{"id":1034512,"date":"2024-12-10T22:16:22","date_gmt":"2024-12-10T21:16:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1034512"},"modified":"2024-12-10T22:16:22","modified_gmt":"2024-12-10T21:16:22","slug":"reagime-ne-shkup-per-sanksionimin-nga-dash-te-artan-grubit-dhe-enver-behxhetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/reagime-ne-shkup-per-sanksionimin-nga-dash-te-artan-grubit-dhe-enver-behxhetit\/","title":{"rendered":"Reagime n\u00eb Shkup p\u00ebr sanksionimin nga DASH t\u00eb Artan Grubit dhe Enver Behxhetit"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb Shkup, pati reagime t\u00eb trupit diplomatik dhe t\u00eb klas\u00ebs politike lidhur me p\u00ebrcaktimin nga Departamenti i Shtetit t\u00eb politikanit Artan Grubi dhe gjykat\u00ebsit Enver Bexheti p\u00ebr korrupsion.<\/strong><\/p>\n<p>Ambasadorja amerikane n\u00eb Shkup, Angela Aggeler duke folur n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi b\u00ebri t\u00eb ditur se po shqyrtohet mund\u00ebsia p\u00ebr masa shtes\u00eb sanksionuese nga Uashingtoni ndaj ish-Z\u00ebvend\u00ebskryeminisrtit Artan Grubi dhe gjykat\u00ebsit Enver Bexheti.<\/p>\n<p>Ambasadorja tha se shpresonte q\u00eb ky veprim i Departamentit t\u00eb Shtetit b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se SHBA munden dhe do t\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb gjitha mjetet n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs ata individ\u00eb, veprimet kriminale t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve minojn\u00eb sigurin\u00eb, q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe vlerat e qevrisjes s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni i \u00e7far\u00ebdo lloj forme qoft\u00eb nuk duhet t\u00eb tolerohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet. Ata t\u00eb cil\u00ebt minojn\u00eb sundimin e ligjit p\u00ebr p\u00ebrfitime personale dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb popullit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se korrupsioni ka pasoja\u201d, tha ambasadorja Aggeler duke theksuar se SHBA do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs aktor\u00ebt e korruptuar, teksa theksoi shpresat se gjyq\u00ebsori dhe srtuktrat e zbatimit t\u00eb ligjit k\u00ebtu do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq\u201d, u shpreh ambasadorja. Ajo la t\u00eb kuptohej se emra t\u00eb tjer\u00eb po shqyrtohen p\u00ebr t\u2019u sanksionuar nga Uashingtoni, por pa dh\u00ebn\u00eb holl\u00ebsi t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Grubi vet\u00ebm pak or\u00eb pas njoftimit nga Departamentit i Shtetit p\u00ebr p\u00ebcaktimin e tij, u shpreh p\u00ebrmes rrjetin social Facebook duke theksuar se ky vendim e prek at\u00eb drejtp\u00ebrdrejt dhe personalisht dhe se do t\u00eb punoj\u00eb me \u201cmiqt\u00eb dhe partner\u00ebt\u201d p\u00ebr t\u00eb zbardhur plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ai n\u00ebnvizoi se \u201ctransparenca dhe p\u00ebrkushtimi ndaj vlerave demokratike do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shtylla kryesore e \u00e7do veprimi t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Partia e tij, Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim doli t\u00eb mart\u00ebn me nj\u00eb komunikat\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr duke theksuar se e respekton vendimin e Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>\u201cSi parti, mbetemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj bashk\u00ebpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit t\u00eb vlerave demokratike dhe transparenc\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00eb.<\/p>\n<p>Rival\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Artan Grubit dhe BDI-s\u00eb, eksponent\u00ebt e koalicionit \u201cVlen\u201d e kan\u00eb mir\u00ebpritur vendimi e Departamentit t\u00eb Shtetit, teksa e cil\u00ebsojn\u00eb at\u00eb si nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr zotin Grubi por p\u00ebr vet\u00eb kreun e BDI-s\u00eb, Ali Ahmeti.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb kishte pasur BDI-ja fuqi q\u00eb t\u00eb ballafaqohej me korrupsionin n\u00eb radh\u00ebt e veta, Artan Grubi asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebhej Z\u00ebvend\u00ebs-kryeminist\u00ebr n\u00eb qeveri. Po t\u00eb kishte pasur BDI-ja fuqi q\u00eb t\u00eb ballafaqohej me korrupsionin n\u00eb radh\u00ebt e veta, Ali Ahmeti do t\u00eb d\u00ebgjonte kur i k\u00ebrkonim q\u00eb ta largonte dhe p\u00ebrjashtonet Artan Grubin. Po t\u00eb kishte pasur fuqi Ali Ahmeti q\u00eb t\u2019ia ndalte hovin Artan Grubit, t\u2019ia k\u00ebpuste rrug\u00ebn korrupsionit, t\u2019ia ndalte Artanit rrug\u00ebn e bashk\u00ebpunimit me Sasho Mijallkovin dhe Nikolla Gruevskin, ndoshta BDI-ja as nuk do t\u00eb shkonte n\u00eb opozit\u00eb\u201d, tha Izet Mexhiti, Zv\/kryeminist\u00ebr dhe kryetar i L\u00ebvizjes Demokratike, pjes\u00eb e koalicionit \u201cVlen\u201d.<\/p>\n<p>Izet Mexhiti, i cili p\u00ebr rreth nj\u00ebzet vjet ishte zyrtar i lart\u00eb i BDI-s\u00eb para se t\u00eb largohej nga partia p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb subjekt t\u00eb ri politik k\u00ebmb\u00ebngulte n\u00eb largimin e Artan Grubit nga rrethi i ngusht\u00eb i Ali Ahmetit, por nuk akuzonte publikisht partin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion.<\/p>\n<p>Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha sot se po dalin t\u00eb v\u00ebrteta ato q\u00eb partia e tij VMRO-DPMNE i ka paralajm\u00ebruar shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme do t\u00eb ket\u00eb edhe shum\u00eb konfirmime t\u00eb asaj p\u00ebr \u00e7ka ne kemi pasur dyshime dhe do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh\u201d, tha zoti Mickoski.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi Enver Bexheti, sipas nje pjese t\u00eb medias n\u00eb Shkup ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb trajnimet profesionale t\u00eb organizuara nga administrata amerikane, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ambasadorja Aggeler nuk e mohon, duke th\u00ebn\u00eb se SHBA kan\u00eb siguruar trajnime p\u00ebr rreth 85 p\u00ebrqind t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>\u201cGjysm\u00eb miliard\u00eb dollar\u00eb kemi shpenzuar n\u00eb gjyq\u00ebsorin e k\u00ebtij vendi dhe si p\u00ebrgjigje nuk kemi marr\u00eb rezultate shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka kemi investuar\u201d, u shpeh ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit thuhet se zoti Grubi dhe zoti Bexheti \u201cmor\u00ebn ryshfet duke minuar proceset gjyq\u00ebsore q\u00eb lidheshin me d\u00ebnimin e Sasha Mijalkovit, drejtor i Agjencis\u00eb p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Zbulimin t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut\u201d.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e k\u00ebtij vendimi, Shtetet e Bashkuara p\u00ebrcaktuan si persona t\u00eb pad\u00ebshiruar edhe an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb Grubit, ish zyrtar i lart\u00eb qeveritar nga radh\u00ebt Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim.<\/p>\n<p>K\u00ebto vitet e fundit Departamenti i Shtetit dhe ai i Thesarit kan\u00eb p\u00ebrcaktuar si t\u00eb p\u00ebfshir\u00eb n\u00eb korrupsion t\u00eb lart\u00eb disa personalitete t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, si ish-Kryeministri Nikolla Gruevski, ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs Speciale, Katica Janeva, ish-kreu i sh\u00ebrbimit sekret Sasho Mijalkov, ish-Z\u00ebvend\u00ebskryeministri Ko\u00e7o Angjushev, kryetar\u00ebt e komunave t\u00eb Strug\u00ebs dhe Karposhit n\u00eb Shkup, Ramiz Merko dhe Stev\u00e7e Jakimovski, dhe biznesmenin Orce Kam\u00e7ev.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shkup, pati reagime t\u00eb trupit diplomatik dhe t\u00eb klas\u00ebs politike lidhur me p\u00ebrcaktimin nga Departamenti i Shtetit t\u00eb politikanit Artan Grubi dhe gjykat\u00ebsit Enver Bexheti p\u00ebr korrupsion. Ambasadorja amerikane n\u00eb Shkup, Angela Aggeler duke folur n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi b\u00ebri t\u00eb ditur se po shqyrtohet mund\u00ebsia p\u00ebr masa shtes\u00eb sanksionuese nga Uashingtoni ndaj ish-Z\u00ebvend\u00ebskryeminisrtit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1034513,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1034512","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1034512","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1034512"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1034512\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1034513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1034512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1034512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1034512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}