{"id":1018358,"date":"2024-10-29T21:19:25","date_gmt":"2024-10-29T20:19:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1018358"},"modified":"2024-10-29T21:19:25","modified_gmt":"2024-10-29T20:19:25","slug":"mickoski-ahmeti-po-ankohet-per-gjykatesit-qe-vete-i-ka-zgjedhur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/mickoski-ahmeti-po-ankohet-per-gjykatesit-qe-vete-i-ka-zgjedhur\/","title":{"rendered":"Mickoski: Ahmeti po ankohet p\u00ebr gjykat\u00ebsit q\u00eb vet\u00eb i ka zgjedhur"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi t\u00eb mart\u00ebn se ka pranuar letr\u00ebn e d\u00ebrguar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga lideri i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) n\u00eb opozit\u00eb, Ali Ahmeti, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ky i fundit shprehu shqet\u00ebsimet p\u00ebr ndikimin e vendimeve t\u00eb fundit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb kohezionin nd\u00ebretnik dhe stabilitetin e vendit.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Mickoskit, Ahmeti n\u00eb pjes\u00eb e par\u00eb letr\u00ebs adreson \u00e7\u00ebshtje t\u00eb situat\u00ebs gjeopolitike dhe n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb shpreh pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr vendimet e gjykat\u00ebsve, t\u00eb cilat, sipas tij, \u201cjan\u00eb zgjedhur me mb\u00ebshtetje t\u00eb pushtetit paraprak, BDI-s\u00eb dhe Lidhjes Socialdemokarte(LSDM)\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kam ditur se k\u00ebta gjykat\u00ebs, po e p\u00ebrs\u00ebris, t\u00eb zgjedhur nga shumica e LSDM-s\u00eb dhe BDI-s\u00eb, zbatojn\u00eb nj\u00eb program t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb. Se qenka i shqet\u00ebsuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Ligjin p\u00ebr gjuh\u00ebt, dhe se duhej nd\u00ebrhyr\u00eb te gjykat\u00ebsit kushtetues t\u00eb zgjedhur nga LSDM dhe BDI, t\u00eb ken\u00eb kujdes se \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb destabilizojn\u00eb shtetin. P\u00ebraf\u00ebrsisht kjo \u00ebsht\u00eb letra. Publiku le ta vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse kjo meriton koment\u201d, u p\u00ebrgjigj Mickoski t\u00eb mart\u00ebn, para konferenc\u00ebs s\u00eb platform\u00ebs Bloomberg Adria.<\/p>\n<p>Ai theksoi se nuk pajtohet me q\u00ebndrimin e BDI-s\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb funksionoj\u00eb shteti, dhe shtoi se \u201ckoha kur politikan\u00ebt mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vendimet e gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve, ka p\u00ebrfunduar\u201d.<\/p>\n<p>Ahmeti, p\u00ebrpos Mickoskit, t\u00eb diel\u00ebn, letr\u00ebn ua d\u00ebrgoi edhe lider\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, si dhe atyre nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretarin amerikan t\u00eb Shtetit, Antony Blinken, p\u00ebr t\u00eb adresuar vendimet e fundit: shfuqizimin e Ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve, ndalimin e identifikimit etnik n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore (Balancuesin) dhe formimin e nj\u00eb Qeverie pa p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb etnik.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje letr\u00ebs s\u00eb Ahmetit, i dha edhe ish-diplomati amerikan Daniel Server, nj\u00ebher\u00ebsh profesor n\u00eb Universitetin \u201cJohns Hopkins\u201d, n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Ai tha se p\u00ebr problemet q\u00eb Ahmeti thekson n\u00eb let\u00ebr duhet t\u00eb vendosin qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, e jo dikush nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve, Server tha se nuk ka asnj\u00eb dilem\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb e rregulluar qart\u00eb me Marr\u00ebveshjen e Ohrit, dhe kjo nuk duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kuptoj se si mund ta v\u00ebsh n\u00eb dyshim k\u00ebt\u00eb detyrim pa krijuar m\u00eb shum\u00eb probleme sesa Maqedonia e Veriut tashm\u00eb ka. Kjo ishte nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e marr\u00ebveshjes s\u00eb paqes t\u00eb vitit 2001. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ruhet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ish-diplomati Server.<\/p>\n<p>P\u00ebr ndalimin e identifikimit etnik n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore (Balancuesin), gj\u00eb q\u00eb, sipas Ahmetit, cenon parimin e t\u00eb drejtave kolektive t\u00eb bashk\u00ebsive etnike, dhe prek thelbin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, Server tha kjo ka p\u00ebr q\u00ebllim dominimin aktual t\u00eb maqedonasve n\u00eb pozitat e larta qeveritare.<\/p>\n<p>\u201cDyshoj se q\u00ebllimi i k\u00ebtij propozimi \u00ebsht\u00eb vazhdimi i dominimit aktual t\u00eb maqedonasve n\u00eb pozitat e larta qeveritare. Maqedonia [e Veriut] duhet t\u00eb diversifikoj\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb sektorin publik p\u00ebr t\u00eb pasqyruar m\u00eb plot\u00ebsisht diversitetin e popullsis\u00eb. Un\u00eb nuk jam adhurues i kuotave. Por, veprimi afirmativ me p\u00ebrpar\u00ebsi kualifikimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb mund t\u00eb prodhoj\u00eb rezultate t\u00eb arsyeshme. Shum\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb nj\u00eb kualifikim q\u00eb i mungon shumic\u00ebs s\u00eb maqedonasve, flasin t\u00eb dyja gjuh\u00ebt. Qeveria duhet ta marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb kur pun\u00ebson\u201d.<\/p>\n<p>Kurse p\u00ebr ankes\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb Ahmetit, \u201cformimin e nj\u00eb Qeverie pa p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb etnik\u201d, ish-diplomati Server e ka cil\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb si ankes\u00eb politike, sesa v\u00ebrejtje ligjore apo kushtetuese.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut pritet t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb dhjetor lidhur me fatin e Ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve, i cili u miratua shtat\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Me Ligjin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve, n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebrdoren si gjuh\u00eb zyrtare ato gjuh\u00eb q\u00eb fliten nga t\u00eb pakt\u00ebn 20 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrfshin gjuh\u00ebn shqipe, e cila p\u00ebrmendet si gjuha e nj\u00eb pjese t\u00eb konsiderueshme t\u00eb popullat\u00ebs dhe p\u00ebrkufizohet n\u00eb nenin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji. Gjithashtu, ligji siguron p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb komuniteteve me p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 20 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 tetor, Gjykata Kushtetuese n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, shfuqizoi Balancuesin, nj\u00eb mekaniz\u00ebm softuerik q\u00eb rregullonte p\u00ebrfaq\u00ebsimin \u201ce drejt\u00eb dhe adekuat\u201d t\u00eb komuniteteve etnike n\u00eb administrat\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Ky mekaniz\u00ebm ishte krijuar p\u00ebr t\u00eb zbatuar Marr\u00ebveshjen e Ohrit t\u00eb vitit 2001 dhe siguronte q\u00eb p\u00ebrqindja e pun\u00ebsimeve t\u00eb p\u00ebrputhej me p\u00ebrb\u00ebrjen etnike t\u00eb popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrgjigje ndaj shfuqizimit t\u00eb Balancuesit, koalicioni shqiptar VLEN, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb maqedonase, ka njoftuar se \u00ebsht\u00eb duke hartuar \u201cligjin p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb dhe adekuat\u201d.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebtij pohimi t\u00eb koalicionit VLEN, ministri i Administrat\u00ebs Publike, Goran Min\u00e7ev, ka deklaruar se ende nuk e ka par\u00eb draft-versionin e koalicionit \u201cVLEN\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri Mickoski, kishte vler\u00ebsuar se vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk duhet t\u00eb komentohen.<\/p>\n<p>Por, Mickoski, shfuqizimin e \u201cBalancuesit\u201d e kishte pjes\u00eb t\u00eb programit zgjedhor t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, VMRO DPMNE-s\u00eb, n\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare, t\u00eb mbajtura m\u00eb 8 maj.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi t\u00eb mart\u00ebn se ka pranuar letr\u00ebn e d\u00ebrguar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga lideri i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) n\u00eb opozit\u00eb, Ali Ahmeti, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ky i fundit shprehu shqet\u00ebsimet p\u00ebr ndikimin e vendimeve t\u00eb fundit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb kohezionin nd\u00ebretnik dhe stabilitetin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1018359,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1018358","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1018358","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1018358"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1018358\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1018359"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1018358"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1018358"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1018358"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}