{"id":10475,"date":"2019-03-26T19:48:18","date_gmt":"2019-03-26T18:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=10475"},"modified":"2019-03-26T20:26:09","modified_gmt":"2019-03-26T19:26:09","slug":"aksidenti-tragjik-ne-gjilan-pronari-ka-nje-arsye-banale-pse-nuk-regjistroi-kamionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/aksidenti-tragjik-ne-gjilan-pronari-ka-nje-arsye-banale-pse-nuk-regjistroi-kamionin\/","title":{"rendered":"Aksidenti tragjik n\u00eb Gjilan, arsyeja banale e pronarit pse nuk regjistroi kamionin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb nga personat q\u00eb q\u00ebndron prapa disa bizneseve mir\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb vend, momentalisht ndodhet prapa grilave, n\u00ebn dyshimet se nuk e kishte regjistruar kamionin q\u00eb doli nga kontrolli e shkaktoi ngjarjen tragjike t\u00eb shtat\u00eb marsit n\u00eb Gjilan ku mbeti nj\u00eb person i vdekur, e u l\u00ebnduan dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Para prokuroris\u00eb, pronari i VEV Group, V. Tigani ka pranuar se nuk ka regjistruar kamionin p\u00ebr t\u2019i ikur tatimit, duke u arsyetuar se t\u00eb nj\u00ebjtit ja kishte kryer kontrollet e nevojshme<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vite, nj\u00eb nga kamion\u00ebt q\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr shp\u00ebrndarje t\u00eb mallit nga kompania VEV Group qarkulloi pa qen\u00eb i regjistruar. Nj\u00ebjt\u00eb kishte ndodhur edhe m\u00eb 7 mars, kur nj\u00eb nga shofer\u00ebt e kompanis\u00eb, Mustaf\u00eb Avdija nga Peja, kishte shkuar p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb uj\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit, me po t\u00eb nj\u00ebjtin kamion t\u00eb paregjistruar.<\/p>\n<p>Derisa kishte kryer nj\u00eb porosi, e kishte vazhduar rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb pjes\u00ebn e cila t\u00eb \u00e7on n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit e ku kamioni t\u00eb cilin ai e voziste doli nga kontrolli dhe shkaktoi nj\u00eb aksident, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u p\u00ebrfshin\u00eb shum\u00eb vetura, e ku mbeti i vdekur edhe furrtari Qerim \u00c7o\u00e7aj.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs menj\u00ebher\u00eb ndaloi shoferin e kamionit, e pas k\u00ebsaj u b\u00eb e ditur se ishte ndaluar edhe pronari i kompanis\u00eb n\u00ebn dyshimet p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMbik\u00ebqyrja e pand\u00ebrgjegjshme e trafikut publik\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj u b\u00eb e ditur se mjeti i cili po vozitej tash e disa vite nga shoferi i kompanis\u00eb po qarkullonte pa regjistrim e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pronari i kompanis\u00eb V.Tigani do t\u00eb flas\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Prokuroria Themelore e Gjilanit ka angazhuar ekspert\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ekspertiz\u00ebn e kamionit, kjo ka ndodhur me dat\u00ebn 22, e tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb duke pritur rezultati.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar 20 dit\u00eb nga rasti ku mbeti i vdekur nj\u00eb person, disa t\u00eb l\u00ebnduar e u shkaktuan d\u00ebme materiale, ende po vazhdohet intervistimi i d\u00ebshmitar\u00ebve e t\u00eb dyshuarve.<\/p>\n<p>Prokurorja e rastit, Rozalinda Manastiri ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh i njer\u00ebzve q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb zbardhje t\u00eb rastit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb premten kan\u00eb ardh e kan\u00eb k\u00ebqyr\u00eb i kan\u00eb ba ekzaminimet po po ekspertiz\u00eb p\u00ebrfundimtare ende nuk kan\u00eb ardh p\u00ebr kamionin q\u00eb shkaktoi aksidentin. Jemi duke i marr\u00eb n\u00eb pyetje n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit, d\u00ebshmitar\u00ebt e nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb din\u00eb\u201d, ka deklaruar ajo p\u00ebr Express.<\/p>\n<p>Prokuroria e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan po ashtu ka konfirmuar se tashm\u00eb dihet se kamioni po qarkullonte q\u00eb nga viti 2017-t\u00eb pa qen\u00eb i regjistruar.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nj\u00eb arsyetim pse kamioni i kompanis\u00eb po vozitjes pa qen\u00eb i regjistruar u dha nga avokati i t\u00eb dyshuarit Tigani, Abdylaziz Sadiku.<\/p>\n<p>Sadiku \u00ebsht\u00eb shprehur se klienti i tij tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, nd\u00ebrkaq, ka dh\u00ebn\u00eb edhe versionin e tij se pse nuk e kishte regjistruar kamionin.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje i dyshuari edhe vozit\u00ebsi, pronari i kompanis\u00eb dhe bashk\u00eb vozit\u00ebsi q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb dit\u00ebn kritike me vozit\u00ebsin dhe procedura \u00ebsht\u00eb end\u00eb n\u00eb zhvillim ka ende shum\u00eb prova t\u00eb tjera\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Tutje, ai ka konfirmuar se prokuroria po heton edhe pjes\u00ebn se pse kamioni nuk ka qen\u00eb i regjistruar, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb klienti i tij ka dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb arsyetim para prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria \u00ebsht\u00eb duke hetuar se kamioni s\u2019ka mujt me u regjistru. Nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar p\u00ebr shkak t\u00eb disa arsyeve kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se ka qen\u00eb nj\u00eb barr\u00eb tatimore p\u00ebr at\u00eb s\u2019kan\u00eb mujt me e pagu\u201d, thot\u00eb avokati.<\/p>\n<p>Por, \u00e7\u00ebshtja e regjistrimit sipas avokatit nuk ka qen\u00eb shkak i aksidentit, pasi q\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka mundur t\u00eb ndodhte edhe po q\u00eb se i nj\u00ebjti do t\u00eb ishte n\u00eb rregull me dokumente.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, V.Tigani ka deklaruar para prokuroris\u00eb, se edhe pse nuk e kishte regjistruar kamionin me t\u00eb cilin pun\u00ebtor\u00ebt e tij shp\u00ebrndanin mall t\u00eb nj\u00ebjtit ia kishte kryer disa kontrolle teknike.<\/p>\n<p>Shoferi i kamionit e edhe pronari tashm\u00eb po q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb paraburgim derisa prokuroria \u00ebsht\u00eb ende duke mbledhur provat.<\/p>\n<p>Arsyetimi pronarit t\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb q\u00ebndron prapa disa bizneseve t\u00eb njohura n\u00eb vend se nuk kishte kryer obligimet p\u00ebr t\u2019i ikur procedurave t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb tatimit, v\u00eb dyshimet se a ka vepruar V.Tigani n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin edhe n\u00eb raste tjera.<\/p>\n<p>Aksidenti i 7 marsit la t\u00eb vdekur 41-vje\u00e7arin Qerim \u00c7o\u00e7aj q\u00eb u varros nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb Has t\u00eb Prizrenit. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga personat q\u00eb q\u00ebndron prapa disa bizneseve mir\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb vend, momentalisht ndodhet prapa grilave, n\u00ebn dyshimet se nuk e kishte regjistruar kamionin q\u00eb doli nga kontrolli e shkaktoi ngjarjen tragjike t\u00eb shtat\u00eb marsit n\u00eb Gjilan ku mbeti nj\u00eb person i vdekur, e u l\u00ebnduan dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb. Para prokuroris\u00eb, pronari i VEV [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":10479,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-10475","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10475","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10475"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10475\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10479"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10475"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10475"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10475"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}