{"id":1039522,"date":"2024-12-24T22:58:26","date_gmt":"2024-12-24T21:58:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1039522"},"modified":"2024-12-24T22:58:26","modified_gmt":"2024-12-24T21:58:26","slug":"gjykata-penale-e-shkupit-refuzon-ankesen-e-grubit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/gjykata-penale-e-shkupit-refuzon-ankesen-e-grubit\/","title":{"rendered":"Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankes\u00ebn e Grubit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Themelore n\u00eb Shkup vendosi t\u00eb mart\u00ebn q\u00eb paraburgimi prej 30 dit\u00ebsh p\u00ebr ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrin e par\u00eb, Artan Grubi t\u00eb mbetet ende n\u00eb fuqi, dhe e nj\u00ebjta t\u00eb zbatohet nga momenti kur ai t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr organet e ndjekjes penale.<\/strong><\/p>\n<p>Ky vendim pason ankimimin e b\u00ebr\u00eb jav\u00ebn e kaluar nga avokati i Grubit kund\u00ebr vendimit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate, e cila, me propozim t\u00eb Prokuroris\u00eb Publike, m\u00eb 17 dhjetor kishte urdh\u00ebruar mas\u00ebn e paraburgimit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshilli Penal, duke vepruar sipas ankes\u00ebs s\u00eb parashtruar nga mbrojtja e A.G., i padisponuesh\u00ebm p\u00ebr organet e ndjekjes penale, kund\u00ebr vendimit t\u00eb gjykat\u00ebsit t\u00eb procedur\u00ebs paraprake, mori nj\u00eb vendim me t\u00eb cilin e hodhi posht\u00eb ankes\u00ebn e mbrojtjes dhe konfirmoi vendimin e gjykat\u00ebsit t\u00eb procedur\u00ebs paraprake\u201d, njoftoi Gjykata Penale e Shkupit m\u00eb 24 dhjetor.<\/p>\n<p>Grubi, s\u00eb bashku me ish-drejtorin e Lotaris\u00eb Shtet\u00ebrore, P\u00ebrparim Bajrami, akuzohen p\u00ebr \u201cp\u00ebrvet\u00ebsim t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paligjshme\u201d nga Lotaria Shtet\u00ebrore, nd\u00ebrsa d\u00ebmi i shkaktuar vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb rreth 8.2 milion\u00eb euro. M\u00eb 18 dhjetor, ndaj tyre u shpall edhe nj\u00eb fletarrestim nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, asnj\u00ebri nga ta nuk \u00ebsht\u00eb i disponuesh\u00ebm p\u00ebr organet e rendit.<\/p>\n<p>Ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Grubi, i cili m\u00eb 9 dhjetor u fut n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr korrupsion, ka mohuar t\u00eb ket\u00eb ikur nga vendi. Ai ka th\u00ebn\u00eb se ndodhet jasht\u00eb vendit p\u00ebr nj\u00eb \u2018vizit\u00eb private\u2019, pa dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb detaje.<br \/>\n<strong><br \/>\nVendndodhja e Grubit ende mister<\/strong><\/p>\n<p>Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Pan\u00e7o Toshkovski, gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr televizionin maqedonas Telma, m\u00eb 23 dhjetor tha se asnj\u00eb shtet fqinj nuk ka dor\u00ebzuar konfirmime p\u00ebr q\u00ebndrimin e mundsh\u00ebm t\u00eb Artan Grubit n\u00eb territoret e tyre.<\/p>\n<p>Ai theksoi se nuk d\u00ebshiron t\u00eb spekuloj\u00eb p\u00ebr vendndodhjen aktuale, por shtoi se do t\u00eb donte t\u2019i besonte deklarat\u00ebs s\u00eb tij se do t\u00eb kthehet n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi m\u00eb her\u00ebt se pak or\u00eb para fillimit t\u00eb aksionit policor m\u00eb 16 dhjetor, ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri, i shoq\u00ebruar nga nj\u00eb afarist vendas, (Arsim Paparinku), i cili si konsull nderi udh\u00ebtonte me makin\u00eb me targa diplomatike, kishte kaluar p\u00ebrmes pik\u00ebs kufitare t\u00eb Bllac\u00ebs drejt Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 18 dhjetor iu drejtua Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb konfirmuar n\u00ebse ka informacione se Grubi ndodhet n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb pyetur n\u00ebse do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb n\u00eb ekstradimin e tij n\u00ebse ai gjendet dhe arrestohet n\u00eb Kosov\u00eb, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, m\u00eb 21 dhjetor, z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, mohoi pretendimet e Mickoskit, duke pohuar se Artan Grubi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por n\u00eb Shqip\u00ebri. Mexhiti nuk dha m\u00eb shum\u00eb detaje, por shtoi se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme q\u00eb ka bashk\u00ebpunim me Interpol-in, p\u00ebr ta gjetur dhe rikthyer n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Pretendimet se Grubi po fshihet n\u00eb Shqip\u00ebri, deri m\u00eb tani nuk i ka mohuar, e as nuk i ka pohuar zyrtarisht Ministria e Brendshme e shtetit shqiptar.<br \/>\n<strong><br \/>\nA mund t\u00eb marr\u00eb Grubi azil politik?<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Mickoski nuk pret q\u00eb ndonj\u00eb nga shtetet fqinje t\u2019i jap\u00eb azil politik Grubit n\u00ebse ai e k\u00ebrkon, p\u00ebr shkak se, si\u00e7 thot\u00eb ai, \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb amerikane p\u00ebr krim dhe korrupsion, dhe jo p\u00ebr arsye politike.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu nuk po flasim p\u00ebr arsye politike, por \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka ndryshe nga politika \u2013 dyshimi p\u00ebr nj\u00eb krim t\u00eb kryer. Nuk pres q\u00eb ai t\u00eb marr\u00eb azil, por \u00ebsht\u00eb ende vendim i atyre q\u00eb do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, tha Mickoski t\u00eb mart\u00ebn, p\u00ebrpara gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) pretendon se rasti me Grubin nuk do t\u00eb kishte ndodhur n\u00ebse VMRO-DPMNE dhe koalicioni shqiptar VLEN, nuk do t\u00eb kishin bllokuar propozimin e tyre ligjor, q\u00eb parashikonte kufizime t\u00eb rrepta ndaj individ\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u201clist\u00ebn e zez\u00eb\u201d t\u00eb SHBA-s\u00eb, p\u00ebr korrupsion. Nga BDI gjat\u00eb fundjav\u00ebs, k\u00ebrkuan edhe nj\u00eb her\u00eb nga Qeveria t\u00eb miratoj\u00eb Ligjin p\u00ebr masat restriktive.<\/p>\n<p>Mickoski, i pyetur n\u00ebse Qeveria do ta miratoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, u p\u00ebrgjigj negativisht.<\/p>\n<p>\u201cKjo Qeveri nuk do t\u00eb miratoj\u00eb ligje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn. Ne do t\u00eb punojm\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me normat pozitive ligjore dhe Kushtetut\u00ebn, t\u00eb cilat jan\u00eb dy shtylla kryesore p\u00ebr ne. N\u00eb legjislacion kemi parashikuar masa p\u00ebr k\u00ebta persona\u201d, shtoi Mickoski.<\/p>\n<p>Grubi, ish-deputet, tanim\u00eb edhe ish-an\u00ebtar i BDI-s\u00eb, n\u00eb opozit\u00eb, rrezikon t\u00eb d\u00ebnohet me burgim deri n\u00eb pes\u00eb vjet, n\u00ebse shpallet fajtor. Partia i ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb kthehet dhe t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e t\u00eb dyshuarve n\u00eb rastin e Lotaris\u00eb Shtet\u00ebrore jan\u00eb edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Socialdemokrate t\u00eb Maqedonis\u00eb (LSDM), Dimitar Kova\u00e7evski, si dhe ish-sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Qeveris\u00eb, Metodija Dimovski, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr \u201ckeqp\u00ebrdorim t\u00eb pozit\u00ebs dhe autoritetit zyrtar\u201d.<\/p>\n<p>Kova\u00e7evski i ka mohuar akuzat.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Shkup vendosi t\u00eb mart\u00ebn q\u00eb paraburgimi prej 30 dit\u00ebsh p\u00ebr ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrin e par\u00eb, Artan Grubi t\u00eb mbetet ende n\u00eb fuqi, dhe e nj\u00ebjta t\u00eb zbatohet nga momenti kur ai t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr organet e ndjekjes penale. Ky vendim pason ankimimin e b\u00ebr\u00eb jav\u00ebn e kaluar nga avokati i Grubit kund\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":826961,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1039522","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1039522","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1039522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1039522\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/826961"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1039522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1039522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1039522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}