{"id":1017489,"date":"2024-10-27T21:03:59","date_gmt":"2024-10-27T20:03:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1017489"},"modified":"2024-10-27T22:00:12","modified_gmt":"2024-10-27T21:00:12","slug":"ahmeti-u-shkruan-lidereve-shqiptare-dhe-nderkombetare-po-rrezikohen-arritjet-historike-te-shqiptareve-ne-maqedonine-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/ahmeti-u-shkruan-lidereve-shqiptare-dhe-nderkombetare-po-rrezikohen-arritjet-historike-te-shqiptareve-ne-maqedonine-e-veriut\/","title":{"rendered":"Ahmeti u shkruan lider\u00ebve shqiptar\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb: Po rrezikohen arritjet historike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetari i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) n\u00eb opozit\u00eb, Ali Ahmeti, u ka d\u00ebrguar let\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke shprehur shqet\u00ebsimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas BDI-s\u00eb, letrat e d\u00ebrguara nga Ahmeti adresoj\u00eb tri vendime t\u00eb fundit: shfuqizimin e Ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve, ndalimin e identifikimit etnik n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore dhe formimin e nj\u00eb qeverie pa p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb etnik.<\/p>\n<p>Ahmeti, sipas BDI-s\u00eb, ka ngritur shqet\u00ebsime se k\u00ebto zhvillime, \u201crrezikojn\u00eb arritjet e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe parimet e barazis\u00eb dhe stabilitetit n\u00eb nj\u00eb shtet shumetnik\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAhmeti thekson se tri vendime e fundit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime serioze p\u00ebr paqen dhe stabilitetin e vendit dhe t\u00eb rajonit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Ai u b\u00ebn thirrje udh\u00ebheq\u00ebsve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr veprim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr mbrojtjen e arritjeve t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e BDI-s\u00eb t\u00eb publikuar m\u00eb 27 tetor.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e udh\u00ebheq\u00ebsve q\u00eb Ahmeti u ka d\u00ebrguar let\u00ebr jan\u00eb presidenti dhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Bajram Begaj dhe Edi Rama, presidentja dhe kryeministri i Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut pritet t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb dhjetor lidhur me fatin e Ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve, i cili u miratua shtat\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Hrisitjan Mickoski, t\u00eb shtun\u00ebn, tha se nuk kontestohet i gjith\u00eb ligji, por vet\u00ebm pjesa e gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka \u00ebsht\u00eb Ligji p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Me Ligjin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve, institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut detyrohen t\u00eb lejojn\u00eb p\u00ebrdorimin zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebve q\u00eb fliten nga t\u00eb pakt\u00ebn 20% e qytetar\u00ebve t\u00eb vendit. Kjo p\u00ebrfshin gjuh\u00ebn shqipe, e cila p\u00ebrmendet si gjuha e nj\u00eb pjese t\u00eb konsiderueshme t\u00eb popullat\u00ebs dhe p\u00ebrkufizohet n\u00eb nenin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji. Gjithashtu, ligji siguron p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb komuniteteve me p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 20%.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebrcakton q\u00eb element\u00eb zyrtar\u00eb, si monedha, pullat postare, uniformat e policis\u00eb dhe zjarrfik\u00ebsve, t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb gjithashtu shkrime n\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb flitet nga s\u00eb paku 20% e popullat\u00ebs, nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb p\u00ebrkrah identitetin gjuh\u00ebsor t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe komuniteteve t\u00eb tjera etnike n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>Kushtetuesja shfuqizoi Balancuesin<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 9 tetor, Gjykata Kushtetuese n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut po ashtu vendosi t\u00eb shfuqizoj\u00eb Balancuesin, nj\u00eb mekaniz\u00ebm softuerik q\u00eb rregullonte p\u00ebrfaq\u00ebsimin \u201ce drejt\u00eb dhe adekuat\u201d t\u00eb komuniteteve etnike n\u00eb administrat\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Ky mekaniz\u00ebm ishte krijuar p\u00ebr t\u00eb zbatuar Marr\u00ebveshjen e Ohrit t\u00eb vitit 2001 dhe siguronte q\u00eb p\u00ebrqindja e pun\u00ebsimeve t\u00eb p\u00ebrputhej me p\u00ebrb\u00ebrjen etnike t\u00eb popullsis\u00eb. Gjithashtu, shfuqizimi i Balancuesit ngre pik\u00ebpyetje mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e dispozitave q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mbajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave mbi p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike gjat\u00eb pun\u00ebsimeve n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sipas regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb i vitit 2022, popullsia e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut num\u00ebron rreth 2 milion\u00eb banor\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 54.21% jan\u00eb maqedonas dhe 29.52% shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komuniteteve m\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shfuqizimit t\u00eb Balancuesit, koalicioni shqiptar VLEN, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb maqedonase, ka njoftuar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb hartimit t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb ri p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim etnik.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij pohimi t\u00eb koalicionit VLEN, ministri i Administrat\u00ebs Publike, Goran Min\u00e7ev ka deklaruar se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrpiluar ligj p\u00ebr balancuesin ashtu si\u00e7 pretendon koalicioni VLEN\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe edhe ashtu kishim marr\u00ebveshjes me VMRO-DPMNE p\u00ebrpara se t\u00eb filloj\u00eb koalicioni se fillimisht duhet t\u00eb merremi vesh p\u00ebr ligjin p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb pas, balancuesin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Arben Taravari, kryetar i nj\u00ebrit krah t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqiptar\u00ebt, pjes\u00eb e koalicionit VLEN.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) n\u00eb opozit\u00eb, Ali Ahmeti, u ka d\u00ebrguar let\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke shprehur shqet\u00ebsimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Sipas BDI-s\u00eb, letrat e d\u00ebrguara nga Ahmeti adresoj\u00eb tri vendime t\u00eb fundit: shfuqizimin e Ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1017490,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1017489","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1017489","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1017489"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1017489\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1017490"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1017489"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1017489"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1017489"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}