{"id":1037013,"date":"2024-12-17T20:00:05","date_gmt":"2024-12-17T19:00:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1037013"},"modified":"2025-01-23T12:24:14","modified_gmt":"2025-01-23T11:24:14","slug":"kryeshefi-i-inspektoratit-policor-jane-rritur-ankesat-ndaj-policeve-kemi-trajtuar-mbi-1900-raste-sivjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/kryeshefi-i-inspektoratit-policor-jane-rritur-ankesat-ndaj-policeve-kemi-trajtuar-mbi-1900-raste-sivjet\/","title":{"rendered":"Kryeshefi i Inspektoratit Policor: Jan\u00eb rritur ankesat ndaj polic\u00ebve, kemi trajtuar mbi 1900 raste sivjet"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeshefi i Inspektoratit Policor t\u00eb Kosov\u00ebs, Kushtrim Hodaj ka th\u00ebn\u00eb se ankesat ndaj pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb krahasim me vitin paraprak jan\u00eb rritur p\u00ebr 20 p\u00ebr qind.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net, Hodaj ka th\u00ebn\u00eb se gjat\u00eb vitit 2024, IPK ka trajtuar rreth 1 mij\u00eb e 900 ankesa t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Kemi rritje t\u00eb numrit t\u00eb ankesave mbi 20 p\u00ebr qind n\u00eb raport me ankesat q\u00eb jan\u00eb trajtuar vitin e kaluar. Deri m\u00eb tani prej janarit kemi pranuar rreth 1 mij\u00eb e 900 ankesa dhe jemi n\u00eb trendin q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaloj\u00eb numrin 2 mij\u00eb ankesa t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj pun\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb.&#8221;, ka theksuar ai.<\/p>\n<p><iframe title=\"A \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim Policia e Kosov\u00ebs? Kushtrim Hodaj: IPK sivjet trajtoi mbi 1900 raste\" width=\"500\" height=\"281\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/PMK8NzFJQzA?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>Hodaj ka folur edhe p\u00ebr ankesat e qytetar\u00ebve ndaj polic\u00ebve q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, pjes\u00eb e banuar kryesisht me qytetar\u00eb serb\u00eb. Ai ka treguar n\u00ebse ankesat e tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bazuara apo kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ndikuara politikisht.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb Hodaj ka folur edhe p\u00ebr veprat n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb implikuar k\u00ebt\u00eb vit polic\u00ebt.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e Policis\u00eb, a zbatohen rekomandimet nga PK-ja, a ka armiq\u00ebsi mes k\u00ebtyre dy institucioneve, anulimin e konkursit p\u00ebr gradim, shtimin e numrit t\u00eb hetuesve t\u00eb IPK, t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrgjigje mund t&#8217;i ndiqni n\u00eb intervist\u00ebn e plot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> <em>\u00cbsht\u00eb fundit i vitit dhe sigurisht se keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb pun\u00ebs.\u00a0 Sa raste ka hetuar k\u00ebt\u00eb vit Inspektorati Policor i Kosov\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><strong>Hodaj:<\/strong> IPK ka vazhduar edhe k\u00ebt\u00eb vit q\u00eb t\u00eb trajtoj\u00eb t\u00eb gjitha ankesat dhe shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pun\u00ebn e policis\u00eb. Kemi rritje t\u00eb numrit t\u00eb ankesave mbi 20 p\u00ebr qind n\u00eb raport me ankesat q\u00eb jan\u00eb trajtuar vitin e kaluar. Deri m\u00eb tani prej janarit kemi pranuar rreth 1 mij\u00eb e 900 ankesa dhe jemi n\u00eb trendin q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaloj\u00eb numrin 2 mij\u00eb ankesa t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj pun\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> A jan\u00eb t\u00eb gjitha ankesat q\u00eb i pranoni, ankesa q\u00eb duhet t&#8217;i trajtoni ju?<\/p>\n<p><strong>Hodaj:<\/strong> N\u00eb baz\u00eb t\u00eb autorizimeve ligjore q\u00eb i kemi, kemi autoritet t\u2019i pranojm\u00eb, t\u2019i analizojm\u00eb dhe t\u2019i trajtojm\u00eb t\u00eb gjitha ankesat e qytetar\u00ebve, pastaj kemi proces t\u00eb vler\u00ebsimit dhe analizimit n\u00ebse ato kan\u00eb elemente t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr t&#8217;u trajtuar dhe hetuar nga IPK-ja si dyshime p\u00ebr veprimtari penale apo p\u00ebr nj\u00eb kategori t\u00eb shkeljeve administrative t\u00eb cilat Ligji na jep autoritet q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 hetimeve penale t&#8217;i trajtojm\u00eb edhe disa kategori t\u00eb shkeljeve administrative q\u00eb lidhen kryesisht me incidente t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb apo raste kur t\u00eb dyshuar jan\u00eb zyrtar\u00eb apo epror\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb ekzekutiv t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ne e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb analizimit dhe t\u00eb vler\u00ebsimit dhe n\u00eb rastin kur ne gjejm\u00eb se ka dyshime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vepra q\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn ton\u00eb ligjore I trajtojm\u00eb Brenda IPK-s\u00eb nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb tjerat q\u00eb jan\u00eb shkelje administrative, disiplinore, t\u00eb profileve q\u00eb Policia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb kompetente I kthejm\u00eb n\u00eb Polici dhe \u00ebsht\u00eb departamenti p\u00ebrgjegj\u00ebs Brenda policis\u00eb p\u00ebr t&#8217;i trajtuar n\u00eb aspektin administrativ apo disiplinor. Nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i k\u00ebtyre ankesave nuk p\u00ebrmbajn\u00eb elemente p\u00ebr t\u2019u trajtuar n\u00eb IPK dhe kthehet n\u00eb kompetenc\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Mir\u00ebpo hapi i par\u00eb i vler\u00ebsimit dhe analizimit gjithmon\u00eb b\u00ebhet n\u00eb IPK.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> <em>Sigurisht e keni analizuar natyr\u00ebn e raste. \u00c7far\u00eb vepra penale kryejn\u00eb polic\u00ebt?<\/em><\/p>\n<p><strong>Hodaj:<\/strong> Jan\u00eb disa vepra q\u00eb jan\u00eb m\u00eb tipike p\u00ebr pun\u00ebn e Policis\u00eb q\u00eb lidhen kryesisht me tejkalimin e autorizimeve policore, me keqtrajtimin gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare, me p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs, p\u00ebrdorimin joproporcional apo adekuat t\u00eb forc\u00ebs dhe mjeteve t\u00eb forc\u00ebs q\u00eb ata kan\u00eb n\u00eb posedim, rastet q\u00eb lidhen me keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs, me ryshfetin, pastaj p\u00ebrfshirjen e zyrtar\u00ebve policor n\u00eb aksidente t\u00eb trafikut dhe shkaktim t\u00eb l\u00ebndimeve ndaj qytetar\u00ebve si dhe ankesa q\u00eb lidhen kryesisht me kund\u00ebrvajtje n\u00eb trafik apo pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht qytetar\u00ebt p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e sjelljes dhe t\u00eb komunikimit t\u00eb zyrtar\u00ebve policor n\u00eb raste kur ata kan\u00eb kontakt me qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Repiorteri.net:<\/strong> <em>z.Hodaj veriu i Kosov\u00ebs shpesh gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit ka qen\u00eb vat\u00ebr e nxeht\u00eb dhe koncentrimi i Policis\u00eb, kryesisht nj\u00ebsive elite ka qen\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb. A keni hetuar shum\u00eb raste dhe a kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bazuara apo t\u00eb motivuara politikisht?<\/em><\/p>\n<p><strong>Hodaj:<\/strong> Inspektorati trajton ankesat e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve dhe etnive pa dalim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn. Kemi pasur ankesa q\u00eb I kemi pranuar edhe n\u00eb pjes\u00ebn veriore. Nuk ka ndonj\u00eb trend rrit\u00ebs apo num\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe prej qendrave t\u00eb tjera rajonale. Sigurisht specifikat e siguris\u00eb I b\u00ebjn\u00eb rastet n\u00eb veri m\u00eb ndjeshme dhe q\u00eb duhet ta kemi edhe n\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe. Ne i kemi trajtuar t\u00eb gjitha ankesat q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00ebt policor. Gjithashtu kemi iniciuar shum\u00eb raste ex-oficio apo sipas detyr\u00ebs zyrtare n\u00eb baz\u00eb t\u00eb publikimeve n\u00eb media apo n\u00eb baz\u00eb t\u00eb deklarimeve t\u00eb qytetar\u00ebve edhe kur ata drejtp\u00ebrdrejt nuk i kan\u00eb drejtuar IPK-s\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet kur kemi gjetur se jan\u00eb tejkaluar autorizimet ne kemi marr\u00eb masa dhe sigurisht jan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr I ankesave t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pabaza dhe nuk kemi arritur q\u00eb t\u2019i d\u00ebshmojm\u00eb pretendimet e qytetar\u00ebve. Por, nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb num\u00ebr alarmant n\u00eb raport me shifrat q\u00eb kemi n\u00eb rajonet e tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong><em> Cila \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia Polici-Inspektorat. A ka armiq\u00ebsi me jush?<\/em><\/p>\n<p><strong>Hodaj:<\/strong> Nuk ka absolutisht armiq\u00ebsi. Ne jemi n\u00eb funksionet tona dhe mandatet tona q\u00eb na p\u00ebrcaktojn\u00eb ligjet, p\u00ebrkat\u00ebsisht Ligji p\u00ebr IPK-n\u00eb dhe Ligji p\u00ebr Policin\u00eb. Ligji p\u00ebr IPK-n\u00eb ka parapar\u00eb q\u00eb ne t\u00eb kemi autoritet t\u00eb hetojm\u00eb nj\u00eb kategori t\u00eb veorave penale n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb dyshuar zyrtar\u00ebt policor apo mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dyshuar edhe qytetar\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur bashk\u00eb me zyrtar\u00eb policor dhe ato kategori bashke me shkeljet administrative q\u00eb ligji na jep autoritet. Pastaj kemi aspektin tjet\u00ebr t\u00eb inspektimeve ku ne kemi autoritet t\u00eb inspektojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes s\u00eb detyrave, t\u00eb masim nivelin e performanc\u00ebs dhe t\u00eb krahasojm\u00eb a jan\u00eb veprimet policore n\u00eb harmoni me ligjet dhe udh\u00ebzimet administrative. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre proceseve ne nxjerrim edhe raporte, t\u00eb gjetura dhe rekomandime. K\u00ebto rekomandime pastaj kalojn\u00eb n\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrmbushjes nga ana e Policis\u00eb, p\u00ebr \u00e7ka ne jemi t\u00eb k\u00ebnaqur sepse ka nj\u00eb rritje nivelit t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb tyre. Dy her\u00eb n\u00eb vit parashihet q\u00eb ministri, drejtori i Policis\u00eb dhe kryeshefi ekzekutiv t\u00eb diskutojn\u00eb enkas p\u00ebr nivelin e p\u00ebrmbushjes s\u00eb rekomandimeve nga ana e Policis\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb vit kemi filluar ta praktikojm\u00eb k\u00ebt\u00eb obligjim ligjor q\u00eb e kemi t\u00eb tri institucionet dhe kjo ka pasur efekt q\u00eb \u00ebt rritet niveli i zbatimit t\u00eb rekomandimeve t\u00eb IPK-s\u00eb. Konsideroj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr shkak se vihet n\u00eb pah roli pro aktiv i IPK-s\u00eb dhe Policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar pastaj sjelljet e k\u00ebqija apo shkeljet ligjore q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zyrtar\u00ebt policor. Rekomandimet q\u00eb jepen p\u00ebr efekt t\u00eb hetimeve penale, p\u00ebr t\u00eb cilat ne kemi dyshime q\u00eb I zhvillojm\u00eb me autorizim t\u00eb Prokurorit, q\u00eb jan\u00eb vendime p\u00ebr suspendim dhe transfer t\u00eb zyrtar\u00ebve policor ato zbatohen n\u00eb mas\u00ebn e qindt\u00eb p\u00ebrqindt\u00eb. T\u00eb gjitha rastet q\u00eb ne i kemi rekomanduar Policia e Kosov\u00ebs menj\u00ebher\u00eb I ka zbatuar ato rekomandime, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u2019i zhvillojm\u00eb hetimet pastaj pa pasur frik\u00ebn q\u00eb q\u00ebndrimi i zyrtarit t\u00eb dyshuar n\u00eb at\u00eb pozit\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb hetim.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> <em>A keni b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb hetimeve tuaja. Kush jan\u00eb kryesisht shkel\u00ebsit e ligjit? A jan\u00eb zyrtar\u00ebt e thjesht\u00eb apo jan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr epror\u00ebt e tyre. A guxon IPK-ja ta trajtoj\u00eb secilin zyrtar\u00eb policor, pavar\u00ebsisht grad\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><strong>Hodaj: I<\/strong>PK-ja ka autoritet q\u00eb t\u2019i hetoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e Policis\u00eb pa asnj\u00eb dallim, p\u00ebrfshir\u00eb edhe drejtorin e Policis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rastet q\u00eb ne kemi dyshime se ka p\u00ebrfshirje n\u00eb cfar\u00ebdo shkelje, IPK sigurisht q\u00eb guxon dhe I trajton t\u00eb gjitha shkeljet. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet ne duhet t\u00eb kemi informacione, duhet t\u00eb kemi dyshim t\u00eb arsyesh\u00ebm dhe t\u00eb bazuar p\u00ebr t\u00eb proceduar pastaj me veprime dhe masa t\u00eb tjera. P\u00ebr natyr\u00ebn e shkeljes dhe nivelin e zyrtar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfshihen, kjo varion var\u00ebsisht prej llojit t\u00eb shkel\u00ebs, var\u00ebsisht prej pozicionit t\u00eb detyr\u00ebs. P.sh Ne kemi pasur n\u00eb tri ose kat\u00ebr rastet e fundit operacione t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb lidhen kryesisht me luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit apo marrjes s\u00eb ryshfetit q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me polic\u00eb t\u00eb trafikut dhe t\u00eb kufirit. K\u00ebto jan\u00eb elemente q\u00eb marrja e ryshfetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt prej an\u00ebs s\u00eb polic\u00ebve nga qytetar\u00ebt kryesisht \u00ebsht\u00eb evidente n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e trafikut dhe policin\u00eb kufitare. Ndoshta kjo ndodh\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb \u00ebt gjitha policit\u00eb, mir\u00ebpo n\u00eb tri apo kat\u00ebr vitet e fundit ne kemi pasur operacione t\u00eb suksesshme q\u00eb I kemi nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> <em>Pik\u00ebrisht t\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Policis\u00eb Kufitare dhe p\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb k\u00ebto vepra. S\u00eb fundmi IPK ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hetim ku del nj\u00eb gjetje shum\u00eb shqet\u00ebsuese se ata nuk I kan\u00eb p\u00ebrdour fare pak ose aspak kamerat n\u00eb trup t\u00eb cilat qe disa muaj po p\u00ebrdoren nga Policia. A \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb tregues s\u00eb ata s\u00ebrish mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfshir n\u00eb vepra korruptive? A sheh vend p\u00ebr nj\u00eb operacion tjet\u00ebr t\u00eb madh si Pika 1 dhe Pika 2 ku u arrestuan dhjet\u00ebra zyrtar\u00eb t\u00eb Policis\u00eb kufitare?<\/em><\/p>\n<p>Hodaj: E para kjo q\u00eb lidhet me inspektimin e fundit q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e kamerave t\u00eb trupit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb ne zakonisht e b\u00ebjm\u00eb n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb menaxhimit policor., por meqen\u00ebse kjo ka qen\u00eb nj\u00eb donacion dhe nj\u00eb praktik\u00eb e re q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar keqp\u00ebrdorimin e zyrtar\u00ebve dhe gjithashtu p\u00ebr t\u00eb mbrojtur zyrtar\u00ebt policor qoft\u00eb nga akuzat e pabaza, kamera q\u00eb parandalojn\u00eb shum\u00eb veprime dhe jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr pun\u00ebn e IPK-s\u00eb, sepse n\u00eb momentin q\u00eb ne kemi incidente apo ankesa ndaj zyrtar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pajisur me kamera e kemi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb pastaj dokumentimin, d\u00ebshmin\u00eb qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar pretendimet e qytetarit apo t\u00eb zyrtarit policor. Ne kemi qen\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb masim nivelin e p\u00ebrdorimit t\u00eb kamerave sepse ka gati nj\u00eb vit q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb si donacion dhe kan\u00eb filluar t\u00eb p\u00ebrdoren fillimisht nga 250 zyrtar\u00eb e pastaj jan\u00eb shtuar. Ne kemi evidentuar t\u00eb gjetura q\u00eb nuk ka mjaftuesh\u00ebm p\u00ebrdorim prej t\u00eb gjitha nj\u00ebsive t\u00eb cilat jan\u00eb pajisur me k\u00ebto kamera. Fatkeq\u00ebsisht te departamenti i Kufirit kemi par\u00eb nj\u00eb ngecje t\u00eb n\u00eb fillimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre por gjithashtu edhe t\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e tjetra t\u00eb Trafikut dhe Autostradat q\u00eb kan\u00eb filluar t\u2019i p\u00ebrdorin nuk \u00ebsht\u00eb niveli i k\u00ebnaqeshim i koh\u00ebs q\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb obliguar t\u2019i mbajn\u00eb aktive kamerat dhe t\u00eb incizojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rastet kur kan\u00eb kontakte apo ballafaqim me qytetar\u00ebt. Rekomandimet tona jan\u00eb q\u00eb sistemi t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet, t\u00eb p\u00ebrdoret si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb. Besoj q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb refketim nga ana e policis\u00eb. Ne rekomandojm\u00eb q\u00eb k\u00ebto edhe t\u00eb shtohen edhe n\u00eb nj\u00ebsi dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb kemi digjitalizimin dhe t\u00eb kemi pamje t\u00eb secil\u00ebs ngjarje n\u00eb \u00ebt cil\u00ebt p\u00ebrfshihen zyrtar\u00ebt policor. Kjo nuk lidhet drejtp\u00ebrdrejt me dyshimet q\u00eb ne kemi pasur n\u00eb pikat kufitare p\u00ebr shkak se kamerat nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00ebt q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb pikat statike mir\u00ebpo jan\u00eb kryesisht p\u00ebr nj\u00ebsitet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje, Ne sigurisht q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsive buxhetore t\u00eb ket\u00eb shtrirje m\u00eb t\u00eb madhe, ndoshta t\u00eb gjith\u00eb polic\u00ebt e trafikut, t\u00eb gjith\u00eb polic\u00ebt e kufirit dhe patrullave.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net<\/strong>: <em>Institucioni q\u00eb ju drejtoni ka kryer edhe inspektime t\u00eb tjera n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha stacionet e tjera policore t\u00eb Kosov\u00ebs, her\u00eb p\u00ebr t\u00eb matur koh\u00ebn e reagimit, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb si i trajtojn\u00eb rastet e dhun\u00ebs n\u00eb familje, e inspektime t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pun\u00ebn policore. Ku \u00e7alon Policia e Kosov\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><strong>Hodaj:<\/strong> Policia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e madhe e cila n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi performon mir\u00eb. Nga matjet e besueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb publik brenda Kosov\u00ebs por edhe n\u00eb raport me policit\u00eb rajonit ka nj\u00eb performanc\u00eb t\u00eb mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e madhe edhe ka defekte dhe mang\u00ebsi t\u00eb cilat ata vazhdimisht mundohen t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb dhe ne mundohemi q\u00eb t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim qoft\u00eb p\u00ebrmes vendimeve prokative, p\u00ebrmes rekomandimeve q\u00eb japim n\u00eb proceset tona t\u00eb inspektimit apo edhe masat represive duke nd\u00ebshkuar zyrtar\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo shkelje t\u00eb ligjit. Policia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e strukturuar mir\u00eb, sigurisht q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrforcohet n\u00eb nivelin e proceseve t\u00eb rekrutimit dhe trajnimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kurrikulat e trajnmimit t\u2019i p\u00ebrshtaten m\u00eb shum\u00eb nevojave t\u00eb Policis\u00eb dhe t\u00eb reflektojn\u00eb problematikat q\u00eb dalin si rezultat inspektimeve dhe hetimeve tona n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgatitje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb polic\u00ebve t\u00eb ri. N\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb ata jan\u00eb n\u00eb terren dhe ballafaqohen me qytetar\u00ebt t\u00eb mos ket\u00eb mang\u00ebsi apo t\u00eb mos ket\u00eb panjohur n\u00eb pun\u00ebn dhe detyrat e tyre. Pastaj duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb aspekteve logjistike, t\u00eb pajisen stacionet policore me pajisje t\u00eb IT dhe mjete t\u00eb zakonshme t\u00eb pun\u00ebs, sepse mungesa e mjeteve shpeshher\u00eb ka qen\u00eb penges\u00eb n\u00eb arritjen me koh\u00eb n\u00eb vendngjarje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe koha e arritjes n\u00eb vendngjarje varion prej stacionit n\u00eb stacion var\u00ebsisht prej relievit, larg\u00ebsis\u00eb s\u00eb qendrave t\u00eb banimit. Mir\u00ebpo nj\u00eb shp\u00ebrndarje m\u00eb e mir\u00eb e burimeve edhe t\u00eb atyre njer\u00ebzore por edhe atyre logjistike sigurisht q\u00eb do ta rris\u00eb efi\u00e7ienc\u00ebn dhe efikasitetin e pun\u00ebs policore.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> <em>Muaj m\u00eb par\u00eb IPK i ka rekomanduar Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs anulimin e nj\u00eb konkursi p\u00ebr gradim. Kishte koh\u00eb q\u00eb Policia nuk kishte b\u00ebr\u00eb gradime dhe ju gjet\u00ebt se n\u00eb konkurs ka pasur shkelje,. Kush ishte iniciatori q\u00eb ju t\u00eb nisnit hetimet? N\u00eb \u00e7ka dyshuat kur rekomanduat q\u00eb konkursi t\u00eb anulohet? A prisni q\u00eb konkursi i ardhsh\u00ebm t\u00eb jet\u00eb korrekt meq\u00eb kushtimisht ajo \u00ebsht\u00eb e ardhmja e Policis\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Hodaj:<\/strong> Ne kemi filluar nj\u00eb hetim si rezultat i dyshimeve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb publike, t\u00eb mediave dhe dyshimet pranimit t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb ankesave p\u00ebr at\u00eb proces. Ne kemi zhvilluar nj\u00eb proces t\u00eb inspektimit dhe paralelisht kemi trajtuar ankesat individuale q\u00eb kan\u00eb pasur ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e procesit. Ne kemi zhvilluar nj\u00eb proces p\u00ebr t\u00eb verifikuar prej fillimit t\u00eb shpalljes s\u00eb konkursit, p\u00ebrcaktimit t\u00eb kritereve dhe deri n\u00eb momentin e testit q\u00eb ka qen\u00eb pjesa e par\u00eb q\u00eb ne pastaj kemi reaguar dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb aty. Ka pasur dilema n\u00ebse ka apo jo nj\u00eb gjenerat\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrohet atij testi p\u00ebr shkak t\u00eb mosplot\u00ebsimit t\u00eb afatit kohor t\u00eb kalimit t\u00eb nj\u00eb grade t\u00eb caktuar dhe gjithashtu disa aspekte q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb identike me k\u00ebrkesat e rregullores dhe kritereve q\u00eb jan\u00eb shpallur n\u00eb konkurs. Gjithashtu, ka pasur ankesa p\u00ebr jodisiplin\u00eb t\u00eb duhur gjat\u00eb momentit t\u00eb zhvillimeve t\u00eb testit, p\u00ebr shkak se nuk ka pasur monitorim t\u00eb duhur p\u00ebrmes kamerave, se testi \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb qendra t\u00eb ndryshme dhe ndoshta ka qen\u00eb jo shum\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u menaxhuar. Si rezultat I k\u00ebsaj kemi evidentuar disa t\u00eb gjetura, kryesisht administrative q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb jo t\u00eb mir\u00eb n\u00eb process, kan\u00eb l\u00ebn\u00eb dyshime q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb favorizime dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ne kemi rekomanduar q\u00eb t\u00eb qart\u00ebsohet fillimisht baza ligjore, kriteret e konkursit t\u00eb jen\u00eb n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me baz\u00ebn ligjore dhe aspekti I organizimit Teknik t\u00eb jet\u00eb gjithashtu konform edhe sistemit elektronik q\u00eb ka policia p\u00ebr menaxhim t\u00eb k\u00ebtyre proceseve por edhe baz\u00ebs ligjore e akteve n\u00ebnligjore. Policia ka reflektuar ka amrr\u00eb vendim q\u00eb ta anuloj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe ka filluar nj\u00eb proces t\u00eb plot\u00ebsim ndryshimit t\u00eb udh\u00ebzimit administrativ n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrshtaten apo t\u00eb hiqen konfliktet mes u.a-ve dhe ligjit.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong><em> A keni num\u00ebr t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb hetuesve dhe infrastruktur\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t&#8217;i kryer gjith\u00eb k\u00ebto hetime. Kush \u00ebsht\u00eb ndihmuesi kryesor i IPK-s\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Hodaj:<\/strong> Ne kemi struktur\u00eb q\u00eb i parasheh rreth 100 zyrtar\u00eb. Aktualisht kemi disa mungesa. Pretendojm\u00eb q\u00eb ky num\u00ebr t\u00eb rritet edhe p\u00ebrtej 100. Fatmir\u00ebsisht kemi hasur n\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe p\u00ebr vitin q\u00eb vjen \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb num\u00ebr shtes\u00eb t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb IPK-s\u00eb. Besoj q\u00eb do ta arrijm\u00eb nj\u00eb num\u00ebr prej 107 zyrtar\u00ebve. Besoj se b\u00eb planin afatmes\u00ebm \u00ebsht\u00eb num\u00ebr i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrat dhe obligimet q\u00eb dalin si rezultat i autorizimeve tona ligjore. Ne kemi infrastruktur\u00eb t\u00eb mir\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 objektit qendror, kemi edhe tru zyra rajonale. Mendojm\u00eb q\u00eb ta rrisim numrin e zyrave rajonale, q\u00eb t\u00eb jemi m\u00eb af\u00ebr qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb pranuar ankesat dhe shqet\u00ebsimet e tyre.<br \/>\nNe si institucion jemi me fat q\u00eb kemi pasur nj\u00eb ndihmes\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb mir\u00eb prej partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kemi mb\u00ebshtetje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme prej INL dhe ICITAP q\u00eb jan\u00eb t\u00eb atashuar n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane dhe gjithashtu prej misionit t\u00eb OSBE-s\u00eb. Kemi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb trajnimeve, vizitave studiumore, dhe k\u00ebshilla e pajisje t\u00eb vlefshme. K\u00ebto kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen e profesionalizmit n\u00eb IPK. Zyrtar\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb mire trajnuar dhe t\u00eb mire pajisur p\u00ebr t\u00eb hetuar \u00e7far\u00ebdolloj rasti q\u00eb mund t\u00eb paraqitet n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> <em>Si mund t\u2019i drejtohet nj\u00eb qytetar i Kosov\u00ebs, IPK-s\u00eb kur ka ndonj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi?<\/em><\/p>\n<p><strong>Hodaj:<\/strong> IPK ofron disa mund\u00ebsi. E para \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne pranojm\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn qendrore dhe zyrat rajonale ankesa gjat\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs. Qytetar\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb telefonojn\u00eb n\u00eb numrin pa pages\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i atashuar n\u00eb rrejt\u00ebt sociale dhe n\u00eb fushatat mediale. Mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ankes\u00eb n\u00eb webfaqe, mund t\u00eb drejtohen me e-mail apo edhe n\u00eb stacionet m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta t\u00eb Policis\u00eb. Vet\u00eb rritja e numrit t\u00eb ankesave tregon besim n\u00eb pun\u00ebn e IPK-s\u00eb. Besoj tash se shumica e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb adres\u00ebn se ku duhet t\u00eb drejtohen kur t\u00eb drejtat e tyre cenohen nga zyrtar\u00ebt policor. Ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t&#8217;i dal\u00eb n\u00eb ball\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebrkesave dhe p\u00ebr t\u2019i trajtuar me profesionaliz\u00ebm. U b\u00ebj thirrje gjithashtu qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb paraqesin ankesat e tyre dhe ne do t&#8217;i trajtojm\u00eb me profesionaliz\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeshefi i Inspektoratit Policor t\u00eb Kosov\u00ebs, Kushtrim Hodaj ka th\u00ebn\u00eb se ankesat ndaj pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb krahasim me vitin paraprak jan\u00eb rritur p\u00ebr 20 p\u00ebr qind.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net, Hodaj ka th\u00ebn\u00eb se gjat\u00eb vitit 2024, IPK ka trajtuar rreth 1 mij\u00eb e 900 ankesa t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1037027,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750,21],"tags":[],"class_list":["post-1037013","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1037013","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1037013"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1037013\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1037027"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1037013"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1037013"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1037013"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}