{"id":1044841,"date":"2025-01-10T10:26:40","date_gmt":"2025-01-10T09:26:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1044841"},"modified":"2025-01-10T10:26:40","modified_gmt":"2025-01-10T09:26:40","slug":"pasojat-qe-do-ti-kishte-serbia-nga-sanksionimi-i-industrise-se-naftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/pasojat-qe-do-ti-kishte-serbia-nga-sanksionimi-i-industrise-se-naftes\/","title":{"rendered":"Pasojat q\u00eb do t\u2019i kishte Serbia nga sanksionimi i industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Paralajm\u00ebrimi i autoriteteve serbe se Shtetet e Bashkuara mund t\u00eb vendosin sanksione ndaj Industris\u00eb s\u00eb Naft\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb (NIS), shtron pyetjen se \u00e7far\u00eb pasojash do t\u00eb kishin ato p\u00ebr thesarin e k\u00ebtij shteti dhe popullat\u00ebn e tij?!<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e sanksioneve ka folur disa her\u00eb presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, nd\u00ebrsa nga SHBA-ja nuk ka ndonj\u00eb konfirmim.<\/p>\n<p>Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Shoqat\u00ebs s\u00eb Kompanive t\u00eb Naft\u00ebs n\u00eb Serbi, Tomisllav Miqoviq, thot\u00eb se sanksionet eventuale do t\u00eb ndikonin n\u00eb tregun serb t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs, por shton se p\u00ebr t\u00eb gjitha pengesat q\u00eb mund t\u00eb dalin, ka zgjidhje dhe se furnizimet nuk do t\u00eb nd\u00ebrpriten.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam i bindur se ato sanksione &#8211; \u00e7far\u00ebdo qofshin ato, n\u00ebse miratohen &#8211; nuk jan\u00eb t\u00eb drejtuara kund\u00ebr Serbis\u00eb. Ndaj, besoj se do t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb garantuar furnizim t\u00eb sigurt t\u00eb tregut vendas\u201d, thot\u00eb Miqoviq p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/pasojat-qe-do-ti-kishte-serbia-nga-sanksionimi-i-industrise-se-naftes-\/33270072.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radion Evropa e Lir\u00eb<\/a>.<\/p>\n<p>NIS \u00ebsht\u00eb kompania e vetme n\u00eb Serbi, e cila merret me k\u00ebrkimin, prodhimin dhe rafinimin e naft\u00ebs dhe me prodhimin e gazit natyror.<\/p>\n<p>Sipas Vu\u00e7iqit, pron\u00ebsia ruse ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb SHBA-ja t\u00eb planifikoj\u00eb vendosjen e sanksioneve ndaj ish-kompanis\u00eb shtet\u00ebrore, NIS.<\/p>\n<p>Kompania shtet\u00ebrore ruse, Gazprom Neft, ka shumic\u00ebn e aksioneve n\u00eb NIS q\u00eb nga viti 2008, nd\u00ebrsa nga viti 2022, aksione ka edhe kompania e saj m\u00ebm\u00eb, Gazprom.<\/p>\n<p>Gjithsej, ato kan\u00eb 56.15 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve, kurse 29.87 p\u00ebr qind jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Pjesa e mbetur u takon qytetar\u00ebve, punonj\u00ebsve, ish-punonj\u00ebsve dhe aksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl.<\/p>\n<p>Gazprom Neft \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksionet evropiane dhe amerikane, p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs, por prodhuesi m\u00eb i madh n\u00eb bot\u00eb i gazit, Gazprom, nuk i n\u00ebnshtrohet embargos s\u00eb vendeve per\u00ebndimore.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thoshin sanksionet p\u00ebr NIS-in?<\/strong><\/p>\n<p>Departamenti amerikan i Shtetit ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb 16 dhjetor se Shtetet e Bashkuara \u201cnuk i paralajm\u00ebrojn\u00eb publikisht sanksionet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShtetet e Bashkuara mbeten t\u00eb p\u00ebrkushtuara p\u00ebr t\u00eb penguar gjenerimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb Rusis\u00eb, si dhe rrjetet e saj t\u00eb prokurimit dhe financiare, q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur luft\u00ebn e saj kund\u00ebr Ukrain\u00ebs\u201d, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nga DASH-i.<\/p>\n<p>NIS i ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt se operacionet e kompanis\u00eb jan\u00eb duke vazhduar pa probleme dhe se ajo \u201cmbetet e fokusuar n\u00eb vazhdimin e realizimit t\u00eb investimeve q\u00eb ka filluar, si dhe n\u00eb ruajtjen e stabilitetit n\u00eb tregun vendas t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se NIS vazhdon ta monitoroj\u00eb situat\u00ebn aktuale dhe t\u2019i analizoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb skenar\u00ebt e mundsh\u00ebm dhe pasojat e mundshme p\u00ebr operacionet e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Miqoviq thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb spekulohet se \u00e7far\u00eb do t\u00eb sillnin sanksionet e mundshme.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pritet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kompani serbe \u2018me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr\u2019. Ndoshta mund t\u00eb futet ndonj\u00eb parim, q\u00eb m\u00eb pas do ta p\u00ebrfshinte edhe Industrin\u00eb e Naft\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dy kompanive ruse\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Miqoviq kujton se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian mund t\u2019i sanksionojn\u00eb operacionet e kompanive t\u00eb tyre, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zinxhirin e shp\u00ebrndarjes s\u00eb naft\u00ebs, por jo edhe t\u00eb kompanive n\u00eb vendet e treta.<\/p>\n<p>\u201cMetoda aktuale e vendosjes dhe zbatimit t\u00eb sanksioneve duket k\u00ebshtu&#8230; p\u00ebr shembull n\u00eb rastin e Bashkimit Evropian miratohet nj\u00eb direktiv\u00eb q\u00eb i ndalon vendet [an\u00ebtare] t\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes me kompani ose mallra t\u00eb caktuara\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p><strong>\u201cNuk do t\u00eb ket\u00eb mungesa\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Vu\u00e7iq ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb Serbi nuk do t\u00eb ket\u00eb mungesa t\u00eb naft\u00ebs, n\u00eb rast t\u00eb sanksioneve, dhe se \u201cnjer\u00ebzit nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsohen\u201d.<\/p>\n<p>Duke folur m\u00eb 5 janar, ai ka th\u00ebn\u00eb se, edhe sikur shteti t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb gjende t\u00eb importoj\u00eb, ai do t\u00eb ket\u00eb naft\u00eb dhe benzin\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr 85 dit\u00eb dhe se Serbia do t\u2019ia dal\u00eb \u201cedhe n\u00eb kushtet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira\u201d.<\/p>\n<p>Gati 80 p\u00ebr qind e nevojave p\u00ebr naft\u00eb n\u00eb Serbi plot\u00ebsohen nga importi, vler\u00ebsohet n\u00eb raportin vjetor t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Energjis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr vitin 2023. Konsumi total i naft\u00ebs n\u00eb Serbi at\u00eb vit ka qen\u00eb rreth kat\u00ebr milion\u00eb ton\u00eb, sipas raportit.<\/p>\n<p>Nafta n\u00eb Serbi importohet kryesisht p\u00ebrmes nj\u00eb tubacioni me t\u00eb cilin operon kompania JANAF n\u00eb Kroaci. P\u00ebrmes tij, nafta d\u00ebrgohet n\u00eb Kroaci, Hungari, Sllovaki dhe Serbi.<\/p>\n<p>JANAF-i i ka th\u00ebn\u00eb se NIS \u00ebsht\u00eb partneri i tij i vjet\u00ebr dhe m\u00eb i madh afarist, me t\u00eb cilin ka lidhur nj\u00eb \u201ckontrat\u00eb trevje\u00e7are p\u00ebr transportimin e 10 milion\u00eb ton\u00ebve naft\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2026\u201d.<\/p>\n<p><strong>Cilat do t\u00eb ishin pasojat p\u00ebr thesarin e shtetit t\u00eb Serbis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Industria serbe e naft\u00ebs, si nj\u00eb kompleks i madh industrial, kontribuon duksh\u00ebm n\u00eb t\u00eb ardhurat buxhetore, thekson Miqoviq.<\/p>\n<p>\u201cPor, pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave buxhetore \u00ebsht\u00eb rezultat i konsumit t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs, ngado q\u00eb vijn\u00eb\u201d, thot\u00eb ai, duke shtuar se akcizat dhe TVSH-ja q\u00eb rrjedhin nga konsumi i derivateve t\u00eb naft\u00ebs jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, pavar\u00ebsisht n\u00ebse vijn\u00eb nga rafinerit\u00eb vendase apo nga importi.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb nuk do t\u00eb ishte e nj\u00ebjt\u00eb [n\u00eb rastin e sanksioneve], \u00ebsht\u00eb funksionimi i nj\u00eb fabrike t\u00eb madhe industriale. Pra, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb e madhe industriale vendase, p\u00ebr tregun ton\u00eb do t\u00eb funksiononin impiante t\u00eb tjera industriale n\u00eb rajon\u201d, thot\u00eb Miqoviq.<\/p>\n<p>Ai shton se kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte ulje t\u00eb t\u00eb ardhurave buxhetore, p\u00ebr shkak t\u00eb reduktimit t\u00eb funksionimit t\u00eb nj\u00eb fabrike t\u00eb madhe me num\u00ebr t\u00eb madh pun\u00ebtor\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, jam i bindur se sektori i energjis\u00eb do t\u00eb gjej\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj \u00e7do nd\u00ebrprerjeje dhe se tregu do t\u00eb mbetet i furnizuar, sepse n\u00eb histori ka pasur disa her\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb tilla dhe jan\u00eb kap\u00ebrcyer\u201d, thot\u00eb Miqoviq.<\/p>\n<p><strong>\u201cProblemet jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Miqoviq thekson se industria serbe e naft\u00ebs ka nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb furnizimin e tregut vendas.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Ministria serbe e Minierave dhe e Energjetik\u00ebs, rreth 80 p\u00ebr qind e naft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrpunuar n\u00eb l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse motorike n\u00eb rafinerin\u00eb e Pan\u00e7ev\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e NIS-it, importohet, nd\u00ebrsa 20 p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb naft\u00eb nga depozitat vendase n\u00eb veri t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Miqoviq thot\u00eb se mund\u00ebsia e munges\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs \u201cekziston gjithmon\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKa shum\u00eb rreziqe n\u00eb zinxhirin e gjat\u00eb t\u00eb prodhimit, transportit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb naft\u00ebs, q\u00eb shtrihet nga vendet e larg\u00ebta t\u00eb kontinenteve t\u00eb tjera deri n\u00eb stacionin e karburantit n\u00eb fqinj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb\u201d, thot\u00eb ai, por shton se, aktualisht, nuk ka indikacione se do t\u00eb ndodh\u00eb nd\u00ebrprerja.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb, sipas tij, vlen edhe p\u00ebr rritjen e mundshme t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>\u201cProblemet jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme. Jam i bindur se do t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb vazhdimin e p\u00ebrpunimit t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Pan\u00e7ev\u00eb dhe, k\u00ebshtu, nuk do t\u00eb ket\u00eb mungesa\u201d, thot\u00eb Miqoviq.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se e bazon k\u00ebt\u00eb optimiz\u00ebm n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e kaluar me sanksionet per\u00ebndimore kund\u00ebr Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse merret parasysh se si jan\u00eb vendosur sanksionet deri tani kund\u00ebr tregtis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs ruse dhe operacioneve t\u00eb kompanive ruse, gjithmon\u00eb ka pasur nj\u00eb periudh\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr kompanit\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb nga Rusia, por q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebnieje partneriteti me to\u201d, thot\u00eb Miqoviq.<\/p>\n<p><strong>A ka nj\u00eb plan B?<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria e Serbis\u00eb ka miratuar, nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb vendim p\u00ebr themelimin e nj\u00eb trupi koordinues p\u00ebr t\u00eb garantuar furnizime t\u00eb sigurta me naft\u00eb dhe gaz, p\u00ebr shkak t\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, vendosjes s\u00eb mundshme t\u00eb sanksioneve t\u00eb SHBA-s\u00eb kund\u00ebr NIS-it.<\/p>\n<p>Miqoviq thot\u00eb se t\u00eb gjitha vendet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Serbin\u00eb, kan\u00eb planin e tyre t\u00eb reagimit, n\u00eb rast t\u00eb nd\u00ebrprerjeve t\u00eb furnizimit me energji.<\/p>\n<p>\u201cGjithmon\u00eb ekziston mund\u00ebsia q\u00eb furnizimi me naft\u00eb n\u00eb tubacionet e naft\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrpritet. Gjithmon\u00eb ekziston mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb aksident n\u00eb rafineri, ndaj b\u00ebhen plane p\u00ebr reagim\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb nuk ekziston, sipas tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte furnizim afatgjat\u00eb dhe t\u00eb rregullt edhe pa funksionimin e nj\u00eb rafinerie.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u2019i diversifikuar burimet e furnizimit me naft\u00eb pas pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs, Serbia mbetet kryesisht e varur nga produktet ruse t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo var\u00ebsi ka qen\u00eb nj\u00eb nga argumentet kryesore t\u00eb Beogradit zyrtar p\u00ebr t\u00eb mos vendosur sanksione ndaj Mosk\u00ebs &#8211; gj\u00eb q\u00eb BE-ja i k\u00ebrkon ta b\u00ebj\u00eb si vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb k\u00ebt\u00eb bllok.<\/p>\n<p>Pasi BE-ja ka vendosur sanksione t\u00eb reja tregtare ndaj Rusis\u00eb n\u00eb vitin 2022, Serbia dhe Hungaria kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord n\u00eb tetor t\u00eb atij viti q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb tubacion nafte, q\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsonte Serbis\u00eb t\u00eb furnizohej me \u201cnaft\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb nga Uralet, duke u lidhur me tubacionin Druzhba\u201d.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb deklarate t\u00eb m\u00ebhershme t\u00eb ministres serbe t\u00eb Energjis\u00eb, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, nd\u00ebrtimi i k\u00ebtij tubacioni do t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2025.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paralajm\u00ebrimi i autoriteteve serbe se Shtetet e Bashkuara mund t\u00eb vendosin sanksione ndaj Industris\u00eb s\u00eb Naft\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb (NIS), shtron pyetjen se \u00e7far\u00eb pasojash do t\u00eb kishin ato p\u00ebr thesarin e k\u00ebtij shteti dhe popullat\u00ebn e tij?! P\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e sanksioneve ka folur disa her\u00eb presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, nd\u00ebrsa nga SHBA-ja nuk ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1044843,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1044841","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1044841","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1044841"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1044841\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1044843"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1044841"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1044841"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1044841"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}