{"id":1016412,"date":"2024-10-24T17:35:44","date_gmt":"2024-10-24T15:35:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1016412"},"modified":"2024-10-24T17:35:44","modified_gmt":"2024-10-24T15:35:44","slug":"perplasje-mes-gjeloshajt-dhe-partive-proruse-ne-mal-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/perplasje-mes-gjeloshajt-dhe-partive-proruse-ne-mal-te-zi\/","title":{"rendered":"P\u00ebrplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse n\u00eb Mal t\u00eb Zi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fronti Demokratik prorus (DF) n\u00eb Mal t\u00eb Zi paralajm\u00ebroi z\u00ebvend\u00ebskryeministrin e k\u00ebtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga Qeveria, pasi ai kund\u00ebrshtoi nismat p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e dyshtet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb serbishtes si gjuh\u00eb zyrtare.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNe, me dashamir\u00ebsi, e k\u00ebshillojm\u00eb Gjeloshajn q\u00eb ta pranoj\u00eb realitetin social n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe t\u00eb mos p\u00ebrpiqet t\u00eb na i mohoj\u00eb t\u00eb drejtat q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt&#8230; sepse n\u00ebse kafshon shum\u00eb, mund t\u2019i thyej\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn e DF-s\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e koalicionit qeveritar.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri Gjeloshaj, nj\u00ebher\u00ebsh edhe minist\u00ebr i Zhvillimit Ekonomik, ishte n\u00eb Uashington, ku n\u00ebnshkroi Memorandumin p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Strategjik Ekonomik nd\u00ebrmjet Malit t\u00eb Zi dhe SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim me z\u00ebvend\u00ebsin e ndihm\u00ebssekretarit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Alexander Kasanof, ai paralajm\u00ebroi kund\u00ebr \u201caktiviteteve potencialisht destabilizuese t\u00eb strukturave klero-nacionaliste, q\u00eb synojn\u00eb ta minojn\u00eb perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb Malit t\u00eb Zi\u201d.<\/p>\n<p>Duke e sqaruar k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Gjeloshaj tha se iniciativat e DF-s\u00eb p\u00ebr ndryshimin e Ligjit p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb malazeze dhe p\u00ebr miratimin e Ligjit p\u00ebr agjent\u00ebt e huaj &#8211; sipas modelit t\u00eb ligjit rus &#8211; kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim ngadal\u00ebsimin e rrug\u00ebs evropiane t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, Mali i Zi \u00ebsht\u00eb lider n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr vijat e kuqe rreth pjes\u00ebmarrjes s\u00eb m\u00ebtutjeshme t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Qeveri, Gjeloshaj tha se ato do t\u00eb ishin vendime q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me politikat e BE-s\u00eb dhe t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nuk e p\u00ebrjashtoi mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb rikonstruktimi t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi apo t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb re.<\/p>\n<p>DF-ja n\u00eb Qeveri prej tre muajsh<br \/>\nQeveria e Malit t\u00eb Zi u rikonstruktua n\u00eb korrik, kur asaj iu bashkuan DF-ja dhe Partia Boshnjake.<\/p>\n<p>Partit\u00eb proruse mor\u00ebn dy poste t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministrave dhe tri ministrore, nd\u00ebrsa boshnjak\u00ebt mor\u00ebn nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe pes\u00eb pozita ministrore.<\/p>\n<p>Ky ishte rikonstruktimi i par\u00eb i Qeveris\u00eb s\u00eb Millojko Spajqit, e cila u formua n\u00eb fund t\u00eb tetorit t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb atij viti, partit\u00eb n\u00eb pushtet n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje, me t\u00eb cil\u00ebn u zotuan se do ta respektojn\u00eb \u201ckursin euroatlantik t\u00eb Malit t\u00eb Zi\u201d dhe \u201cdo t\u00eb zhvillojn\u00eb bashk\u00ebpunim miq\u00ebsor me t\u00eb gjitha vendet q\u00eb i njeh Mali i Zi\u201d.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja u n\u00ebnshkrua edhe nga partit\u00eb e DF-s\u00eb, nj\u00ebri nga lider\u00ebt e t\u00eb cilave, Andrija Mandiq, u zgjodh kryetar i Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e DF-s\u00eb duan heqjen e sanksioneve kund\u00ebr Rusis\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrmarra p\u00ebr shkak t\u00eb agresionit t\u00eb saj n\u00eb Ukrain\u00eb, nuk e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, jan\u00eb kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb NATO, si dhe mohojn\u00eb gjenocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse DF-ja tha se do t\u2019i ngrinte q\u00ebllimet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe do t\u2019i respektonte marr\u00ebdh\u00ebniet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, n\u00eb praktik\u00eb ndodhi ndryshe.<\/p>\n<p>Mali i Zi mori kat\u00ebr nota proteste nga vendet fqinje, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina, gjat\u00eb mandatit t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb re parlamentare.<\/p>\n<p>Shkak u b\u00ebn\u00eb deklaratat dhe iniciativat e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb DF-s\u00eb, disa prej t\u00eb cilave &#8211; si rezoluta p\u00ebr gjenocidin n\u00eb Jasenovac &#8211; u pranuan edhe nga partit\u00eb e tjera n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Gjithashtu, dy dit\u00eb pasi DF-ja hyri n\u00eb Qeveri, Kroacia i shpalli udh\u00ebheq\u00ebsit e saj t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tha z\u00ebvend\u00ebskryeministri?<br \/>\nPartit\u00eb proruse dhe proserbe n\u00eb Qeverin\u00eb e Malit t\u00eb Zi jan\u00eb p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr dyshtet\u00ebsi me Serbin\u00eb dhe me vendet e tjera, si dhe p\u00ebr ndryshimin e Ligjit p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e shpjeguar k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsi i DF-s\u00eb, Mandiq, tha se k\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkon edhe diaspora nga radh\u00ebt e popujve pakic\u00eb.<\/p>\n<p>Gjeloshaj reagoi, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje Mandiqit t\u00eb mos i p\u00ebrmend\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb kontekstin e rr\u00ebfimit p\u00ebr dyshtet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebsoi se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cprojekt shovinist\u201d dhe se popullata shqiptare nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb krijimin e \u201cbot\u00ebs serbe\u201d, e as \u201cbot\u00ebve t\u00eb tjera imagjinare dhe t\u00eb ngjashme mbi baza komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Gjeloshaj tha se shqiptar\u00ebt jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u00eb cilin e perceptojn\u00eb si vendin e tyre, dhe se ndryshimi i Ligjit p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb \u201cdo t\u00eb \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb ndarje t\u00eb madhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJo vet\u00ebm tek un\u00eb, por edhe n\u00eb parti, te populli q\u00eb i p\u00ebrkas, do t\u00eb kishte nj\u00eb reagim t\u00eb ashp\u00ebr, n\u00ebse do t\u00eb shkonte p\u00ebrpara Ligji p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb, i cili ka vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim dhe ai \u00ebsht\u00eb ndryshimi i struktur\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb Malit t\u00eb Zi\u201d, tha Gjeloshaj.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi p\u00ebr mund\u00ebsimin e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb dyfisht\u00eb shkaktoi kritika t\u00eb ashpra edhe nga opozita, sipas s\u00eb cil\u00ebs, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte nd\u00ebrhyrje nga vendet fqinje, \u00e7far\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb humbjen e vendimmarrjes sovrane n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Pas publikimit t\u00eb rezultateve t\u00eb regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, t\u00eb cilat treguan se serbishtja \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb amtare p\u00ebr 43 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb dhe gjuha malazeze p\u00ebr 34 p\u00ebr qind, partit\u00eb proserbe filluan nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr ndryshimin e Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Ato duan q\u00eb serbishtja, e cila tani ka statusin e nj\u00eb gjuhe n\u00eb p\u00ebrdorim zyrtar si gjuha shqipe, kroate dhe boshnjake, t\u00eb marr\u00eb statusin e gjuh\u00ebs zyrtare si gjuha malazeze.<br \/>\nGjeloshaj tha se Kushtetuta nuk do t\u00eb ndryshohet p\u00ebr ta zyrtarizuar gjuh\u00ebn serbe.<\/p>\n<p>Ai kritikoi edhe fushat\u00ebn para regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, e cila u sugjeronte qytetar\u00ebve se si t\u00eb regjistroheshin.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb posht\u00ebruese t\u2019i tregosh dikujt se si t\u00eb deklarohet. Mali i Zi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend demokratik, ka t\u00eb drejt\u00ebn e mendimit, t\u00eb ndjenj\u00ebs&#8230; \u201d, tha Gjeloshaj p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Para regjistrimit, forca dhe media proserbe dhe proruse u b\u00ebnin thirrje qytetar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb t\u00eb deklaroheshin si serb\u00eb, q\u00eb flasin serbisht dhe jan\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe.<br \/>\n\u00c7far\u00eb than\u00eb nga DF-ja?<br \/>\nDuke reaguar ndaj Gjeloshajt, DF-ja tha se i duhet t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet dhe \u201cshovinizmin e theksuar ndaj popullit serb n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAi nuk na ka futur n\u00eb Qeveri dhe nuk mund t\u00eb na nxjerr\u00eb jasht\u00eb, sidomos p\u00ebr faktin se nuk ka asnj\u00eb deputet t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Kuvend, por i ka dy ministri, duke u fal\u00ebnderuar edhe deputet\u00ebve serb\u00eb\u201d, tha DF-ja dhe shtoi se vet\u00eb Gjeloshaj mund t\u00eb nxirret jasht\u00eb.<\/p>\n<p>DF-ja i ka 13 deputet\u00eb n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi, nd\u00ebrsa Alternativa Shqiptare e Gjeloshajt, si pjes\u00eb e koalicionit t\u00eb Forumit Shqiptar, i ka dy.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 deputet\u00ebve t\u00eb DF-s\u00eb, shumica parlamentare p\u00ebrb\u00ebhet nga L\u00ebvizja Evropa Tani, Demokrat\u00ebt, Partia Popullore Socialiste, partit\u00eb boshnjake dhe shqiptare.<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/perplasje-mes-gjeloshajt-partive-proruse-mal-zi\/33172055.html?fbclid=IwY2xjawGHQmBleHRuA2FlbQIxMAABHYOb4tuZvY9F3vyRYXBZH7PzbGfrPs5FxJKieLWLjEII1Y2ppj88QvMOcw_aem_f2zpuz_FC1x28QoSYtRKDA\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\/REL\/<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fronti Demokratik prorus (DF) n\u00eb Mal t\u00eb Zi paralajm\u00ebroi z\u00ebvend\u00ebskryeministrin e k\u00ebtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga Qeveria, pasi ai kund\u00ebrshtoi nismat p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e dyshtet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb serbishtes si gjuh\u00eb zyrtare. \u201cNe, me dashamir\u00ebsi, e k\u00ebshillojm\u00eb Gjeloshajn q\u00eb ta pranoj\u00eb realitetin social n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe t\u00eb mos p\u00ebrpiqet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1016413,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1016412","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1016412","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1016412"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1016412\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1016413"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1016412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1016412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1016412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}