{"id":1032788,"date":"2024-12-06T18:34:54","date_gmt":"2024-12-06T17:34:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1032788"},"modified":"2024-12-06T18:36:08","modified_gmt":"2024-12-06T17:36:08","slug":"shkup-gjykata-kushtetuese-do-ta-shqyrtoje-ligjin-per-gjuhet-me-11-dhjetor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/shkup-gjykata-kushtetuese-do-ta-shqyrtoje-ligjin-per-gjuhet-me-11-dhjetor\/","title":{"rendered":"Shkup: Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtoj\u00eb Ligjin p\u00ebr gjuh\u00ebt m\u00eb 11 dhjetor"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Kushtetuese e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ka njoftuar t\u00eb premten se do ta shqyrtoj\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e Ligjit t\u00eb shum\u00ebp\u00ebrfolur p\u00ebr gjuh\u00ebt gjat\u00eb nj\u00eb seance m\u00eb 11 dhjetor.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cGjykata nuk do ta komentoj\u00eb q\u00ebndrimin e askujt. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs do t\u00eb mbahet konferenca e rregullt p\u00ebr shtyp, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrgjigjemi n\u00eb t\u00eb gjitha pyetjet e juaja\u201d, tha t\u00eb premten Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ky Ligj, i cili nisi t\u00eb diskutohet qysh m\u00eb 2017 dhe u miratua m\u00eb 2018, parasheh p\u00ebrdorim t\u00eb zgjeruar t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, dhe e p\u00ebrmend at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike n\u00eb nenin 2.<\/p>\n<p>Kushtetuesja pritet ta shqyrtoj\u00eb edhe nenin 2 t\u00eb k\u00ebtij ligji. L\u00ebnda q\u00eb lidhet me kund\u00ebrshtimin e k\u00ebtij ligji, p\u00ebrfshin 13 iniciativa t\u00eb parashtruara nga qytetar\u00eb, parti politike dhe shoqata t\u00eb ndryshme q\u00eb prej vitit 2019.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e ligjit ka shkaktuar reagime t\u00eb forta politike, ve\u00e7an\u00ebrisht pas shfuqizimit t\u00eb mekanizmit t\u00eb Balancuesit m\u00eb 9 tetor, nj\u00eb instrument q\u00eb rregullonte p\u00ebrfaq\u00ebsimin \u201ce drejt\u00eb dhe adekuat\u201d t\u00eb komuniteteve n\u00eb institucione shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ligjin p\u00ebr gjuh\u00ebt, z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, pjes\u00eb e Qeveris\u00eb, i porositi t\u00eb premten qytetar\u00ebt dhe institucionet q\u00eb ta marrin me \u201cgjakftoht\u00ebsi\u201d \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Kushtetuesja duhet ta shoh\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj edhe si \u201c\u00e7\u00ebshtje politike, dhe jo vet\u00ebm si juridike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLigji i gjuh\u00ebve del nga Marr\u00ebveshja e Ohrit, dhe \u00ebsht\u00eb shtylla e k\u00ebtij shteti. Kushdo q\u00eb prek Marr\u00ebveshjen e Ohrit ka prekur marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebretnike dhe stabilitetin\u201d, tha Mexhiti.<\/p>\n<p>Paraprakisht, Mexhiti njoftoi se gjyqtar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb gjykat\u00ebn Kushtetuese do ta bojkotojn\u00eb seanc\u00ebn e 11 dhjetorit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb prononcuar edhe kryetari q\u00eb duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjykat\u00ebsit dhe n\u00ebse dikush mungon, at\u00ebher\u00eb nuk ka legjitimitet vendimi\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, opozita shqiptare, Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI), t\u00eb premten, p\u00ebrmes nj\u00eb komunikate, paralajm\u00ebroi p\u00ebr \u201cpasoja t\u00eb r\u00ebnda\u201d n\u00eb rast t\u00eb shfuqizimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Gjykata Kushtetuese vendos t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb arritjet e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, pasojat do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb parikuperueshme, dhe ne nuk mund t\u00eb mbajm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb pasoj\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn e BDI-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre paralajm\u00ebrime, kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Hristijan Mickoski, thot\u00eb se nuk ka rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb e vendit, cilido qoft\u00eb vendimi i Kushtetueses.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka rrezik ndaj siguris\u00eb. As q\u00eb kemi lejuar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb ket\u00eb. Ne kemi paralajm\u00ebruar se ka p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb cenohet siguria. Kjo q\u00eb e lexuat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato p\u00ebrpjekje\u201d, tha t\u00eb premten kryeministri Mickoski.<\/p>\n<p>Mickoski, m\u00eb her\u00ebt, kishte deklaruar se nuk kontestohet i gjith\u00eb ligji, por \u201cvet\u00ebm dy-tri dispozita\u201d.<\/p>\n<p>Por, partia e tij, VMRO DPMNE e ka kund\u00ebrshtuar vazhdimisht ligjin dhe \u00ebsht\u00eb zotuar se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201ckorrigjime\u201d, kur t\u00eb fitoj\u00eb pushtetin.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve ka pes\u00eb vjet q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb sirtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Balancuesi dhe Ligji i gjuh\u00ebve u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb rendin e dit\u00ebs pak muaj pasi VMRO-DPMNE-ja mori pushtetin n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ka njoftuar t\u00eb premten se do ta shqyrtoj\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e Ligjit t\u00eb shum\u00ebp\u00ebrfolur p\u00ebr gjuh\u00ebt gjat\u00eb nj\u00eb seance m\u00eb 11 dhjetor. \u201cGjykata nuk do ta komentoj\u00eb q\u00ebndrimin e askujt. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs do t\u00eb mbahet konferenca e rregullt p\u00ebr shtyp, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrgjigjemi n\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1032789,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1032788","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1032788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1032788"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1032788\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1032789"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1032788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1032788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1032788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}