{"id":1055216,"date":"2025-02-06T12:53:13","date_gmt":"2025-02-06T11:53:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1055216"},"modified":"2025-02-06T12:53:13","modified_gmt":"2025-02-06T11:53:13","slug":"mediumi-evropian-bedri-hamza-do-te-sjell-qasje-te-re-ne-qeverisje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-2025\/mediumi-evropian-bedri-hamza-do-te-sjell-qasje-te-re-ne-qeverisje\/","title":{"rendered":"Mediumi evropian: Bedri Hamza do t\u00eb sjell qasje t\u00eb re ne qeverisje"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mediumi <a href=\"https:\/\/eutoday.net\/britain-in-the-balkans\/?fbclid=IwY2xjawIRgQtleHRuA2FlbQIxMAABHUm0QnzqyynWlpojG4Ml_IUSqdU-Ugq0ebdI_Yc_IM7k97JRkNPAWDbr_w_aem_X3ia7FAdBP9-tfW1VWEAyw\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">EU Today<\/a> ka botuar nj\u00eb analiz\u00eb te zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb parashikimesh rreth mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb ndryshimit t\u00eb qeverisjes n\u00eb Kosov\u00eb. Sipas k\u00ebtij portali, \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnia e Kurtit me ShBA dhe BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb vitet e fundit dhe ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb re. Britania mund t\u00eb ofroj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr nj\u00eb qeveri t\u00eb re\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>EU Today po ashtu vler\u00ebson se \u201czgjedhjet e 9 shkurtit mund t\u00eb sjellin nj\u00eb qeveri t\u00eb re, me shum\u00eb gjasa t\u00eb udh\u00ebhequr nga Bedri Hamza, kryetari aktual i Mitrovic\u00ebs Jugore dhe ish-Minist\u00ebr i Financave\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, EU Today p\u00ebrshkruan profilin e kandidatit te PDK p\u00ebr kryeminist\u00ebr Bedri Hamza, duke e quajtur si \u201cnj\u00eb figur\u00eb e qet\u00eb, e fokusuar tek ekonomia, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi; pikat ky\u00e7e q\u00eb i duhen gjith\u00eb rajonit p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara\u201d.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij mediumi, \u201cn\u00ebse Hamza b\u00ebhet lideri i ri i Kosov\u00ebs, kjo do t\u00eb mir\u00ebpritej nga Uashingtoni, kryeqytetet e BE-s\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr qeverin\u00eb laburiste britanike q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte nga nj\u00eb investim strategjik n\u00eb politik\u00ebn e jashtme\u201d.<\/p>\n<p>Autori po ashtu th\u00ebrret q\u00eb Britania t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb aktiv n\u00eb Ballkan: \u201cDavid Lammy n\u00eb rolin e tij si sekretar i jasht\u00ebm n\u00eb hije b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb hershme n\u00eb Kosov\u00eb. E pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse ai mund ta kthej\u00eb k\u00ebt\u00eb shprehje interesi n\u00eb nj\u00eb angazhim serioz britanik p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zgjidhjen e problemeve t\u00eb rajonit ose t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ulur tensionet? Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb treguar se Britania po rikthehet si nj\u00eb fuqi ky\u00e7e evropiane, pa pritur nj\u00eb rikthim t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb BE.\u201d<\/p>\n<p><strong>Ky \u00ebsht\u00eb shkrimi i plot\u00eb n\u00eb EU Today dhe editoriali nga Denis McShane, ish minist\u00ebr n\u00eb Qeverin\u00eb e Tony Blair:<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb Rol i Ri Evropian p\u00ebr Britanin\u00eb n\u00eb Ballkan<\/p>\n<p>Nga Denis MacShane<\/p>\n<p>Burr\u00ebshtetasi amerikan i periudh\u00ebs pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Dean Acheson, n\u00eb th\u00ebnien e tij t\u00eb famshme t\u00eb vitit 1962 tha: &#8220;Britania ka humbur nj\u00eb perandori dhe ende nuk ka gjetur nj\u00eb rol.&#8221;<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, Britania e gjeti rolin e saj si nj\u00eb nga shtetet kryesore n\u00eb form\u00ebsimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb. Megjithat\u00eb, Rupert Murdoch, Boris Johnson dhe Nigel Farage e reduktuan Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar n\u00eb nj\u00eb lojtar t\u00eb margjinalizuar n\u00eb strategjin\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb kontinentit, pavar\u00ebsisht se Britania mbetet nj\u00eb nga fuqit\u00eb kryesore t\u00eb NATO-s, nj\u00eb an\u00ebtare e p\u00ebrhershme e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb dhe nj\u00eb vend me fuqi ushtarake e b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e 90-ta, Evropa u tregua e pafuqishme p\u00ebrball\u00eb mizorive serbe n\u00eb ish-Jugosllavi. Mir\u00ebpo, Tony Blair e ndryshoi k\u00ebt\u00eb realitet. Ai krijoi nj\u00eb aleanc\u00eb me Gjermanin\u00eb, Franc\u00ebn dhe Italin\u00eb ku e p\u00ebrfshiu edhe ShBA-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Ballkan dhe p\u00ebr t\u2019i ndalur skuadrat e vdekjes, spastrimet etnike dhe flukset e refugjat\u00ebve q\u00eb iknin nga ushtria dhe milicia serbe.<\/p>\n<p>Milloshevi\u00e7i p\u00ebrfundoi n\u00eb Hag\u00eb, por pasi luftimet u ndal\u00ebn, krijimi i nj\u00eb paqeje t\u00eb q\u00ebndrueshme u b\u00eb e pamundur.<\/p>\n<p>Sot, shtetet e dalura nga ish-Jugosllavia \u2013 Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Mali i Zi ende nuk kan\u00eb arritur t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb re t\u00eb bazuar n\u00eb njohje reciproke dhe stabilitet t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Qeveria e re nacionaliste n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut s\u00eb fundmi shkat\u00ebrroi marr\u00ebveshjen e arritur me Greqin\u00eb p\u00ebr emrin e vendit, duke zhytur marr\u00ebdh\u00ebniet Shkup-Athin\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb prej n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje.<\/p>\n<p>Britania vijon t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb respekt n\u00eb rajon p\u00ebr rolin e saj ky\u00e7 n\u00eb nd\u00ebrhyrjen q\u00eb ndali mizorit\u00eb serbe. Londra d\u00ebrgoi trupa ushtarake, diplomat\u00eb dhe ndihma ekonomike p\u00ebr t\u00eb stabilizuar Ballkanin. Cathy Ashton, P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e par\u00eb e Lart\u00eb p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, punoi pa u ndalur nga viti 2009 deri n\u00eb 2014 p\u00ebr t\u00eb mbajtur rajonin n\u00eb drejtimin e duhur.<\/p>\n<p>Por pas Brexit-it dhe prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe me institucionet e Brukselit, Britania ndaloi s\u00eb qeni nj\u00eb faktor serioz n\u00eb politik\u00ebn e jashtme evropiane.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pasiguria e vazhdueshme n\u00eb rajon, nga Shqip\u00ebria deri n\u00eb Egje, ka rritur fluksin e emigrant\u00ebve ekonomik\u00eb dhe azilk\u00ebrkuesve q\u00eb prekin edhe Britanin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kina po zgjeron pranin\u00eb e saj dhe qeveria e Beogradit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb instrument t\u00eb Putinit.<\/p>\n<p>David Lammy n\u00eb rolin e tij si sekretar i jasht\u00ebm n\u00eb hije b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb hershme n\u00eb Kosov\u00eb. E pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse ai mund ta kthej\u00eb k\u00ebt\u00eb shprehje interesi n\u00eb nj\u00eb angazhim serioz britanik p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zgjidhjen e problemeve t\u00eb rajonit ose t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ulur tensionet?<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb treguar se Britania po rikthehet si nj\u00eb fuqi ky\u00e7e evropiane, pa pritur nj\u00eb rikthim t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Respekti p\u00ebr Britanin\u00eb n\u00eb rajon mbetet i madh. Vitin e kaluar, n\u00eb Ferizaj u ngrit nj\u00eb statuj\u00eb e Tony Blair-it.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumica e shteteve ish-jugosllave mbeten t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb politika nacionaliste dhe t\u00eb personalizuara, Kosova ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb; nj\u00eb arritje e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb vet\u00ebm 25 vite m\u00eb par\u00eb ishte nj\u00eb zon\u00eb lufte.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb i vetmi shtet n\u00eb ish-Jugosllavi q\u00eb p\u00ebr 10 vite radhazi ka progresuar vazhdimisht n\u00eb indeksin global t\u00eb demokracis\u00eb. Ka media t\u00eb lira, shoq\u00ebri civile aktive dhe nj\u00eb rotacion t\u00eb rregullt t\u00eb partive n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Pas kat\u00ebr viteve t\u00eb qeverisjes nga Albin Kurti, zgjedhjet e 9 shkurtit mund t\u00eb sjellin nj\u00eb qeveri t\u00eb re, me shum\u00eb gjasa t\u00eb udh\u00ebhequr nga Bedri Hamza, kryetari aktual i Mitrovic\u00ebs Jugore dhe ish-minist\u00ebr i financave.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e Kurtit me ShBA dhe BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb vitet e fundit dhe ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb re. Britania mund t\u00eb ofroj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr nj\u00eb qeveri t\u00eb re. Hamza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e qet\u00eb, e fokusuar tek ekonomia, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi; pikat ky\u00e7e q\u00eb i duhen gjith\u00eb rajonit p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>N\u00ebse ai b\u00ebhet lideri i ri i Kosov\u00ebs, kjo do t\u00eb mir\u00ebpritej nga Uashingtoni, kryeqytetet e BE-s\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr qeverin\u00eb laburiste britanike q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte nga nj\u00eb investim strategjik n\u00eb politik\u00ebn e jashtme.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb largim, Albin Kurti, mund t\u00eb marr\u00eb rreth 35% t\u00eb votave, por Hamza synon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb koalicion t\u00eb gjer\u00eb opozitar p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e re.<\/p>\n<p>N\u00ebse ai arrin q\u00eb me ndihm\u00ebn e Britanis\u00eb, t\u00eb rris\u00eb prezenc\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb BE dhe n\u00eb komunitetin e gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Kosova do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr njohje t\u00eb plot\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare; di\u00e7ka q\u00eb Putini e kund\u00ebrshton ashp\u00ebr, pasi synon t\u00eb pengoj\u00eb \u00e7do zhvillim q\u00eb do ta largonte rajonin nga ndikimi i tij.<\/p>\n<p>Britania mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb kulture politike m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme n\u00eb Ballkan, nj\u00eb rajon ende i mb\u00ebrthyer nga demon\u00ebt e nacionalizmit, urrejtjet historike dhe politikan\u00ebt populist\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb sinjal t\u00eb qart\u00eb se Britania \u00ebsht\u00eb rikthyer si nj\u00eb fuqi q\u00eb i shton vler\u00eb Evrop\u00ebs dhe ndihmon n\u00eb largimin e Ballkanit Per\u00ebndimor nga Putinizmi, duke ndjekur nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb evropiane p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij rajoni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mediumi EU Today ka botuar nj\u00eb analiz\u00eb te zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb parashikimesh rreth mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb ndryshimit t\u00eb qeverisjes n\u00eb Kosov\u00eb. Sipas k\u00ebtij portali, \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnia e Kurtit me ShBA dhe BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb vitet e fundit dhe ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb re. Britania mund t\u00eb ofroj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1055234,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2553],"tags":[],"class_list":["post-1055216","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-2025"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1055216","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1055216"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1055216\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1055234"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1055216"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1055216"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1055216"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}