{"id":1031022,"date":"2024-12-02T11:56:47","date_gmt":"2024-12-02T10:56:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1031022"},"modified":"2024-12-02T11:56:47","modified_gmt":"2024-12-02T10:56:47","slug":"shqiperi-119-raste-te-reja-te-infektuara-me-hiv-aids-kete-vit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/mjekesi\/shqiperi-119-raste-te-reja-te-infektuara-me-hiv-aids-kete-vit\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebri: 119 raste t\u00eb reja t\u00eb infektuara me HIV\/AIDS k\u00ebt\u00eb vit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Luft\u00ebs Kund\u00ebr AIDS e gjeti Shqip\u00ebrin\u00eb edhe me 119 persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb infektuar me HIV\/AIDS, sipas Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik. Drejtuesja e shoqat\u00ebs s\u00eb personave q\u00eb jetojn\u00eb me HIV\/AIDS, Olimbi Hoxhaj, tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se k\u00ebt\u00eb vit u raportua edhe p\u00ebr disa bebe t\u00eb lindura me HIV pozitiv. Diagnoza e von\u00eb dhe shoq\u00ebrimi i HIV-it me s\u00ebmundje t\u00eb tjera mbeten shqet\u00ebsime kryesore.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb shtuar k\u00ebt\u00eb vit edhe 119 persona t\u00eb infektuar me HIV, nga t\u00eb cil\u00ebt 30 jan\u00eb femra, 89 meshkuj, 4 f\u00ebmij\u00eb, 14 t\u00eb rinj dhe 101 t\u00eb rritur, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij viti kan\u00eb humbur jet\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb HIV\/ AIDS-it 15 persona, 7 nga t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrkasin rasteve t\u00eb reja. Edhe n\u00eb rastet e reja mbizot\u00ebron raporti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb 4 persona, 3 jan\u00eb meshkuj dhe 1 fem\u00ebr.<\/p>\n<p>Veprimaret e t\u00eb drejtave t\u00eb pacient\u00ebve, pohojn\u00eb q\u00eb edhe pse mb\u00ebshtetja e personave q\u00eb jetojn\u00eb me HIV ka sh\u00ebnuar disa p\u00ebrparime, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe ofrimin falas t\u00eb medikamenteve antiretrovirale, s\u00ebrish sfidat mbeten t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Drejtuesja e Shoqat\u00ebs Shqiptare e Personave q\u00eb Jetojn\u00eb me HIV\/AIDS, Olimbi Hoxhaj, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se raportet krahasimore nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Shqip\u00ebria renditet e para n\u00eb rajonin e Ballkanit p\u00ebrsa i p\u00ebrket raportit n\u00eb mes numrit t\u00eb popullat\u00ebs, numrit t\u00eb testimeve dhe rasteve t\u00eb reja t\u00eb diagnostikuara me HIV edhe p\u00ebr vitin 2024. Sipas saj, diagnoza e von\u00eb si dhe rritja bashk\u00eb e infeksioneve HIV me sifiliz mbeten shqet\u00ebsime kryesore p\u00ebr rastet e reja t\u00eb diagnostikuara, thekson ajo.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb tjet\u00ebr problem shqet\u00ebsues nga t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb fakti se k\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb raportuar raste t\u00eb reja t\u00eb bebeve t\u00eb lindura HIV pozitiv n\u00ebp\u00ebrmjet transmetimit vertikal. Kjo tregon munges\u00ebn e efektivitetit si dhe t\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb kufizuara nga programi i parandalimit t\u00eb transmetimit vertikal nga prind\u00ebrit tek f\u00ebmija, program i cili ka filluar vitet e fundit t\u00eb zbatohet n\u00eb qendrat kryesore t\u00eb ofrimit t\u00eb kujdesit p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn dhe f\u00ebmij\u00ebn. Mb\u00ebshtetja nga institucionet shtet\u00ebrore vazhdon t\u00eb jet\u00eb e pamjaftueshme, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb grupet m\u00eb t\u00eb riskuara\u201d, thot\u00eb zonja Hoxhaj.<\/p>\n<p>Si n\u00eb klinik\u00ebn ambulatore ashtu edhe pran\u00eb shoqat\u00ebs drejtohen nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl personash, q\u00eb interesohen p\u00ebr ndihm\u00eb t\u00eb specializuar n\u00eb p\u00ebrballimin e HIV, i cili shpesh shoq\u00ebrohet me sifilizin.<\/p>\n<p>Veprimtaret v\u00ebrejn\u00eb q\u00eb edhe pse \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb rritje e ndjeshme e rasteve t\u00eb reja me sifiliz, ende nuk jan\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb trajtuar at\u00eb me medikamente falas n\u00eb klinikat shtet\u00ebrore, por personat e prekur jan\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb blejn\u00eb trajtimin n\u00eb rrjetin farmaceutik dhe pastaj t\u00eb marrin sh\u00ebrbimet n\u00eb klinikat shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Zonja Hoxhaj, po ashtu an\u00ebtare e Komitetit Drejtues t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr Veprimin Kund\u00ebr AIDS-it dhe pjes\u00ebtare e Grupit Europian t\u00eb Trajtimit t\u00eb AIDS-it, thot\u00eb se mb\u00ebshtetja p\u00ebr diagnoz\u00ebn e hershme, p\u00ebr sh\u00ebrbimet sociale, p\u00ebr kujdesin paliativ dhe at\u00eb psikologjik jan\u00eb ende t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Trajtimet me medikamente para dhe pas ekspozimit, t\u00eb ashtuquajturat prep dhe pep, thot\u00eb ajo, mbeten sfid\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Sipas saj, Shqip\u00ebria mbetet e fundit n\u00eb rajon p\u00ebr qasje me medikamente n\u00eb parandalim.<\/p>\n<p>\u201cMe p\u00ebrfundimin e financimit t\u00eb Fondit Global, Shqip\u00ebria ende nuk ka nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb ose nj\u00eb plan veprimi se si do t\u00eb veprohet p\u00ebr t\u00eb garantuar vazhdim\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve mb\u00ebshtet\u00ebse dhe t\u00eb parandalimit p\u00ebr personat q\u00eb jetojn\u00eb me HIV si dhe p\u00ebr grupet e popullatave me risk. Financimi p\u00ebr edukimin dhe parandalimin vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb domosdoshm\u00ebri, pasi \u00ebsht\u00eb faktor kryesor p\u00ebr frenimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb HIV-it si dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb \u00e7do person i prekur t\u00eb marr\u00eb kujdesin dhe mb\u00ebshtetjen q\u00eb meriton\u201d, thot\u00eb zonja Hoxha.<\/p>\n<p>N\u00eb 3 dekadat e fundit nga viti 1993 e deri sot HIV\/AIDS ka prekur 1 mij\u00eb e 844 vet\u00eb, shumica t\u00eb rritur e t\u00eb rinj, 56 f\u00ebmij\u00eb, dhe kan\u00eb humbur jet\u00ebn 358 persona. N\u00eb 10 vitet e fundit shifrat e infektimeve t\u00eb reja jan\u00eb luhatur midis 90 dhe 127 persona, q\u00eb \u00ebsht\u00eb deri tani shifra m\u00eb e lart\u00eb, regjistruar n\u00eb vitin 2016, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2023 ishin 123 raste t\u00eb reja me HIV.<\/p>\n<p>Rruga seksuale e transmetimit t\u00eb virusit HIV vazhdon t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb n\u00eb mbi 95 p\u00ebr qind t\u00eb rasteve, 70 p\u00ebr qind e tyre erdh\u00ebn prej marr\u00ebdh\u00ebnieve heteroseksuale dhe 23 p\u00ebr qind prej marr\u00ebdh\u00ebnieve mes meshkujsh, nd\u00ebrsa transmetimi vertikal nga n\u00ebna e infektuar me HIV te f\u00ebmija p\u00ebrb\u00ebn 2.5 % t\u00eb totalit (46 raste).<\/p>\n<p>\u201cSot, n\u00eb dat\u00ebn 1 dhjetor, n\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Luft\u00ebs Kund\u00ebr AIDS-it, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb kujtese dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi, duhet t\u00eb jemi pran\u00eb atyre q\u00eb jetojn\u00eb me HIV, duke iu ofruar mb\u00ebshtetje, dinjitet dhe solidaritet. HIV-i nuk p\u00ebrcakton vler\u00ebn apo dinjitetin e askujt. Slogani i k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb \u201cBashk\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur tek t\u00eb gjith\u00eb\u201d. Edhe ne s\u00eb bashku mund t\u00eb mposhtim stigm\u00ebn dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme me m\u00eb shum\u00eb kujdes, dinjitet, t\u00eb drejta njer\u00ebzore dhe t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, tha zonja Hoxhaj.<\/p>\n<p>ISHP ka gjetur se vet\u00ebm 15 p\u00ebr qind e rasteve t\u00eb reja me HIV u zbuluan me test vullnetarisht, pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00eb laborator\u00eb analizash, n\u00eb dhurim gjaku dhe n\u00eb rekomandime. Testime t\u00eb shumta b\u00ebhen kryesisht n\u00eb dhurues gjaku, n\u00ebna shtatz\u00ebna dhe popullata n\u00eb risk. K\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb kryer mbi 4 mij\u00eb teste m\u00eb pak, 58 mij\u00eb e 250 sivjet nga 62 mij\u00eb e 500 nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>HIV\/AIDS n\u00eb Shqip\u00ebri ka mbetur nj\u00eb dukuri urbane, afro gjysma e rasteve (48.5%) banojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa me nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe vijn\u00eb Durr\u00ebsi dhe Elbasani (7%), Shkodra (4%), Vlora, Lushnja, Fieri, Kor\u00e7a dhe Saranda (2%). \/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Luft\u00ebs Kund\u00ebr AIDS e gjeti Shqip\u00ebrin\u00eb edhe me 119 persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb infektuar me HIV\/AIDS, sipas Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik. Drejtuesja e shoqat\u00ebs s\u00eb personave q\u00eb jetojn\u00eb me HIV\/AIDS, Olimbi Hoxhaj, tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se k\u00ebt\u00eb vit u raportua edhe p\u00ebr disa bebe t\u00eb lindura me HIV pozitiv. Diagnoza [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1031023,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[318],"tags":[],"class_list":["post-1031022","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjekesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1031022","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1031022"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1031022\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1031023"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1031022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1031022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1031022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}