\u00ebr disa prej shteteve t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Serbin\u00eb e cila pamund\u00ebson eksportin e produkteve nga Kosova n\u00eb tregun e Serbis\u00eb edhe Bosnjen n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e cila as nuk i ratifikon dot marr\u00ebveshjen p\u00ebr qarkullimin e njer\u00ebzve vet\u00ebm me let\u00ebrnjoftime edhe po ashtu pamund\u00ebson eksportin e produkteve nga Kosova n\u00eb tregun e Bosnjes.<\/p>\n<p><strong>Kosova shmangu rrezikun p\u00ebr t\u00eb mbetur jasht\u00eb procesit te Berlinit duke vendosur heqjen e ndales\u00ebs p\u00ebr hyrjen e mallrave serbe. Aktualisht mallrat mund t\u00eb hyjn\u00eb vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vendkalimi kufitar (n\u00eb Merdar\u00eb). A \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme kjo?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Arian Zeka<\/strong>: Ai vendkalim \u00ebsht\u00eb q\u00eb ofron ndoshta infrastruktur\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr qarkullimin e mallrave t\u00eb tilla. Edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ndoshta ka qen\u00eb vendkalimi m\u00eb i ngarkuar edhe p\u00ebr importet edhe p\u00ebr eksportet e mallrave nga Serbia dhe eksportit t\u00eb mallrave nga Kosova t\u00eb cilat n\u00eb mes t\u00eb tjerash kalonin tranzit n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sado q\u00eb duket si nj\u00eb l\u00ebshim pe jo i plot\u00eb, megjithat\u00eb po flasim p\u00ebr vendkalimin kryesor kufitar. Vendkalimet e tjera, n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb vendit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla dhe nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr qarkullimin e mauneve dhe rrjedhimisht duket sikur nj\u00eb fitore e vog\u00ebl, simbolike e qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, besoj fitorja e vetme p\u00ebr vendin \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ne nuk do t\u00eb p\u00ebrjashtohemi nga marr\u00ebveshja e tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Q\u00ebndrore dhe nuk p\u00ebrjashtohemi nga nismat rajonale e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr besoj q\u00eb pasojat jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar se sa her\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrim ndonj\u00eb mas\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme ne do t\u00eb ballafaqohemi me nj\u00eb trysni t\u00eb madhe dhe pastaj si rezultat i asaj trysnie ne b\u00ebjm\u00eb l\u00ebshime t\u00eb cilat mund t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb duhura. Ne n\u00eb Od\u00ebn Amerikane besojm\u00eb q\u00eb megjithat\u00eb jan\u00eb humbur diku 3 apo 4 vite t\u00eb vlefshme nga mos pranimi i Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e asaj q\u00eb njihej me emrin Ballkani i Hapur, pra nj\u00eb nism\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr krjimin e tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal. Aty u premtua edhe nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb amerikane se Kosova do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet pa fusnot\u00eb, pra me emrin e saj kushtetues, me simbolet e saj kushtetuese dhe rrjedhimisht do t\u00eb mund\u00ebsohej ky kalimi q\u00eb tanim\u00eb po b\u00ebhet nga CEFTA n\u00eb tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal nd\u00ebrkoh\u00eb ne i kemi humbur 3 apo 4 vite dhe rezultati fundor \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova vazhdon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet aty me fusnot\u00eb dhe jo me emrin e saj zyrtar kushtetues.<\/p>\n<p><strong>L\u00ebvizja e lir\u00eb n\u00eb rajon vazhdon t\u00eb sfidohet nga q\u00ebndrimet politike. Ndon\u00ebse ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjet p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit q\u00eb n\u00eb vitin 2022 Bosnja, p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb Republik\u00ebs Serbe, nuk e zbaton at\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Kryeministri Albin Kurti tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se nga nj\u00eb janari do ta zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjen ne menyre t\u00eb nj\u00ebashme, duke i lejuar qytetar\u00ebt e Bosnjes t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb pa viz\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebrse nuk ka m\u00eb shum\u00eb trysni, sipas jush, ndaj Republik\u00ebs Serbe p\u00ebr ta zbatuar marr\u00ebveshjen?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Arian Zeka:\u00a0<\/strong>Nuk e di. Besoj q\u00eb p\u00ebrgjigja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje do t\u00eb jepej nga vet\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian, t\u00eb cilat nuk ushtrojn\u00eb presion t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb ngjashme me at\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb jav\u00ebt e fundit. Besoj q\u00eb kjo qasje asimetrike nuk u b\u00ebn nder as vet\u00eb atyre. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ata jan\u00eb ideator\u00eb t\u00eb nj\u00eb nisme t\u00eb till\u00eb dhe rrjedhimisht, duke qen\u00eb sponsor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj iniciative ata do t\u00eb duhej t\u00eb garantonin edhe suksesin e saj. Pavar\u00ebsisht se Republika Serbe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb entitet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Bosnjes dhe Hercegovin\u00ebs, ajo nuk do t\u00eb duhej t\u00eb dominonte dhe nuk duhet t\u00eb lejohej t\u00eb kund\u00ebrshtonte miratimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve vet\u00ebm me let\u00ebrnjoftime.<\/p>\n<p><strong>Veprimet rreth CEFTA-s dhe pjes\u00ebmarrja e Kosov\u00ebs n\u00eb takimin e radh\u00ebs t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, sh\u00ebnuan nj\u00eb nga rastet e rralla koh\u00ebve t\u00eb fundit kur vendimet e qeveris\u00eb jan\u00eb p\u00ebrg\u00ebzuar nga diplomacia per\u00ebndimore, e cila i ka kritikuar ato q\u00eb i ka cil\u00ebsuar veprime t\u00eb nj\u00ebanshme dhe t\u00eb pa bashk\u00ebrenduara n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs. A mund t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb kjo nj\u00eb kthes\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shpesh t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb Kosov\u00ebs me aleat\u00ebt e saj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Arian Zeka:<\/strong> Masa e siguris\u00eb, e cila ndalonte importin e produkteve nga Serbia, q\u00eb sipas Od\u00ebs Ekonomike Amerikane, godiste r\u00ebnd\u00eb prodhuesit e kompanive amerikane, gjermane, austriake, zviceriane e t\u00eb tjer\u00eb, ndikonte n\u00eb interesat tregtare t\u00eb vendeve tona partnere. Por, pavar\u00ebsisht se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb barrier\u00eb, e cila u kritikua shum\u00eb dhe u k\u00ebrkua q\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs ta shfuqizonte, problemi nuk q\u00ebndron k\u00ebtu. Do me th\u00ebn\u00eb problem p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo ndryshimi, m\u00ebnyr\u00ebn se si ne do t\u00eb trajtohemi, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe heqjen e mundshme t\u00eb masave nd\u00ebshkimore t\u00eb Bashkimit Evropian ndaj Kosov\u00ebs, do t\u00eb varen nga zbatimi i dispozitave t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, e cila n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023 u reklamua si nj\u00eb marr\u00ebveshje mjaft e mir\u00eb, q\u00eb synon arritjen e nj\u00eb pajtimi dhe arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje m\u00eb t\u00eb madhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Udh\u00ebheqja e Kosov\u00ebs dhe ajo e Serbis\u00eb po mbajn\u00eb q\u00ebndrime ekstreme lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Rrjedhimisht, s\u00eb paku n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, kjo po ndikon n\u00eb avancimin e rrug\u00ebs drejt integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Kjo po ndikon edhe tek Serbia. Ajo q\u00eb ndodhi me Shqip\u00ebrin\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, shk\u00ebputja e rrug\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE nga procesi integrues i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb se Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb ngopur me q\u00ebndrimet dhe masat populiste t\u00eb qeverive t\u00eb rajonit dhe d\u00ebshiron t\u00eb shoh\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori ekzekutiv i Od\u00ebs Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb Arian Zeka mir\u00ebpriti marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara s\u00eb fundmi nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb Berlinit, por tha se zbatimi praktik i tyre shpesh mbetet peng i politik\u00ebs. Nd\u00ebrsa Kosova e shmangu rrezikun p\u00ebr t\u00eb mbetur jasht\u00eb k\u00ebtij procesi duke vendosur heqjen e ndales\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1004631,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1750],"tags":[],"class_list":["post-1013429","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1013429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1013429"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1013429\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1004631"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1013429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1013429"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1013429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}