{"id":1022092,"date":"2024-11-08T07:56:47","date_gmt":"2024-11-08T06:56:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1022092"},"modified":"2024-11-08T08:01:44","modified_gmt":"2024-11-08T07:01:44","slug":"capital-t-ushtron-padi-slapp-ndaj-gazetarit-robert-bojaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/showtime\/capital-t-ushtron-padi-slapp-ndaj-gazetarit-robert-bojaj\/","title":{"rendered":"Capital T ushtron padi SLAPP ndaj gazetarit Robert Bojaj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Reperi Trim Ademi, i njohur si Capital T, ka ushtruar padi SLAPP ndaj gazetarit Robert Bojaj.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur juristja e medias, Flutura Kusari, njofton gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Padia e Capital T ndaj gazetarit Bojaj nd\u00ebrlidhet me nj\u00eb emision t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, ku gazetari kishte mysafir reperin Besart Gashi apo i njohur si Rreziku. Capital T n\u00eb padin\u00eb e tij pretendon se,\u00a0 pyetjet e gazetarit Bojaj kundrejt mysafirit n\u00eb emision ishin tendencioze, provokuese dhe q\u00ebllimi i tyre ishte q\u00eb nga p\u00ebrgjigjet e dh\u00ebna nga &#8220;presioni&#8221; t&#8217;i d\u00ebmtohej reputacioni Capital T-s\u00eb.<\/p>\n<p>Capital T k\u00ebrkon q\u00eb gazetari t&#8217;i paguaj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim (nuk specifikohet shuma), t\u00eb v\u00ebrtetohet q\u00eb ka shpifur (p\u00ebrmes ushtrimit t\u00eb pyetjeve), t&#8217;i ndalohet gazetarit Robert Bojaj q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb publikimet t\u00eb nj\u00ebjta &#8220;shpif\u00ebse&#8221; ndaj Capital T dhe t&#8217;ia kompensoj\u00eb shpenzimet gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Flutura Kusari thot\u00eb se Capital T \u00ebsht\u00eb reperi i dyt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, pas Gjikos, q\u00eb ushtron padi SLAPP ndaj gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rasti duke th\u00ebn\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera se argumentet e Capital T, q\u00eb kinse p\u00ebrmes pyetjeve i \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar reputacioni, jan\u00eb absolutisht t\u00eb pabaza dhe pa asnj\u00eb mb\u00ebshtetje faktike p\u00ebr shkak se pyetjet kurr\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb shkaktojn\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb reputacionit.<\/p>\n<p>&#8220;Jan\u00eb p\u00ebrgjigjet ato t\u00eb cilat mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm. P\u00ebrse padit\u00ebsi nuk e ka paditur Rrezikun?&#8221;, shkruan Kusari nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kusari thot\u00eb se padia q\u00ebllimisht targeton gazetarin dhe jo televizionin, nj\u00eb indikator ky ky\u00e7 n\u00eb padit\u00eb SLAPP dhe b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion n\u00eb gazetarin.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Reperi Trim Ademi, i njohur si Capital T, ushtron padi intimiduese dhe frik\u00ebsuese (SLAPP) ndaj gazetarit Robert Bojaj p\u00ebr shkak t\u00eb pyetjeve t\u00eb ushtruara<\/p>\n<p>? Faktet e rastit<br \/>\nGazetari Robert Bojaj m\u00eb 6 gusht 2024 n\u00eb emisionin N&#8217;mal a n&#8217;deti n\u00eb ATV e ka pasur t\u00eb ftuar reperin Besart Gashi (Rreziku). N\u00eb emision, pasi Rreziku deklaron se ka biseduar me ekipin e Capital T, gazetari e pyet Gashin se p\u00ebrse nuk kishte ndodhur ai bashk\u00ebpunim dhe n\u00ebse kishte t\u00eb b\u00ebnte me aspekte financiare. Gazetari tutje insiston se p\u00ebr sa pare b\u00ebhej fjal\u00eb, duke p\u00ebrmendur shuma t\u00eb ndryshme derisa arrin tek p\u00ebrgjigja.<\/p>\n<p>Sipas padis\u00eb, k\u00ebto pyetje ishin tendencioze, provokuese dhe q\u00ebllimi i tyre ishte q\u00eb nga p\u00ebrgjigjet e dh\u00ebna nga &#8220;presioni&#8221; t&#8217;i d\u00ebmtohej reputacioni Capital T-s\u00eb.<\/p>\n<p>Capital T k\u00ebrkon q\u00eb gazetari t&#8217;i paguaj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim (nuk specifikohet shuma), t\u00eb v\u00ebrtetohet q\u00eb ka shpifur (p\u00ebrmes ushtrimit t\u00eb pyetjeve), t&#8217;i ndalohet gazetarit Robert Bojaj q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb publikimet t\u00eb nj\u00ebjta &#8220;shpif\u00ebse&#8221; ndaj Capital T dhe t&#8217;ia kompenzoj\u00eb shpenzimet gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Padia \u00ebsht\u00eb ushtruar me 20 shtator 2024 nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrgjigje n\u00eb padi \u00ebsht\u00eb pranuar sot m\u00eb 7 n\u00ebntor 2024 nga gazetari.<\/p>\n<p>? Analiza ime<\/p>\n<p>Analiz\u00eb e bazuar n\u00eb indikator\u00ebt p\u00ebr padit\u00eb SLAPP sipas Rekomandimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs kund\u00ebr padive SLAPP dhe standardeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb GjEDNj-s\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb shprehjes<\/p>\n<p>&#8211; Tematika e ngritur nga ana e gazetarit, p\u00ebrkat\u00ebsisht bashk\u00ebpunimi dhe format e bashk\u00ebpunimit t\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtari t\u00eb njohur si Capital T me k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e rinj\u00eb \u00ebsht\u00eb tematik\u00eb n\u00eb interes t\u00eb publikut. K\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e rinj\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dhe presin q\u00eb t\u00eb ken\u00eb mb\u00ebshtetje nga k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebr. Ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb e drejta e k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve t\u00eb vendosin p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e tyre, publiku meriton t\u00eb dij\u00eb n\u00ebse k\u00ebta k\u00ebng\u00ebtar\u00eb mb\u00ebshtesin k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e rinj\u00eb, n\u00ebse i ndihmojn\u00eb t\u00eb gjejne veten dhe t\u00eb krijojn\u00eb karrier\u00eb n\u00eb industrin\u00eb muzikore, n\u00eb \u00e7far\u00eb forma e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim, pa paragjykuar t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dhjetra mij\u00ebra euro p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim. Rrjedhimisht, temat n\u00eb interes t\u00eb publikut g\u00ebzojn\u00eb mbrojte t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb drejtat themelore t\u00eb gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb ushtruar pyetje, pa k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nuk ka gazetari, nuk ka emisione, nuk ka informacione. Personi i intervistuar \u00ebsht\u00eb person i mosh\u00ebs madhore, artist i ri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb publik dhe q\u00eb ka aft\u00ebsin\u00eb e duhur p\u00ebr t\u00eb refuzuar pyetjet. Capital T nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb person madhor, me aft\u00ebsi veprimi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb refuzoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjet. Kjo \u00ebsht\u00eb ofendim p\u00ebr reperin dhe pretendim i rrem\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb padi ka imbalance of power (s&#8217;po di qysh me p\u00ebrkthy), n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reper q\u00eb ka em\u00ebr, fansa dhe supozohet q\u00eb financiarisht q\u00ebndron mir\u00eb meq\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb biznes profitabil. Rrjedhimisht, e ka t\u00eb leht\u00eb t\u00eb angazhoj\u00eb avokat\u00eb p\u00ebr t\u00eb intimiduar gazetarin.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, gazetari \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pafavorshme. Rrjedhimisht, pozita e tij m\u00eb e lart\u00eb dhe ndikimi n\u00eb shoq\u00ebri rezulton n\u00eb presion ndaj gazetarit. K\u00ebshtu, gazetari n\u00eb vend se t\u00eb fokusohet n\u00eb pun\u00ebn e tij si gazetar, duhet t\u00eb kaloj\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb shpenzoj\u00eb mjete financiare p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr nj\u00eb padie t\u00eb pabaz\u00eb (indikatori i par\u00eb, p\u00ebr ata q\u00eb nuk jan\u00eb duke e kuptu analiz\u00ebn)<\/p>\n<p>&#8211; Argumentet e Capital T, q\u00eb kinse p\u00ebrmes pyetjeve i \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar reputacioni, jan\u00eb absolutisht t\u00eb pabaza dhe pa asnj\u00eb mb\u00ebshtetje faktike p\u00ebr shkak se pyetjet kurr\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb shkaktojn\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb reputacionit. Jan\u00eb p\u00ebrgjigjet ato t\u00eb cilat mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm. P\u00ebrse padit\u00ebsi nuk e ka paditur Rrezikun?<\/p>\n<p>&#8211; Padia q\u00ebllimisht targeton gazetarin dhe jo televizionin, nj\u00eb indikator ky ky\u00e7 n\u00eb padit\u00eb SLAPP dhe b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion n\u00eb gazetarin.<\/p>\n<p>&#8211; Capital T e ka kontaktuar gazetarin dhe i ka k\u00ebrkuar demant (duke mos i ofruar tekstin e demantit) dhe t\u00ebrheqje t\u00eb publikimit. Gazetari n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb konsideron q\u00eb veprimet e tij kan\u00eb qen\u00eb brenda standardeve profesionale mir\u00ebpo p\u00ebr korrekt\u00ebsi i ka ofruar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr demant dhe ofrim t\u00eb an\u00ebs s\u00eb tij. Capital T, sipas dokumenteve, ndon\u00ebse ka k\u00ebrkuar demant, nuk e ka ofruar at\u00eb as pasi gazetari ia ka ofruar hap\u00ebsir\u00ebn. Kjo tregon q\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar t&#8217;i ofroj\u00eb publikut informacione t\u00eb sakta.<\/p>\n<p>&#8211; Padia \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga Capital T dhe jo nga avokati. A thua p\u00ebrse?<\/p>\n<p>?Kjo padi \u00ebsht\u00eb Padi Strategjike Kund\u00ebr Pjes\u00ebmarrjes Publike, e shkruar dob\u00ebt, e pargumentuar dhe e pabazuar n\u00eb fakte. Ajo nuk synon realizimin e ndonj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb c\u00ebnuar por \u00ebsht\u00eb abuzim me sistemin gjyq\u00ebsor dhe procedurat gjyq\u00ebsore. \u00cbsht\u00eb e rrezikshme sepse krijon precedent t\u00eb paditjes s\u00eb gazetar\u00ebve n\u00ebse ushtrojn\u00eb pyetje dhe insistojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje dhe ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb frik\u00ebsoj\u00eb dhe intimidoj\u00eb gazetarin Robert Bojaj. Po ashtu, ajo synon q\u00eb t&#8217;i \u00e7oj mesazh gazetar\u00ebve tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb &#8220;kujdes&#8221; kur raportojn\u00eb p\u00ebr Capital T.<\/p>\n<p>Shpresoj shum\u00eb q\u00eb Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb do ta trajtoj\u00eb me kujdes, do ta analizoj\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb Rekomandimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs kund\u00ebr padive SLAPP dhe n\u00eb respektim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb standardeve t\u00eb GjEDNj-s\u00eb dhe si t\u00eb till\u00eb ta refuzoj\u00eb si t\u00eb pabazuar dhe abuzive.<\/p>\n<p>Capital T \u00ebsht\u00eb reperi i dyt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, pas Gjikos, q\u00eb ushtron padi SLAPP ndaj gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkusari%2Fposts%2Fpfbid02WQLPBWWxf6paLpzRuc8XcJeT63tF4N3mUEYR8ic74VAZUX7QmL3GKR2geTd8ApDZl&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"250\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>\u00c7ka jan\u00eb padit\u00eb SLAPP?<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.ecpmf.eu\/slapp-the-background-of-strategic-lawsuits-against-public-participation\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Qendra Evropiane p\u00ebr Lirin\u00eb e Shtypit dhe Mediave<\/a> e p\u00ebrkufizon SLAPP-in si &#8220;padi e ngritur nga subjekte t\u00eb fuqishme (p.sh. korporata, zyrtar\u00eb publik\u00eb, biznesmen\u00eb t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb) kund\u00ebr individ\u00ebve apo organizatave joqeveritare q\u00eb kan\u00eb shprehur nj\u00eb q\u00ebndrim kritik p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore me ndonj\u00eb interes politik ose r\u00ebnd\u00ebsi shoq\u00ebrore&#8221;.<\/p>\n<p>Ato p\u00ebrfshijn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr censur\u00eb, frik\u00ebsim dhe heshtje p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjyq\u00ebsor, i cili shpesh r\u00ebndohet edhe me kosto t\u00eb m\u00ebdha financiare q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb braktisjen e betej\u00ebs ligjore dhe, n\u00eb rastin ekstrem, heshtje t\u00eb kritik\u00ebs. Pra, synimi i tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb ngulfasin lirin\u00eb e shprehjes p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me interes publik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reperi Trim Ademi, i njohur si Capital T, ka ushtruar padi SLAPP ndaj gazetarit Robert Bojaj. K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur juristja e medias, Flutura Kusari, njofton gazeta online Reporteri.net. Padia e Capital T ndaj gazetarit Bojaj nd\u00ebrlidhet me nj\u00eb emision t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, ku gazetari kishte mysafir reperin Besart Gashi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1022093,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[],"class_list":["post-1022092","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1022092","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1022092"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1022092\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1022093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1022092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1022092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1022092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}