{"id":1034629,"date":"2024-12-11T11:17:51","date_gmt":"2024-12-11T10:17:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1034629"},"modified":"2024-12-11T11:17:51","modified_gmt":"2024-12-11T10:17:51","slug":"shtyhet-seanca-per-ligjin-per-gjuhet-ne-maqedonine-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/shtyhet-seanca-per-ligjin-per-gjuhet-ne-maqedonine-e-veriut\/","title":{"rendered":"Shtyhet seanca p\u00ebr Ligjin p\u00ebr gjuh\u00ebt n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Kushtetuese e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ka vendosur t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr Ligjin e gjuh\u00ebve tash p\u00ebr tash p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb pacaktuar.N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb pritet t\u00eb marrin pjes\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partive politike, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb paraqesin argumentet e tyre lidhur me kontestimin e Ligjit p\u00ebr gjuh\u00ebt.<\/strong><\/p>\n<p>Propozimi p\u00ebr shtyrjen e seanc\u00ebs u b\u00eb nga gjykat\u00ebsja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi ishte gjykat\u00ebsja Dobrilla Kacarska, e cila e theksoi se gjykata duhet t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb jep fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr gjuh\u00ebt parasheh p\u00ebrdorim t\u00eb zgjeruar t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe e p\u00ebrmend at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike n\u00eb nenin 2.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Izet Mexhiti, i cili vjen nga koalicioni shqiptar VLEN, siguroi gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr shtyp t\u00eb mart\u00ebn se Ligji p\u00ebr gjuh\u00ebt \u201cnuk do t\u00eb preket\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe, si VLEN, tham\u00eb se ligji nuk do t\u00eb preket, Gjykata Kushtetuese e v\u00ebrtetoi k\u00ebt\u00eb. Ka dal\u00eb dokumenti q\u00eb nuk preket as Ligji p\u00ebr gjuh\u00ebt, po as p\u00ebrdorimi zyrtar i gjuh\u00ebs shqipe. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn e tha edhe kryeministri, si dhe kryetarja e shtetit&#8221;, deklaroi Mexhiti.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar, Mexhiti kishte njoftuar se gjyqtar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese do ta bojkotonin seanc\u00ebn e 11 dhjetorit, dhe me k\u00ebt\u00eb, sipas tij, \u201cvendimi nuk mund t\u00eb kishte legjitimitet\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb prononcuar edhe kryetari q\u00eb duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjykat\u00ebsit dhe n\u00ebse dikush mungon, at\u00ebher\u00eb nuk ka legjitimitet vendimi\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Mexhiti m\u00eb 6 dhjetor.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr cilin dokument b\u00ebhet fjal\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb dokumenti t\u00eb publikuar s\u00eb fundmi, i p\u00ebrgatitur nga nj\u00eb gjyqtar kushtetues, thuhet se &#8220;Gjykata Kushtetuese nuk duhet t\u00eb inicioj\u00eb procedur\u00ebn p\u00ebr vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve&#8221;.<\/p>\n<p>Dokumenti thekson se m\u00eb 11 dhjetor nuk do t\u00eb filloj\u00eb procedura p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e ligjit, pasi ai \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur n\u00eb Kushtetut\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmbajtja e Ligjit t\u00eb kontestuar p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ka baz\u00ebn dhe arsyetimin e vet kushtetues n\u00eb Amendamentin V t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Prandaj, besojm\u00eb se kushtetutshm\u00ebria e tij nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje as me k\u00ebt\u00eb amendament, as me nenin 51 &#8211; paragraf\u00ebt 1 dhe 2, nenin 8 &#8211; paragrafi 1, si\u00e7 thuhet n\u00eb nism\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, dokumenti sugjeron q\u00eb t\u00eb iniciohet procedura p\u00ebr disa formulime t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe dy dispozita specifike t\u00eb ligjit, q\u00eb lidhen me p\u00ebrdorimin e simboleve n\u00eb monedha dhe proceset gjyq\u00ebsore. Kjo n\u00ebnkupton se seanca e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs nuk do t\u00eb shqyrtoj\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb ligjit, por vet\u00ebm disa dispozita t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, nga ana e saj, ka njoftuar se nuk do t\u00eb komentoj\u00eb shp\u00ebrndarjet mediatike, besueshm\u00ebrin\u00eb e dokumenteve t\u00eb publikuar, si dhe deklaratat dhe reagimet politike q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb prag t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb caktuar.<\/p>\n<p><strong>Ligji p\u00ebr gjuh\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve p\u00ebrb\u00ebhet nga 25 nene.<\/p>\n<p>Ky ligj hyri n\u00eb procedur\u00eb parlamentare m\u00eb 5 shtator 2017. Presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm, Gjorgje Ivanov, refuzoi ta dekretonte, duke argumentuar se ligji ishte antikushtetues. Megjithat\u00eb, m\u00eb 11 janar 2018, Ligji p\u00ebr gjuh\u00ebt u miratua me 69 vota pro, pa asnj\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr apo abstenim.<\/p>\n<p>Opozita, e udh\u00ebhequr asokohe nga VMRO-DPMNE-ja, nuk mori pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Sikurse presidenti Ivanov, edhe opozita e cil\u00ebsoi ligjin si antikushtetues.<\/p>\n<p>Ndryshimet kryesore q\u00eb solli ligji i ri ishin: \u201cp\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs shqipe edhe n\u00eb procese gjyq\u00ebsore, n\u00eb bank\u00ebnota dhe n\u00eb uniforma policore\u201d.<\/p>\n<p>Pas miratimit, ligji u kund\u00ebrshtua nga 13 iniciativa t\u00eb paraqitura nga qytetar\u00eb, parti politike dhe shoqata t\u00eb ndryshme. Mes k\u00ebtyre ishte edhe partia m\u00eb e madhe maqedonase VMRO-DPMNE, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb opozit\u00eb dhe ishte angazhuar se do t\u00eb b\u00ebnte &#8220;korrigjime&#8221; pasi t\u00eb kthehej n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse VMRO DPMNE-ja e kontestonte thuajse \u00e7do aspekt, q\u00eb nga m\u00ebnyra e miratimit t\u00eb ligjit deri te p\u00ebrmbajtja e tij, tani kryeministri Hristijan Mickoski, i cili vjen nga kjo parti, theksoi se &#8220;nuk do t\u00eb ndodh\u00eb asgj\u00eb&#8221; dhe siguroi se situata \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00ebn kontroll&#8221;.<\/p>\n<p>\u201cI lus bashk\u00ebqytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, maqedonas t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qet\u00eb. E gjith\u00eb puna \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll, t\u00eb mos lejojm\u00eb t\u00eb biem pre e provokimeve t\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve\u201d, deklaroi t\u00eb mart\u00ebn Mickoski.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, ai kishte th\u00ebn\u00eb se nuk po kontestohet i gjith\u00eb ligji, por \u201cvet\u00ebm dy a tri dispozita\u201d.<\/p>\n<p>Partia shqiptare n\u00eb opozit\u00eb, Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI), e cila po b\u00ebjn\u00eb \u201croje\u201d para Gjykat\u00ebs Kushtetuese, mendon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>BDI-ja ka shprehur shqet\u00ebsim se n\u00ebse neni 23, paragrafi 5 i Ligjit p\u00ebr gjuh\u00ebt abrogohet, at\u00ebher\u00eb i nj\u00ebjti mund t\u00eb b\u00ebhet i pazbatuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Deputeti Arb\u00ebr Ademi nga BDI-ja t\u00eb mart\u00ebn tha se &#8220;n\u00eb rrezik jan\u00eb 18 dispozita\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb presje po t\u00eb ndryshoj\u00eb, pavar\u00ebsisht kontekstit, mund ta zhvler\u00ebsoj\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ligjin e l\u00ebre m\u00eb 18 dispozita. Lexojeni neni 23 paragrafi 5 tentohet t\u00eb abrogohet \u00ebsht\u00eb propozim p\u00ebr t&#8217;u abroguar, at\u00ebher\u00eb asnj\u00eb institucion nuk do ta zbatoj\u00eb Ligjin p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe\u201d, tha Arb\u00ebr Ademi gjat\u00eb nj\u00eb debati n\u00eb TV21.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka po kontestohet?<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Iniciator\u00ebt kund\u00ebrshtojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e Ligjit nga aspekti i Amendamentit V t\u00eb Kushtetut\u00ebs, sepse zgjeronte korniz\u00ebn kushtetuese t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb amendament n\u00eb lidhje me p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve t\u00eb komuniteteve joshumic\u00eb dhe p\u00ebrcaktonte barazin\u00eb e nj\u00eb gjuhe tjet\u00ebr q\u00eb flitet nga t\u00eb pakt\u00ebn 20% e qytetar\u00ebve, me gjuh\u00ebn maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare&#8221;, thuhet n\u00eb raportin p\u00ebrmbledh\u00ebs t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb objekt i kund\u00ebrshtimit t\u00eb 13 nismave.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, nenet apo pjes\u00ebt e neneve p\u00ebr t\u00eb cilat propozohet nisja e procedur\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb, jan\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e v\u00ebrejtjeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb k\u00ebto v\u00ebrejtje?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, Komisioni i Venecias kishte dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr Ligjin p\u00ebr gjuh\u00ebt, duke th\u00ebn\u00eb se disa dispozita t\u00eb tij tejkalonin standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr gjuh\u00ebt rajonale dhe t\u00eb pakicave.<\/p>\n<p>Komisioni k\u00ebrkoi:<\/p>\n<p>Rishikimin e dispozitave p\u00ebr dygjuh\u00ebsin\u00eb n\u00eb procedurat gjyq\u00ebsore, duke rekomanduar q\u00eb k\u00ebto p\u00ebrcaktime t\u00eb hiqen ose t\u00eb kufizohen, p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive teknike dhe administrative q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb.<\/p>\n<p>Masa p\u00ebr zbatimin efikas t\u00eb k\u00ebrkesave gjuh\u00ebsore, bazuar n\u00eb dispozitat e Ligjit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb vitit 2008, p\u00ebr t\u00eb garantuar zbatueshm\u00ebrin\u00eb e tyre pa krijuar konfuzione, ndon\u00ebse ai, sipas njoh\u00ebsve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshinte nj\u00eb interpretim t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Revidimin e nenit 3 t\u00eb Ligjit p\u00ebr gjuh\u00ebt, i cili parashikon p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb komunikimet institucionale dhe fusha t\u00eb tjera, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb p\u00ebrcaktim m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb zbatimit p\u00ebr t\u00eb shmangur keqkuptimet dhe konfliktet n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka mund t\u00eb ndodh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ekspert\u00eb t\u00eb Kushtetuteses thon\u00eb se ajo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjykata m\u00eb 11 dhjetor \u00ebsht\u00eb ta hedh\u00eb posht\u00eb inicativ\u00ebn, t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr Ligjin p\u00ebr gjuh\u00ebt ose vet\u00ebm p\u00ebr disa dispozita, ta ndal\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht zbatimin, deri n\u00eb marrjen e nj\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar, apo edhe ta kthej\u00eb n\u00eb Kuvend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim.<\/p>\n<p>Akademik\u00ebt shqiptar\u00eb me let\u00ebr ndaj Kushtetueses<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm sikurse 13 inicativat e lartp\u00ebrmendura, mbi 250 intelektual\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur, cila i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb me profesionaliz\u00ebm dhe jo me vendime t\u00eb motivuara politikisht, sepse, si\u00e7 thuhet, &#8220;vendimet arbitrare mund t\u00eb sjellin pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebretnike&#8221;.<\/p>\n<p>Ata p\u00ebrkujtojn\u00eb se e kaluara e pun\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese ka shkaktuar \u201ctensione dhe pak\u00ebnaq\u00ebsi, sa her\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb vendime t\u00eb nj\u00ebanshme dhe arbitrare, t\u00eb cilat kan\u00eb sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebretnike dhe kan\u00eb cenuar t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr barazi dhe drejt\u00ebsi, t\u00eb realizuara p\u00ebrmes rrug\u00ebve institucionale&#8221;.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve ka pes\u00eb vjet q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb sirtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Balancuesi, tashm\u00eb i shfuqizuar, dhe Ligji i gjuh\u00ebve u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb rendin e dit\u00ebs pak muaj pasi VMRO DPMNE-ja mori pushtetin n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.\/Radio Evropa e Lir\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ka vendosur t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr Ligjin e gjuh\u00ebve tash p\u00ebr tash p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb pacaktuar.N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb pritet t\u00eb marrin pjes\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partive politike, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb paraqesin argumentet e tyre lidhur me kontestimin e Ligjit p\u00ebr gjuh\u00ebt. Propozimi p\u00ebr shtyrjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1034579,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1034629","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1034629","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1034629"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1034629\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1034579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1034629"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1034629"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1034629"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}