{"id":1045401,"date":"2025-01-11T20:24:58","date_gmt":"2025-01-11T19:24:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1045401"},"modified":"2025-01-11T23:32:28","modified_gmt":"2025-01-11T22:32:28","slug":"partite-politike-hapin-fushaten-zgjedhore-cka-thane-kandidatet-per-kryeminister","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-2025\/partite-politike-hapin-fushaten-zgjedhore-cka-thane-kandidatet-per-kryeminister\/","title":{"rendered":"Partit\u00eb politike hapin fushat\u00ebn zgjedhore, \u00e7ka than\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr kryeminist\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sot\u00a0 ka nisur edhe zyrtarisht fushata zgjedhore e partive politike p\u00ebr zgjedhjet parlamentare q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 9 shkurt 2025.<\/strong><\/p>\n<p>Partit\u00eb politike n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes kan\u00eb hapur fushat\u00ebn zgjedhore duke k\u00ebrkuar vot\u00ebn e qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shkruan gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Partia n\u00eb pushtet, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje hapjen e fushat\u00ebs e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb sall\u00ebn \u201cShani Nushi\u201d n\u00eb Gjakov\u00eb.\u00a0 Atje Vet\u00ebvendosja prezantoi me sloganin \u201cCep m\u00eb Cep\u201d. \u201cKurr\u00eb nuk do t\u2019ju g\u00ebnjej as zhg\u00ebnjej\u201d, tha kryetari i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, n\u00eb hapjen zyrtare t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb partis\u00eb s\u00eb vet.<\/p>\n<p>Kurti e nisi fushat\u00ebn duke goditur PDK-n\u00eb dhe LDK-n\u00eb. Ai gjat\u00eb fjalimit p\u00ebr k\u00ebto dy parti, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cvendit i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebmin m\u00eb t\u00eb madh me fqinjin m\u00eb t\u00eb keq\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebra prej k\u00ebtyre partive LDK-ja \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb presidentit t\u00eb Serbis\u00eb i thot\u00eb razumem e partia tjet\u00ebr PDK-ja \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb presidentit t\u00eb Serbis\u00eb i thot\u00eb \u2018we are not problematic guys\u2019. Por koalicioni jon\u00eb i thot\u00eb atij qysh \u00ebsht\u00eb, minist\u00ebr i Millosheviqit, aparati shtet\u00ebror i t\u00eb cilit nuk do t\u00eb ket\u00eb vend sepse do ta ndjekim n\u00eb \u00e7do k\u00ebnd cep m\u00eb cop n\u00eb republik\u00ebn e pavarur e progresiste t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cKosov\u00ebn e pavarur, e b\u00ebm\u00eb edhe t\u00eb pavarur nga korrupsioni dhe pazaret me Serbin\u00eb. Prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ton\u00eb fisnike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision t\u00eb madh komb\u00ebtar, kemi nderin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb\u00a0 t\u00eb ju sh\u00ebrbejm\u00eb juve, popullit ton\u00eb\u201d, tha Albin Kurti.<\/p>\n<p>Kurti m\u00eb tej tha se synon edhe kat\u00ebr vite t\u00eb tjera n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb, ku sipas tij, do t\u00eb jet\u00eb qeverisje edhe me laps edhe me gom\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi edhe gom\u00eb edhe laps. Goma e fshin korrupsionin kurse lapsi e shkruan zhvillimin. E, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeverisje edhe me laps p\u00ebr zhvillim edhe me gom\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, 9 shkurti \u00ebsht\u00eb data, e diel \u00ebsht\u00eb dita, Kosova \u00ebsht\u00eb shteti, shteti \u00ebsht\u00eb Republika, shkolla \u00ebsht\u00eb vendvotimi, me zem\u00ebr \u00ebsht\u00eb vota, 118 \u00ebsht\u00eb numri, e jona \u00ebsht\u00eb fitorja\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs, Prishtin\u00eb, fushat\u00ebn zgjedhore e hap\u00ebn partit\u00eb opozitare PDK dhe LDK.<\/p>\n<p>Kreu i PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi n\u00eb tubimi n\u00eb sall\u00ebn &#8220;1 Tetori&#8221;, tha se \u00ebsht\u00eb i bindur q\u00eb pas 9 shkurtit, Kosova do ta ket\u00eb nj\u00eb Kuvend, por edhe nj\u00eb Qeveri t\u00eb re.<\/p>\n<p>Ai tha se nj\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur dhe kjo tha Krasniqi, do t\u00eb b\u00ebhet me programin e PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPas nj\u00eb muaji do ta zgjedhim nj\u00eb Kuvend t\u00eb ri e Kosova do ta ket\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb re, q\u00eb ju qytetar\u00ebt do ta p\u00ebrcaktoni. Jam i bindur se ky do t\u00eb jet\u00eb rezultati i k\u00ebtyre zgjedhjeve \u2013 nj\u00eb qeveri e re. Besoj se Kosova meriton dhe mundet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb Kosov\u00eb ku \u00e7do qytetar do t\u00eb jetoj\u00eb me dinjitet, krenari e me shum\u00eb mund\u00ebsi. Nj\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme, k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb Bedri Hamza me ekipin e tij. Ne ofrojm\u00eb nj\u00eb plan konkret, nj\u00eb program t\u00eb detajuar e realisht t\u00eb realizuesh\u00ebm, i cili do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse zgjodh\u00ebm Hamz\u00ebn q\u00eb ta na prij\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Bedri Hamza \u00ebsht\u00eb kryeministri m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb mund ta ket\u00eb Kosova sot. Jam i bindur q\u00eb Kuvendi dhe Qeveria e re jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira se k\u00ebto q\u00eb i kemi sot. Ju dhe un\u00eb e dim\u00eb se rrug\u00ebtimi yn\u00eb nuk ka qen\u00eb fare i leht\u00eb, kemi kaluar n\u00ebp\u00ebr sfida, por kemi mbijetuar t\u00eb gjitha furtunave. Asnj\u00eb parti tjet\u00ebr nuk do t\u00eb arrinte t\u00eb mbijetonte n\u00eb rrethana t\u00eb tilla\u201d, tha Krasniqi n\u00eb hapjen zyrtare t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kandidati i PDK-s\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Bedri Hamza\u00a0 \u00ebsht\u00eb zotuar p\u00ebr rritje t\u00eb pagave dhe pensioneve, zhvillim ekonomik, siguri energjetike, sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, arsim cil\u00ebsor, si dhe kultivimin e raporteve t\u00eb mira me aleat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKemi shum\u00eb shembuj t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb vendosur Kosov\u00ebn t\u00eb par\u00ebn. E kan\u00eb vendosur Kosov\u00ebn edhe para vetes. Gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate, kam pasur nderin t\u00eb takoj shum\u00eb heronj t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb ton\u00eb. Kam takuar burra, q\u00eb me duar t\u00eb plasaritura sigurojn\u00eb buk\u00ebn e p\u00ebrditshme. N\u00ebna q\u00eb me forc\u00eb t\u00eb pashtershme i mbajn\u00eb familjet. Kam takuar t\u00eb rinj t\u00eb talentuar, gjithandej Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt me energji t\u00eb madhe punojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme ma t\u00eb mir\u00eb. Jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz, forca e heshtur e Kosov\u00ebs, ata q\u00eb m\u00eb inspirojn\u00eb. Ata m\u00eb bindin se mund ta nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb, ku \u00e7do sakrific\u00eb shp\u00ebrblehet. Ky vizion p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb ma t\u00eb mir\u00eb, ku secili qytetar p\u00ebrparon, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. \u00cbsht\u00eb premtim. Nj\u00eb premtim p\u00ebr \u00e7do familje, \u00e7do t\u00eb ri e t\u00eb re, \u00e7do t\u00eb moshuar, q\u00eb do t\u00eb punoj pa u ndalur p\u00ebr t\u2019ua p\u00ebrmir\u00ebsuar mir\u00ebqenien n\u00eb shtetin ton\u00eb. Po, Kosova mundet ma mir\u00eb\u201d, tha Hamza.<\/p>\n<p>Hamza u ka b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb zhg\u00ebnjyer q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e kan\u00eb votuar partin\u00eb n\u00eb pushtet t\u00eb besojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, sepse si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Kosova mundet ma mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u2019ju drejtohem edhe atyre q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e kan\u00eb votuar partin\u00eb n\u00eb pushtet. Atyre q\u00eb e kan\u00eb humbur shpres\u00ebn dhe ndihen t\u00eb zhg\u00ebnjyer ose t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore. Shum\u00eb prej jush, para kat\u00ebr vitesh, me mir\u00ebbesim, votuat p\u00ebr ndryshim. Por, tani keni mbetur t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga premtimet e thyera dhe fjal\u00ebt q\u00eb nuk u mbajt\u00ebn. Un\u00eb mund t\u00eb flas shum\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtimet e shumta t\u00eb k\u00ebsaj qeverie gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit. P\u00ebr stagnimin ekonomik, p\u00ebr izolimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr p\u00ebrkeq\u00ebsimin e mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb, p\u00ebr ngritjen e \u00e7mimeve e shum\u00eb d\u00ebshtime t\u00eb tjera me pasoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shtetin dhe juve. Por, sot e konsideroj shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u2019ju shikoj n\u00eb sy secilin prej jush dhe t\u2019ju k\u00ebrkoj t\u00eb besoni p\u00ebrs\u00ebri\u201d, theksoi Hamza.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kandidati p\u00ebr Kryeminist\u00ebr i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hapur fushat\u00ebn zgjedhore me nj\u00eb tubim n\u00eb Pallatin e Rinis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij, Abdixhiku iu drejtua t\u00eb pranishm\u00ebve me tone t\u00eb shpres\u00ebs p\u00ebr ndryshim, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryetari i LDK-s\u00eb tha se ky tubim sh\u00ebnon fillimin e nj\u00eb kapitulli t\u00eb ri p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr historin\u00eb e popullit t\u00eb saj, n\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e quajti \u201ckryengritjen e djatht\u00eb komb\u00ebtare \u2013 si thirrje monumentale e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs!\u201d<\/p>\n<p>Sipas tij, ndryshimi i shum\u00ebpritur do t\u00eb nis\u00eb pik\u00ebrisht nga ky tubim dhe do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me nj\u00eb fitore t\u00eb madhe n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit.<\/p>\n<p>\u201cSonte, sh\u00ebnojm\u00eb fillimin e nj\u00eb kapitulli t\u00eb ri p\u00ebr Kosov\u00ebn! Sonte sh\u00ebnojm\u00eb nj\u00eb moment definues t\u00eb historis\u00eb s\u00eb popullit ton\u00eb! Sonte, sh\u00ebnojm\u00eb kryengritjen e djatht\u00eb komb\u00ebtare \u2013 si thirrje monumentale e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>Dhe ju them, ju premtoj, zotohem, se \u00e7far\u00eb kemi nisur sot k\u00ebtu, do t\u00eb kushtroj\u00eb fort e do t\u00eb mbahet n\u00eb mend gjat\u00eb, jo vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij muaji elektoral, por do t\u00eb kushtroj\u00eb fort e gjat\u00eb, p\u00ebr gjenerata t\u00eb t\u00ebra q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb pas. Do t\u00eb shikojm\u00eb me mburrje n\u00eb k\u00ebt\u00eb 11 janar, e do t\u00eb kuptojm\u00eb, se ndryshimi i shkurtit nisi mu n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb! Nga kjo sall\u00eb LDK \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb! \u00cbsht\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u2019u mos u ndalur&#8221;, deklaroi Abdixhiku.<\/p>\n<p>Abdixhiku, ka premtuar se q\u0451 n\u0451 jav\u0451n e par\u0451 t\u0451 gjith\u0451 sh\u0451rbyesve civil do t\u0451 ua rrisin pag\u0451n me koeficient 150 euro.<\/p>\n<p>\u201c500 milion\u0451 euro invesim p\u0451r centralim me gaz amerikan. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb bredhin p\u00ebr sh\u00ebrim n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjitha familjet tona, k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb Spitalin e Ri t\u00eb Kosov\u00ebs, me plot 500 milion\u00eb euro investim n\u00eb t\u00eb. Spital i ri, lokacion i ri, nd\u00ebrtesa t\u00eb reja, pajisje t\u00eb reja, sh\u00ebndet\u00ebsi moderne si\u00e7 e meriton vendi jon\u00eb bukur e p\u00ebrrallor\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, ka njoftuar se fushat\u00ebn do ta hap\u00eb nes\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb tubim n\u00eb sall\u00ebn &#8220;1 Tetori&#8221; n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb flet\u00ebvotim, qytetar\u00ebt do t\u00eb mund t\u00eb zgjedhin nj\u00eb subjekt politik dhe deri n\u00eb dhjet\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim pas miratimit t\u00eb Ligjit t\u00eb ri p\u00ebr zgjedhjet. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, qytetar\u00ebt kan\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjedhin deri n\u00eb pes\u00eb kandidat\u00eb.<\/p>\n<p>Secila parti e certifikuar mund t\u00eb ket\u00eb deri n\u00eb 110 kandidat\u00eb n\u00eb list\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto lista do t\u00eb zgjidhet p\u00ebrb\u00ebrja e re e Kuvendit me 120 ul\u00ebse dhe deputet\u00ebt m\u00eb pas zgjedhin Qeverin\u00eb e re. Qeveria aktuale n\u00eb Kosov\u00eb udh\u00ebhiqet nga Albin Kurti, kreu i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur heshtja zgjedhore fillonte nj\u00eb dit\u00eb para votimeve, me ndryshimet ligjore t\u00eb k\u00ebtij viti, ajo tashm\u00eb do t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb minut\u00eb para hapjes s\u00eb qendrave t\u00eb votimit \u2013 n\u00eb or\u00ebn 07:00 \u2013 dhe do t\u00eb zgjas\u00eb deri n\u00eb mbylljen e tyre, n\u00eb or\u00ebn 19:00 t\u00eb 9 shkurtit. Pra, heshtja zgjedhore do t\u00eb zgjas\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb 12 or\u00ebve t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>K\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb zgjedhjet e para t\u00eb rregullta q\u00eb Kosova mban q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 2008. Deri m\u00eb tani, n\u00eb vend jan\u00eb mbajtur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zgjedhjesh t\u00eb parakohshme.\/Reporteri.net\/<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"BenFcsWj8M\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-2025\/krejt-cfare-duhet-te-dini-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit\/\">Krejt \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb dini p\u00ebr zgjedhjet e 9 shkurtit<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cKrejt \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb dini p\u00ebr zgjedhjet e 9 shkurtit\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/zgjedhjet-2025\/krejt-cfare-duhet-te-dini-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit\/embed\/#?secret=JnbP7g00wV#?secret=BenFcsWj8M\" data-secret=\"BenFcsWj8M\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot\u00a0 ka nisur edhe zyrtarisht fushata zgjedhore e partive politike p\u00ebr zgjedhjet parlamentare q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 9 shkurt 2025. Partit\u00eb politike n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes kan\u00eb hapur fushat\u00ebn zgjedhore duke k\u00ebrkuar vot\u00ebn e qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shkruan gazeta online Reporteri.net. Partia n\u00eb pushtet, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje hapjen e fushat\u00ebs e ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1045403,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2553],"tags":[],"class_list":["post-1045401","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-2025"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1045401","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1045401"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1045401\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1045403"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1045401"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1045401"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1045401"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}