{"id":1050049,"date":"2025-01-23T21:06:22","date_gmt":"2025-01-23T20:06:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1050049"},"modified":"2025-01-24T19:24:09","modified_gmt":"2025-01-24T18:24:09","slug":"deme-elshani-lajmerohet-pas-22-vitesh-ne-arrati-as-une-as-nipi-im-nuk-sulmuam-familjen-dezdari-shperthimin-mund-ta-kete-kryer-meriton-mjekiqi-shkaku-i-reketit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/deme-elshani-lajmerohet-pas-22-vitesh-ne-arrati-as-une-as-nipi-im-nuk-sulmuam-familjen-dezdari-shperthimin-mund-ta-kete-kryer-meriton-mjekiqi-shkaku-i-reketit\/","title":{"rendered":"Dem\u00eb Elshani lajm\u00ebrohet pas 22 vitesh n\u00eb arrati: &#8220;As un\u00eb, as nipi im nuk sulmuam familjen Dezdari \u2013 shp\u00ebrthimin mund ta ket\u00eb kryer Meriton Mjekiqi, shkaku i reketit&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb shp\u00ebrthim i or\u00ebve t\u00eb para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb Pej\u00eb, ka rikthyer edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje Adem Elshanin, i njohur si Dem\u00eb Elshani \u2013 50 vje\u00e7arin nga Ozdrimi i Pej\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb arratisur nga Kosova qysh prej vitit 2003, e q\u00eb k\u00ebrkohet nga Policia e Kosov\u00ebs p\u00ebr dy vrasje e 3 tjera t\u00eb mbetura n\u00eb tentativ\u00eb. Dema, ndaj t\u00eb cilit qysh n\u00eb vitin 2017 ka edhe flet\u00ebarrest nd\u00ebrkomb\u00ebtar aktiv,<\/strong><strong> \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebruar t\u00eb enjten n\u00eb format e kontaktit t\u00eb gazet\u00ebs Reporteri.net dhe ka folur ekskluzivisht p\u00ebr mediumin, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb 22 vite pas &#8220;zhdukjes&#8221; s\u00eb tij nga vendi.\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Alban Dezdari, nj\u00eb i d\u00ebnuar nga gjykata p\u00ebr rastin e vrasjes s\u00eb dy polic\u00ebve t\u00eb UNMIK-ut m\u00eb 2004, p\u00ebr shp\u00ebrthimin e s\u00eb enjtes, me granat\u00eb dore, n\u00eb lokalin e familjes s\u00eb tij, q\u00eb ndodhet n\u00eb katin p\u00ebrdhes t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, akuzoi Dem\u00eb Elshanin.<\/p>\n<p>\u201c<em>V\u00ebllain tim e ka k\u00ebrc\u00ebnuar personalisht Dem\u00eb Elshani. S\u00eb pari e kan\u00eb thirrur p\u00ebr nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr zbardhjen e rastit t\u00eb nj\u00eb biznesi tjet\u00ebr, q\u00eb ai [Elshani, v.j] e ka gjujt\u00eb nj\u00eb biznes tjet\u00ebr<\/em>\u201d, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shperthimi-ne-peje-cak-biznesi-i-familjes-se-alban-dezdarit-kjo-eshte-nga-deme-elshani\/\">ka th\u00ebn\u00eb nd\u00ebr tjera Alban Dezdari, pak or\u00eb pas shp\u00ebrthimit<\/a>.<\/p>\n<p>Deklarata e Dezdarit u transmetua edhe n\u00eb gazet\u00ebn online Reporteri.net, dhe pak or\u00eb pas publikimit t\u00eb saj, n\u00eb redaksi t\u00eb mediumit, p\u00ebrmes telefonit u paraqiten familja Elshani, e p\u00ebrmes tyre, m\u00eb von\u00eb, ekskluzivisht p\u00ebr gazet\u00ebn Reporteri.net foli edhe vet\u00eb i arratisuri Dem\u00eb Elshani.<\/p>\n<p>\u201c<em>O pasha zot\u00ebn se kam sulmu, ato. At\u00eb rrenc. At\u00eb kriminel, nuk e kam sulmu<\/em>\u201d, tha Dem\u00eb Elshani n\u00eb reagimin p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net, n\u00eb paraqitjen e tij t\u00eb par\u00eb publike 22 vite pas ikjes nga Kosova.<\/p>\n<p><iframe title=\"EKSKLUZIVE: Dem\u00eb Elshani lajm\u00ebrohet pas 22 vitesh n\u00eb arrati \u2013 k\u00ebrc\u00ebnon, shan\u00eb dhe l\u00ebshon akuza\" width=\"500\" height=\"281\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/Qs7rym4B42U?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>\u201c<em>Alban Dezdarin nuk e kam sulmu as nuk e kom pas nijet me e sulmu<\/em>\u201d, tha ai duke mohuar kategorikisht p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb rastin e sot\u00ebm, por duke l\u00ebn\u00eb porosi k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr n\u00eb t\u00eb ardhmen ndaj Alban Dezdarit dhe v\u00ebllait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201c<em>K\u00ebrc\u00ebnime jan\u00eb se nj\u00eb njeri q\u00eb mu m\u00eb ka vjedh\u00eb edhe vjen ma njollos\u00eb emrin, me ardh\u00eb nj\u00eb hajn, nj\u00eb kriminel, e m\u00eb than\u00eb q\u00eb prej tij e kem. Ku pe din q\u00eb prej meje. Un\u00eb kurr\u00eb nuk e kam thirr\u00eb me kercenu, nuk \u00ebsht\u00eb e vert\u00ebt\u00eb. Ai, Kurbin Dezdari, m\u00eb ka thirr\u00eb mu, se ka pas numrin tem. Un\u00eb e kam kontaktu me Buqukt, un\u00eb e kam shti me jau marr pijet Buqukt, kur jan\u00eb kan\u00eb ata mir\u00eb me mu, deri kur e kam zbulu q\u00eb m\u00eb kan\u00eb vjedh\u00eb e m\u00eb kan\u00eb tradhtu<\/em>\u201d, tha Dem\u00eb Elshani n\u00eb bised\u00ebn ekskluzive me gazet\u00ebn online Reporteri.net, e cila n\u00eb versionin audio do t\u00eb publikohet t\u00eb premten.<\/p>\n<p>\u201c<em>Un\u00eb nuk merrna me gjujt\u00eb bume n\u00ebp\u00ebr shpija<\/em>\u201d, tha Adem Elshani, i njohur si Dema, i arratisur q\u00eb 22 vite nga Kosova, i cili pos q\u00eb e largoi nga vetja p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrthimin e or\u00ebve t\u00eb para t\u00eb m\u00ebngjesit n\u00eb rrug\u00ebn \u201cBesnik Lajqi\u201d n\u00eb Pej\u00eb, nga akti e distancoi edhe nipin e tij Q\u00ebndrim Elshanin, t\u00eb cilin e p\u00ebrmendi gjithashtu Alban Dezdari n\u00eb deklarat\u00ebn e tij, <a href=\"https:\/\/paparaci.com\/482247\/alban-dezdari-per-sulmin-ne-biznesin-e-familjes-kjo-eshte-nga-deme-elshani-kunder-vellait-tim\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">t\u00eb enjten gjat\u00eb dit\u00ebs<\/a>.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nipi jem Q\u00ebndrimi nuk e ban\u00eb kurr\u00eb k\u00ebto. Un\u00eb garantoj me jet\u00eb, se Q\u00ebndrimi as s\u2019ja ka ba kurr\u00eb kuj, as nuk ja ban kurr\u00eb kuj, nj\u00eb gja t\u00eb till\u00eb. A more vesh? Nuk jami na tinzaka me dal\u00eb mas shpine. Ai duhet me u rujt prej atyne q\u00eb ju ka qit\u00eb reket, duhet me u rujt prej atyne q\u00eb jau ka kall\u00eb biznisin e rent-a-car\u2019it<\/em>\u201d, tha Dem\u00eb Elshani, i cili po ashtu pretendoi se nipi i tij Q\u00ebndrimi \u00ebsht\u00eb invalid.<\/p>\n<p>\u201c<em>Me pa dasht\u00eb me e gjujt\u00eb e me i kall shpija nuk i kisha ba kallxim penal<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb bised\u00ebn e ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net, Dem\u00eb Elshani p\u00ebrmendi dhe implikoi edhe disa t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sipas tij, shkaku i t\u00eb b\u00ebmave t\u00eb tyre kriminale kan\u00eb mundur ta ken\u00eb sulmuar familjen Dezdarin, n\u00eb lokalin e tyre q\u00eb ndodhet n\u00eb katin p\u00ebrdhese\u00a0t\u00eb objektit ku banojn\u00eb n\u00eb Pej\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e tyre ai p\u00ebrmendi edhe personazhin e njohur t\u00eb showbizz&#8217;it, Meriton Mjekiqin. Derisa, Dezdarin e implikoi n\u00eb disa vepra penale, q\u00eb sipas tij i ka kryer nd\u00ebrvite.<\/p>\n<p>\u201c<em>Alban Dezdari \u00ebsht\u00eb i njohur s\u00eb \u00ebsht\u00eb kriminel. E ka kidanpu edhe u d\u00ebnu p\u00ebr djal t\u00eb M.C. [em\u00ebr i njohur p\u00ebr redaksin\u00eb]. Un\u00eb kam ndermjet\u00ebsu p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e tij, me T. Elshanin, kur e ka grabit qiken e tij, kam ndermjetu e nu qat Kurbinin, ai m\u00eb ka tradhtu mu bashk\u00eb me Albanin, ma kan\u00eb marr\u00eb bagerin edhe bojshin hajgare thojshin e kemi ndrru me M. I. [em\u00ebr i njohur p\u00ebr redaksin\u00eb] me drog\u00eb. Alban Dezdarit duhet m\u00eb i than ma fort \u00ebsht\u00eb dasht\u00eb me u rujt ti prej djalit t\u00eb M. I., q\u00eb e ke zhdryp prej kerrit dhe djalit t\u00eb atij tjetrit q\u00eb ja ke marr\u00eb kerrin, edhe Meriton Mjekiqit. A e ngjen t\u00eb Big Brother? 50 mij\u00eb Euro, ja ka qit\u00eb reket<\/em>\u201d, pretendoi Dem\u00eb Elshani p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ai m\u00eb ka borxh mu, un\u00eb e kam qit\u00eb q\u00eb ma ka vjedh\u00eb bagerin, tashti ai thot\u00eb se ja kam kall un\u00eb shpin\u00eb. O ti djal, ja ka kall Meriton Mjekiqi, ja ka kall ai q\u00eb i ka qit\u00eb gjoba p\u00ebrmbi 200 mij\u00eb Euro. [&#8230;] Meriton Mjekiqi ja ka kry sigurisht, se Meriton Mjekiqit i ka qit reket. Ai munet se njeri kur t\u2019i qitish reket ta bon<\/em>\u201d, tha Dem\u00eb Elshani p\u00ebr Reporteri.net.<\/p>\n<p>Gazeta Online Reporteri.net, gjat\u00eb t\u00eb enjtes, nuk ka arritur t\u00eb bije n\u00eb kontakt me Meriton Mjekiqin, por do t\u00eb sigurohet q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb k\u00ebng\u00ebtari dhe moderatori kosovar t\u00eb jet\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr tu deklaruar p\u00ebr pretendimet e Dem\u00eb Elshanit, t\u2019i ofroj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"0e47EajGLd\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/nuk-kam-gjujt-bume-meriton-mjekiqi-i-kunderpergjigjet-deme-elshanit-publikon-foto-krah-alban-dezdarit-mu-reket-jo\/\">&#8220;Nuk kam gjujt bume&#8221; \u2013 Meriton Mjekiqi i kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet Dem\u00eb Elshanit, publikon foto krah Alban Dezdarit: Mu reket, jo<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201c\u201cNuk kam gjujt bume\u201d \u2013 Meriton Mjekiqi i kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet Dem\u00eb Elshanit, publikon foto krah Alban Dezdarit: Mu reket, jo\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/nuk-kam-gjujt-bume-meriton-mjekiqi-i-kunderpergjigjet-deme-elshanit-publikon-foto-krah-alban-dezdarit-mu-reket-jo\/embed\/#?secret=dpUZ0Mlu5o#?secret=0e47EajGLd\" data-secret=\"0e47EajGLd\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p>Ndryshe, p\u00ebr rastin q\u00eb ka ndodhur pas mesnat\u00ebs n\u00eb Pej\u00eb, ka njoftuar sot me m\u00ebngjes Policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c<em>Sot rreth or\u00ebs 02:05 minuta policia \u00ebsht\u00eb informuar nga viktima se n\u00eb rrug\u00ebn \u2018Besnik Lajqi\u2019 n\u00eb Pej\u00eb, n\u00eb nj\u00eb lokal, dyshohet se persona t\u00eb panjohur kan\u00eb gjuajtur nj\u00eb mjet shp\u00ebrthyes, q\u00eb dyshohet t\u00eb jet\u00eb granat\u00eb dore, n\u00eb objektin e tij<\/em>\u201d, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/hidhet-nje-granate-dore-ne-nje-objekt-ne-peje-policia-ne-kerkim-te-te-dyshuarve\/\">njoftoi policia t\u00eb enjten<\/a>.<\/p>\n<p>Alban Dezdari dhe Dem\u00eb Elshani jan\u00eb persona t\u00eb njohur n\u00eb Kosov\u00eb, me t\u00eb kaluar t\u00eb dyshimt\u00eb kriminale. Elshani i cili ka vite q\u00eb jeton n\u00eb arrati, jasht\u00eb Kosov\u00ebs, dhe besohet se ndodhet n\u00eb Zvic\u00ebr, ndon\u00ebse vendndodhja e tij nuk \u00ebsht\u00eb lokalizuar asnj\u00ebher\u00eb nga viti 2003 kur u arratis nga autoritetet kosovare t\u00eb siguris\u00eb dhe UNMIK-u i asaj kohe.<\/p>\n<p>P\u00ebr Dem\u00eb Elshahin q\u00eb nga viti 2017 ka edhe nj\u00eb flet\u00ebarrest nd\u00ebrkomb\u00ebtar aktiv.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Alban Dezdari ka qen\u00eb i d\u00ebnuar dhe ka vuajtur 8 vite burgim p\u00ebr vrasjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb nj\u00eb polici t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb t\u00eb UNMIK-ut n\u00eb vitin 2004. Dezdari, dhe grupi kriminal q\u00eb kryen vrasjen, sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs kishin q\u00eblluar me arm\u00eb s\u00eb paku 108 her\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb automjetit dhe kat\u00ebr personave q\u00eb gjendeshin n\u00eb t\u00eb, duke privuar nga jeta zyrtarin policor t\u00eb UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtarin policor t\u00eb Kosov\u00ebs, Arsim Rrustollin, t\u00eb cil\u00ebt kishin qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Dy t\u00eb tjer\u00eb, nj\u00eb zyrtar i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb p\u00ebrkthyes i UNMIK-ut, kishin p\u00ebsuar l\u00ebndime si rezultat i plumbave t\u00eb shkrepur.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, dyshja Dezdari dhe Elshani jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb mosmarr\u00ebveshje shkaku i nj\u00eb konflikti t\u00eb familjes Elshani me familjen Buquku nga Peja, ndaj t\u00eb cil\u00ebs nipi i tij, Q\u00ebndrim Elshani ka dor\u00ebzuar nj\u00eb kall\u00ebzim penal n\u00eb polici p\u00ebr kinse nj\u00eb borxh prej dy milion\u00eb eurove. Disa incidente t\u00eb ndodhura n\u00eb Pej\u00eb gjat\u00eb vitit 2023, dyshohet se kan\u00eb nd\u00ebrlidhje me k\u00ebt\u00eb konflikt. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kallxim penal p\u00ebrmendet edhe Alban Dezdari.<\/p>\n<p><em><strong>Gazeta online Reporteri.net gjat\u00eb dit\u00ebve n\u00eb vijim do t\u00eb zbardh detaje nga ky kallxim penal. Gjithashtu, nes\u00ebr, n\u00eb platformat online t\u00eb gazet\u00ebs online Reporteri.net do t\u00eb publikohet biseda audio me Dem\u00eb Elshanin.\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb shp\u00ebrthim i or\u00ebve t\u00eb para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb Pej\u00eb, ka rikthyer edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje Adem Elshanin, i njohur si Dem\u00eb Elshani \u2013 50 vje\u00e7arin nga Ozdrimi i Pej\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb arratisur nga Kosova qysh prej vitit 2003, e q\u00eb k\u00ebrkohet nga Policia e Kosov\u00ebs p\u00ebr dy vrasje e 3 tjera [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1050055,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[2554,2557],"class_list":["post-1050049","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-deme-elshani","tag-meriton-mjekiqi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1050049","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1050049"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1050049\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1050055"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1050049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1050049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1050049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}