{"id":1049897,"date":"2025-01-23T13:59:28","date_gmt":"2025-01-23T12:59:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1049897"},"modified":"2025-01-23T14:28:37","modified_gmt":"2025-01-23T13:28:37","slug":"parashikimi-i-shenoll-muharremit-vv-bie-ne-38-do-ta-kete-te-veshtire-ta-krijoje-qeverine-e-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-2025\/parashikimi-i-shenoll-muharremit-vv-bie-ne-38-do-ta-kete-te-veshtire-ta-krijoje-qeverine-e-re\/","title":{"rendered":"Parashikimi i Shenoll Muharremit: VV bie n\u00eb 38%, do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta krijoj\u00eb qeverin\u00eb e re"},"content":{"rendered":"<p><strong>Analisti Shenoll Muharremi ka parashikuar se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje do ta kryesoj\u00eb gar\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit, por do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb qeverin\u00eb e re.<\/strong><\/p>\n<p>Kjo, ngase sipas Shenollit, partia n\u00eb pushtet nuk pritet t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 38% t\u00eb votave. P\u00ebr ta mbajtur pushtetin, ai thot\u00eb se LVV-s\u00eb i duhen minimum 46% t\u00eb votave dhe 50 deputet\u00eb p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb n\u00eb koalicion me nj\u00eb grup t\u00eb pakicave.<\/p>\n<p>Por Shenolli potencon se duke marr\u00eb parasysh edhe gjuh\u00ebn polarizuese dhe armiq\u00ebsore t\u00eb fushat\u00ebs ndaj partive t\u00eb tjera, Kurti do ta ket\u00eb tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta formoj\u00eb qeverin\u00eb e re.<\/p>\n<p>&#8220;Megjithat\u00eb, menaxhmenti i partis\u00eb s\u00eb tyre po p\u00ebrdor strategji q\u00eb me siguri do ta p\u00ebrjashtojn\u00eb LVV-n\u00eb nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb, edhe pse do t\u2019i fitoj\u00eb votat. I fiton votat, del e para&#8230; por e humb pushtetin dhe ndikimin. Ky \u00ebsht\u00eb rezultati eventual i k\u00ebsaj strategjie elektorale t\u00eb LVV-s\u00eb. Ky nuk \u00ebsht\u00eb opsioni m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb ka n\u00eb dispozicon Kosova. Demokracia k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim, e kur je politik\u00eb duhet shpesh t\u00eb b\u00ebsh edhe kompromise kur jo gjithmon\u00eb idea jo gjithmon\u00eb fiton ideja jote, por r\u00ebnd\u00ebsi ka e mira e p\u00ebrgjithshme&#8221;, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera ai.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>LVV: Fiton Votat, Kryeson Gar\u00ebn, por Humb Pushtetin?<\/p>\n<p>Strategjia e Albin Kurtit po duket sikur nj\u00eb rrug\u00ebtim drejt opozit\u00ebs. Dje e kam testuar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb n\u00ebnkuptonte n\u00ebse LVV tkurret nga niveli i vitit 2021, por rritet nga baza e tyre, apo realiteti i zgjedhjeve t\u00eb 2019-\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe ky skenar sugjeron dhe konfirmon se LVV po shkon potencialisht drejt nivelit n\u00eb rajonin e 300 mij\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit. Graviteti po e t\u00ebrheq LVV-n\u00eb drejt realitetit dhe baz\u00ebs s\u00eb saj, pasi viti 2021 ishte di\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme, jo reale, e paq\u00ebndrueshme.<br \/>\nNj\u00eb mesatare mes 2021 dhe 2019, apo nj\u00eb rezultat q\u00eb e korrigjon nga zgjedhjet e fundit, por ende pasqyron dominimin dhe rritjen e tyre nga viti 2019, n\u00ebnkupton q\u00eb LVV do t\u00eb ket\u00eb rreth 330 mij\u00eb vota n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit. Me skenarin e 830 mij\u00eb votave dalje, kjo n\u00ebnkupton rreth 38% t\u00eb votave dhe 43 vende n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. LVV-s\u00eb i duhen minimum 46% t\u00eb votave dhe 50 deputet p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb n\u00eb koalicion me nj\u00eb grup t\u00eb pakicave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar, duke marr\u00eb parasysh gjuh\u00ebn dhe stilin elektoral polarizues dhe armiq\u00ebsor kund\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebve, LVV dhe Albin Kurti do ta ken\u00eb tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb formojn\u00eb qeverin\u00eb e re. Ky rezultat, kur integrohen pozicionet e skajshme q\u00eb nuk lejojn\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr kompromise me t\u00eb tjer\u00ebt, e d\u00ebrgon LVV-n\u00eb n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb strategji e zgjuar nga LVV? A \u00ebsht\u00eb kjo di\u00e7ka q\u00eb Kurti d\u00ebshiron? N\u00ebse LVV dhe Albin Kurti e kan\u00eb nd\u00ebrtuar strategjin\u00eb elektorale ashtu si\u00e7 e paraqesin &#8220;suksesin&#8221; ekonomik t\u00eb Kosov\u00ebs vitet e fundit, ky mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb keqkuptim dhe nj\u00eb strategji e gabuar nga kampi i LVV-s\u00eb. Fiton votat, por e humbas pushtetin.<br \/>\nKosova ka nevoj\u00eb jo p\u00ebr polarizime t\u00eb thella, por p\u00ebr parti t\u00eb matura, t\u00eb cilat n\u00eb momente t\u00eb caktuara b\u00ebjn\u00eb kompromise p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, LVV, sipas k\u00ebtij skenari t\u00eb rezultateve, e meriton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qeveri si partia kryesore, por duhet t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me nj\u00eb parti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, menaxhmenti i partis\u00eb s\u00eb tyre po p\u00ebrdor strategji q\u00eb me siguri do ta p\u00ebrjashtojn\u00eb LVV-n\u00eb nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb, edhe pse do t\u2019i fitoj\u00eb votat. I fiton votat, del e para&#8230; por e humb pushtetin dhe ndikimin. Ky \u00ebsht\u00eb rezultati eventual i k\u00ebsaj strategjie elektorale t\u00eb LVV-s\u00eb. Ky nuk \u00ebsht\u00eb opcioni m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb ka n\u00eb dispozicon Kosova. Demokracia k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim, e kur je politik\u00eb duhet shpesh t\u00eb b\u00ebsh edhe kompromise kur jo gjithmon\u00eb idea jo gjithmon\u00eb fiton ideja jote, por r\u00ebnd\u00ebsi ka e mira e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshenoll.muharremi%2Fposts%2Fpfbid0SdrDAiAANzm1i7TBFJ38PrKVAABrSJgPcDYwzjMmZDeX7jzvacyhkEX73X6z89qQl&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"279\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti Shenoll Muharremi ka parashikuar se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje do ta kryesoj\u00eb gar\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit, por do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb qeverin\u00eb e re. Kjo, ngase sipas Shenollit, partia n\u00eb pushtet nuk pritet t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 38% t\u00eb votave. P\u00ebr ta mbajtur pushtetin, ai thot\u00eb se LVV-s\u00eb i duhen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1049905,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2553],"tags":[],"class_list":["post-1049897","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-2025"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1049897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1049897"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1049897\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1049905"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1049897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1049897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1049897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}