{"id":1015874,"date":"2024-10-23T14:13:53","date_gmt":"2024-10-23T12:13:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1015874"},"modified":"2024-10-23T20:15:31","modified_gmt":"2024-10-23T18:15:31","slug":"samir-mane-dyshohet-se-korruptoi-ilir-meten-me-nje-vile-luksoze-tek-liqeni-i-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/samir-mane-dyshohet-se-korruptoi-ilir-meten-me-nje-vile-luksoze-tek-liqeni-i-tiranes\/","title":{"rendered":"Samir Mane dyshohet se korruptoi Ilir Met\u00ebn me nj\u00eb vil\u00eb luksoze tek Liqeni i Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Pas ndihm\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb biznesmenit p\u00ebr ndryshimin e nj\u00eb ligji n\u00eb fush\u00ebn e minierave, Meta dhe Kryemadhi mor\u00ebn nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb Rolling Hills, por ata hoq\u00ebn dor\u00eb nga aseti me vler\u00eb 800 mij\u00eb euro kur ambasadori grek m\u00ebsoi se do t\u00eb b\u00ebheshin &#8220;komshinj&#8221;<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb mesdit\u00eb nga policia me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK. Pas nj\u00eb hetimi disa-vje\u00e7ar ndaj tij dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Monika Kryemadhi, r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Prokuroria e Posa\u00e7me e akuzon ish-Presidentin p\u00ebr ndikime korruptive dhe p\u00ebrfitime monetare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen CEZ-DIA, nga nj\u00eb marr\u00ebveshje interkoneksioni, si dhe p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb dyshuar korruptive p\u00ebr ndryshimin e nj\u00eb ligji me porosi t\u00eb biznesmenit Samir Mane, i cili sipas SPAK nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb pasi \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb parashkruar.<\/p>\n<p>\u201cSi rezultat i marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb krijuar, Ilir Meta dhe bashk\u00ebshortja e tij Monika Kryemadhi kan\u00eb pranuar propozimin e biznesmenit Samir Mane p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Kompleksin Rezidencial Rolling Hills,\u201d shkruhet n\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb t\u00eb SPAK, nj\u00eb pes\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs e ka publikuar &#8220;<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2024\/10\/23\/spak-samir-mane-dyshohet-se-korruptoi-ilir-meten-me-nje-vile-ne-rolling-hills\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Reporter.al<\/a>&#8220;. \u201cPasi ky fakt \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vesh edhe nga persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Ambasadorin Grek n\u00eb Tiran\u00eb, ata kan\u00eb hequr dor\u00eb nga p\u00ebrfitimi, duke mos e finalizuar marr\u00ebdh\u00ebnien,\u201d thekson organi i akuz\u00ebs, nd\u00ebrsa shton se \u201cpavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ata e kan\u00eb pranuar premtimin.\u201d<\/p>\n<p>Sipas SPAK, kjo nuk ishte nd\u00ebrhyrja e vetme e \u00e7iftit Meta-Kryemadhi n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb Samir Manes. Nga komunikimet midis Monika Kryemadhit dhe Samir Manes, t\u00eb pasqyruara n\u00eb vendim, rezulton se ajo n\u00eb shum\u00eb raste ajo ka ushtruar ndikimin e saj si deputete dhe si bashk\u00ebshorte e Ilir Met\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjidhur probleme t\u00eb ndryshme q\u00eb biznesmeni ka pasur me administrat\u00ebn shtet\u00ebrore dhe institucionet mbik\u00ebqyr\u00ebse t\u00eb tregut \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me Agjencin\u00eb e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe P\u00ebrmbarimin Gjyq\u00ebsor Shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 vil\u00ebs n\u00eb Rolling Hills &#8211; lagjes luksoze tek Liqeni i Tiran\u00ebs &#8211; Mane ka bler\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Qerret p\u00ebr 300 mij\u00eb euro n\u00eb \u2018cash\u2019 nga Meta dhe Kryemadhi, nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb sipas SPAK nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar nga ish-presidenti n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb interesave private n\u00eb Inspektoratin e Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb (ILDKPKI). Nd\u00ebrkoh\u00eb, bashk\u00ebshortja e Manes dyshohet se ka financuar udh\u00ebtime dhe dreka n\u00eb Paris dhe Lond\u00ebr, si dhe bileta koncerti p\u00ebr vajzat e Met\u00ebs, Bora dhe Era.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook, Ilir Meta e ka krahasuar arrestimin e tij nga Policia e Shtetit me nj\u00eb pengmarrje. \u201cRr\u00ebmbimi im sot n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me t\u00eb v\u00ebrtetat,\u201d shkroi ai. \u201cJu siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem m\u00eb i fort\u00eb se kurr\u00eb dhe besoj n\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb time t\u00eb plot\u00eb,\u201d shtoi Meta.<\/p>\n<p>Edhe Monika Kryemadhi i ka hedhur posht\u00eb akuzat e SPAK n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb konference p\u00ebr shtyp t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb mesdit\u00eb. P\u00ebr vil\u00ebn n\u00eb Rolling Hills, ajo ka deklaruar se Ilir Meta nuk ka pasur dijeni.<\/p>\n<p>\u201cKam dashur t\u00eb merrja nj\u00eb vil\u00eb pa dijenin\u00eb e Met\u00ebs,\u201d tha ajo. \u201cE kam par\u00eb, e kam menduar, pa dijenin\u00eb e Met\u00ebs,\u201d shtoi Kryemadhi, duke shpjeguar se vil\u00ebn do ta paguante duke shitur nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, biznesmeni Samir Mane tha se nuk mund t\u00eb komentonte mbi pretendimet n\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb t\u00eb Ilir Met\u00ebs dhe Kryemadhit, derisa ndaj tij nuk ishte ngritur akuz\u00eb penale. \u201cNuk ka akuz\u00eb ndaj meje,\u201d tha Mane. \u201cUn\u00eb nuk mund t\u00eb komentoj p\u00ebr akuza ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, sidomos kur nuk ka akoma nj\u00eb vendim gjykate t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>SPAK nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN Albania mbi pozit\u00ebn e biznesmenit Mane n\u00eb k\u00ebt\u00eb hetim.<\/p>\n<h2>Marr\u00ebdh\u00ebnie \u2018korrupsioni\u2019<\/h2>\n<p>Samir Mane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga biznesmen\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur dhe t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, i njohur p\u00ebr investimet e tij n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb themelues dhe drejtues i grupit \u201cBalfin\u201d, nj\u00eb nga grupet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb investimeve n\u00eb rajon. Aktivitetet e tij p\u00ebrfshijn\u00eb nd\u00ebrtimin e qendrave tregtare si TEG dhe QTU, zhvillimin e pasurive t\u00eb patundshme me projekte si Rolling Hills, Green Coast dhe Vala Mar, investime n\u00eb industrin\u00eb e minierave, teknologji dhe tregti pajisjesh elektrosht\u00ebpiake. Grupi \u201cBalfin\u201d ka gjithashtu investime n\u00eb disa vende t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit, duke e b\u00ebr\u00eb Manen biznesmenin m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, marr\u00ebdh\u00ebnia e Manes me \u00e7iftin Meta dhe Kryemadhi shkon t\u00eb pakt\u00ebn dy dekada pas. N\u00eb vitin 2007, Mane bleu nj\u00eb banes\u00eb nga ish-presidenti Meta n\u00eb Qerret. Meta e kishte bler\u00eb banes\u00ebn n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr 60 mij\u00eb USD dhe ia shiti Manes n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr 300 mij\u00eb euro n\u00eb cash. Shuma e fituar nga shitja e banes\u00ebs nuk u deklarua nga ish-presidenti n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitet 2007-2009. E nj\u00ebjta banes\u00eb u rishit n\u00eb vitin 2021 nga Mane gazetarit Baton Haxhiu p\u00ebr 80 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2023, SPAK kreu kontrollin e banes\u00ebs s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Monika Kryemadhit dhe sekuestroi disa telefona celular\u00eb si prova materiale. Nga ekspertiza kompjuterike e nj\u00eb telefoni t\u00eb p\u00ebrdorur nga Monika Kryemadhi n\u00eb periudh\u00ebn 2013-2014, SPAK evidentoi biseda t\u00eb kryera mes Kryemadhit dhe personave t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb Samir Mane dhe Eva Mane, q\u00eb ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie korrupsioni mes tyre.<\/p>\n<p>\u201cNga komunikimet midis Monika Kryemadhit dhe Samir Manes rezulton se Monika ka ushtruar ndikimin e saj si deputete dhe si bashk\u00ebshorte e Ilir Met\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur probleme t\u00eb ndryshme q\u00eb Samir Mane ka pasur n\u00eb lidhje me biznesin e tij,\u201d shkruan SPAK.<\/p>\n<p>Monika Kryemadhi ka pasur nj\u00eb seri komunikimesh me kreun e AKEP, Piro Xhixho, p\u00ebr dokumentet q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrgatisnin Samir Mane dhe pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb kompani dhe p\u00ebr t\u00eb lidhur nj\u00eb marr\u00ebveshje me Vodafone p\u00ebr trafikun e thirrjeve telefonike. Piro Xhixho gjithashtu e informonte Monik\u00ebn p\u00ebr takimet dhe zhvillimet q\u00eb kishin ndodhur lidhur me kompanin\u00eb Plus, aksioner i s\u00eb cil\u00ebs ishte Samir Mane.<\/p>\n<p>Komunikimet vazhdojn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me licencat dhe marr\u00ebveshjet me kompanit\u00eb telefonike n\u00eb Shqip\u00ebri, ku Piro Xhixho informon Kryemadhin p\u00ebr takime me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanive dhe ministrave t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke e mbajtur t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar p\u00ebr problemet dhe zhvillimet e sektorit t\u00eb telekomunikacionit.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, del qart\u00eb se Samir Mane dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanis\u00eb Plus k\u00ebrkonin ndihm\u00ebn e Kryemadhit p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet me AKEP-in dhe operator\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Xhixho p\u00ebrmend gjithashtu nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Ilir Met\u00ebs, t\u00eb cilin e referon si \u201cShefi\u201d, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjet e kompanis\u00eb Plus dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb balanc\u00eb mes interesave t\u00eb operator\u00ebve kryesor\u00eb si Vodafone dhe AMC.<\/p>\n<p>Kryemadhi ka nd\u00ebrhyr\u00eb gjithashtu n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Manes tek ish-kryetari i Zyr\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmbarimit Tiran\u00eb p\u00ebr nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb lidhur me kompanin\u00eb Albchrome, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Manes.<\/p>\n<h2>Lobimi p\u00ebr ndryshimin e ligjit t\u00eb minierave<\/h2>\n<p>N\u00eb vitin 2014, Ilir Meta mbante postin e kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kryetar i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, nd\u00ebrsa Monika Kryemadhi ishte deputete e LSI-s\u00eb. Sipas dosjes s\u00eb SPAK, m\u00eb 6 tetor 2014, Samir Mane i k\u00ebrkoi Monika Kryemadhit nj\u00eb takim urgjent n\u00eb restorantin \u2018Berlini\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb. Tema e bised\u00ebs ishte projektligji \u201cP\u00ebr sektorin Minerar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d N\u00eb vitin 2013, Samir Mane kishte bler\u00eb kompanin\u00eb Albchrome, koncesionarin e minier\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kromit n\u00eb Bulqiz\u00eb.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i bisedave midis Monika Kryemadhit, Samir Manes dhe ish-deputetit t\u00eb LSI-s\u00eb P\u00ebrparim Spahiu, SPAK ka konkluduar se ata kan\u00eb diskutuar amendimin e ligjit n\u00eb favor t\u00eb Albchrome. Sipas SPAK, ish-drejtori i Albchrome, Saimir Boka, deklaroi se kompania kishte k\u00ebrkuar ndryshimin e ligjit p\u00ebr servitutin e galerive dhe puseve vertikale, p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb teknike nga kalimet e subjekteve t\u00eb tjera n\u00eb galerit\u00eb e Albchrome.<\/p>\n<p>Mane ka d\u00ebshmuar n\u00eb SPAK se nuk ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie biznesi me Monika Kryemadhin dhe Ilir Met\u00ebn dhe nuk u ka k\u00ebrkuar atyre ndihm\u00eb. Lidhur me ndryshimet e ligjit p\u00ebr minierat, p\u00ebr t\u00eb cilat Mane ka shk\u00ebmbyer mesazhe me Kryemadhin, ai tha se ishin pjes\u00eb e rolit t\u00eb tij si an\u00ebtar i shoqat\u00ebs s\u00eb minierave. Sipas dokumenteve t\u00eb SPAK, ligji u amendua bazuar n\u00eb propozimet e ish-deputetes s\u00eb PS-s\u00eb, Esmeralda Shkjau, p\u00ebr nenet 19 dhe 27 t\u00eb projektligjit.<\/p>\n<h2>Vila n\u00eb Rolling Hills: \u2018Duhet dhe hamam e sauna\u2019<\/h2>\n<p>Si pasoj\u00eb e nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb Samir Mane, p\u00ebr miratimin e ndryshimeve ligjore dhe administrative, Meta dhe Kryemadhi dyshohet se kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme asete t\u00eb patundshme, udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit dhe bileta koncerti.<\/p>\n<p>\u201cShtetasja Monika Kryemadhi ka pasur nj\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Samir Manen dhe bashk\u00ebshorten e tij Eva Mane,\u201d shkruan SPAK. \u201cMarr\u00ebdh\u00ebnia e tyre p\u00ebrfshinte udh\u00ebtime n\u00eb koncertin e k\u00ebng\u00ebtares Beyonc\u00e9 dhe arg\u00ebtim n\u00eb Disney n\u00eb Paris, dreka n\u00eb Angli, takime p\u00ebr kafe n\u00eb Tiran\u00eb dhe vizita n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e \u00e7iftit Mane n\u00eb Rolling Hills, si dhe p\u00ebrfitimin e nj\u00eb vile nga Meta dhe Kryemadhi n\u00eb kompleksin Rolling Hills,\u201d shton organi i akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Fillimisht, Kryemadhi kishte diskutuar me Manen p\u00ebr t\u00eb par\u00eb apartamente n\u00eb katin e 17-t\u00eb t\u00eb pallatit Ambasador 3, por pasi vizitoi apartamentet dhe u konsultua me Eva Manen, vendosi t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb Rolling Hills.<\/p>\n<p>N\u00eb 3 qershor 2014, Monika i shkroi Ilir Met\u00ebs: \u201cEva Mane thot\u00eb jo tek pallati. Ka shum\u00eb njer\u00ebz dhe do ta bezdisin Ilirin,\u201d duke shtuar se po shikonte di\u00e7ka tjet\u00ebr n\u00eb Rolling Hills. Meta i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: \u201cOk. Duhet dhe hamam e sauna.\u201d<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, Kryemadhi filloi t\u00eb p\u00ebrhapte fjal\u00ebn se do t\u00eb l\u00ebvizte me qira tek vilat e Rolling Hills dhe angazhoi disa persona, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb arkitekt italian, p\u00ebr t\u00eb kryer punimet.<\/p>\n<p>SPAK pretendon se Meta dhe Kryemadhi, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ndikimit t\u00eb tyre t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb institucionet publike p\u00ebr favorizimin e biznesmenit Samir Mane, pranuan premtimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb Rolling Hills, identifikuar si vila nr. 103. Kjo vil\u00eb dhe punimet e kryera n\u00eb t\u00eb gjat\u00eb vitit 2014 nuk u deklaruan nga Kryemadhi si pasuri, \u00e7ka sugjeron sipas SPAK se kjo pasuri do t\u00eb p\u00ebrfitohej si rezultat i veprimtarive korruptive t\u00eb Kryemadhit dhe Met\u00ebs.<\/p>\n<p>SPAK thekson se veprimtaria e paligjshme e Kryemadhit dhe Met\u00ebs p\u00ebrfshin miratimin e amendimeve n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr Sektorin Minerar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb,\u201d nd\u00ebrhyrjen n\u00eb favor t\u00eb Samir Mane n\u00eb Zyr\u00ebn e P\u00ebrmbarimit dhe te kryetari i AKEP, Piro Xhixho, p\u00ebr t\u00eb favorizuar kompanin\u00eb Plus Communications.<\/p>\n<p>Meta dhe Kryemadhi hoq\u00ebn dor\u00eb nga vila n\u00eb Rolling Hills pasi m\u00ebsuan se persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ish-Ambasadori Grek n\u00eb Tiran\u00eb, e kishin marr\u00eb vesh marr\u00ebveshjen. Vila m\u00eb pas iu shit nj\u00eb bler\u00ebsi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cNdaloni \u00e7do punim tek Eva, ta them un\u00eb pse,\u201d i shkruan Kryemadhi mikesh\u00ebs s\u00eb saj Ema \u00c7oku, e cila po merrej me punimet, duke shtuar: \u201cJam me Ilirin. I kishte th\u00ebn\u00eb ambasadori grek q\u00eb do jemi komshi, prandaj ndaloni komplet, m\u00eb tha asgj\u00eb mos b\u00ebni.\u201d<\/p>\n<p>Sipas SPAK, Meta dhe Kryemadhi kan\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cKorrupsionit pasiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve,\u201d sipas nenit 260 t\u00eb Kodit Penal. \u201cFakti q\u00eb ata hoq\u00ebn dor\u00eb nga p\u00ebrfitimi sepse marr\u00ebveshja u b\u00eb publike, nuk mund t\u00eb konsiderohet si heqje dor\u00eb nga kryerja e vepr\u00ebs penale, pasi vepra e korrupsionit konsumohet q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e premtimit apo pranimit t\u00eb premtimit,\u201d p\u00ebrfundoi SPAK.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas ndihm\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb biznesmenit p\u00ebr ndryshimin e nj\u00eb ligji n\u00eb fush\u00ebn e minierave, Meta dhe Kryemadhi mor\u00ebn nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb Rolling Hills, por ata hoq\u00ebn dor\u00eb nga aseti me vler\u00eb 800 mij\u00eb euro kur ambasadori grek m\u00ebsoi se do t\u00eb b\u00ebheshin &#8220;komshinj&#8221; Ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb mesdit\u00eb nga policia me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1015882,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[1307,2549],"class_list":["post-1015874","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia","tag-ilir-meta","tag-samir-mane"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1015874","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1015874"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1015874\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1015882"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1015874"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1015874"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1015874"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}