{"id":1055266,"date":"2025-02-06T14:16:20","date_gmt":"2025-02-06T13:16:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1055266"},"modified":"2025-02-06T14:16:20","modified_gmt":"2025-02-06T13:16:20","slug":"gjermania-i-dhuron-kosoves-server-e-pajisje-per-9-shkurtin-rohde-ky-donacion-siguron-qe-zgjedhjet-te-jene-te-sigurta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-2025\/gjermania-i-dhuron-kosoves-server-e-pajisje-per-9-shkurtin-rohde-ky-donacion-siguron-qe-zgjedhjet-te-jene-te-sigurta\/","title":{"rendered":"Gjermania i dhuron Kosov\u00ebs server e pajisje p\u00ebr 9 shkurtin, Rohde: Ky donacion siguron q\u00eb zgjedhjet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurta"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ambasadori i Gjermanis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, J\u00f6rn Rohde vler\u00ebsoi, se donacioni siguron proces zgjedhor t\u00eb sigurt, fuqizon organet e administrimit t\u00eb zgjedhjeve dhe rrit besimin e publikut.<\/strong><\/p>\n<p>Kan\u00eb mbetur edhe tri dit\u00eb para mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur nd\u00ebrkoh\u00eb, se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet q\u00eb dit\u00ebn e diel\u00eb, 09.02 t\u00eb zhvillohet procesi zgjedhor. 28 forca politike garojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, prej t\u00eb cilave 20 parti politike, pes\u00eb koalicione, dy lista qytetare dhe nj\u00eb kandidat i pavarur. T\u00eb drejt\u00eb vote kan\u00eb rreth dy milion\u00eb votues, prej t\u00eb cil\u00ebve 105 mij\u00eb jan\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb votojn\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs. KQZ, njoftoi se tashm\u00eb jan\u00eb shtypur edhe flet\u00ebvotimet me nj\u00eb num\u00ebr total prej 1,752,650 flet\u00ebvotimesh, num\u00ebr ky m\u00eb i vog\u00ebl sesa numri i votuesve.<\/p>\n<p><strong>Pse ka m\u00eb pak flet\u00ebvotime se votues?<\/strong><\/p>\n<p>Numri m\u00eb i vog\u00ebl i flet\u00ebvotimeve lidhet me faktin, se n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet e m\u00ebparshme dalja e qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhje nuk ishte me shum\u00eb se 50% e votuesve me t\u00eb drejt\u00eb vote. &#8220;Sipas vendimit t\u00eb KQZ-s\u00eb jan\u00eb shtypur 1.752.650 flet\u00ebvotime, prej t\u00eb cilave 1.664.100 p\u00ebr votimin n\u00eb vendvotime t\u00eb rregullta, 28.450 p\u00ebr votimin me kusht; 38.650 p\u00ebr votimin e personave me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta dhe si flet\u00ebvotime rezerv\u00eb; dhe 21.450 p\u00ebr votimin n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb List\u00ebn Votuese t\u00eb certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numri i shtetasve t\u00eb Kosov\u00ebs me t\u00eb drejt\u00eb vote \u00ebsht\u00eb 2.075.868 votues, prej t\u00eb cil\u00ebve 1.970.944 votues jan\u00eb votues q\u00eb i takojn\u00eb List\u00ebs Votuese brenda Kosov\u00ebs dhe 104.924 votues jan\u00eb pjes\u00eb e List\u00ebs Votuese jasht\u00eb Kosov\u00ebs. &#8220;Andaj, sipas vendimit t\u00eb KQZ-s\u00eb, 323.218 apo 15.57% flet\u00ebvotime do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb pak se numri i votuesve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e ndjekur nga KQZ edhe n\u00eb proceset e kaluara zgjedhore\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i KQZ-s\u00eb, Valmir Elezi.<\/p>\n<p><strong>Rohde: T\u00eb sigurohet proces zgjedhor i sigurt<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi nj\u00eb donacion me server dhe pajisje nga Gjermania, pajisje p\u00ebrcjell\u00ebse q\u00eb do t\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr Qendr\u00ebn e Num\u00ebrimit dhe Rezultateve. Ambasadori i Gjermanis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, J\u00f6rn Rohde, tha se ky donacion siguron proces zgjedhor t\u00eb sigurt, fuqizon organet e administrimit t\u00eb zgjedhjeve duke rritur besimin e publikut. Rohde shprehu bindjen e tij se procesi zgjedhor i s\u00eb diel\u00ebs do t\u00eb zhvillohet pa v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>&#8220;Demokracia dhe zgjedhjet e lira jan\u00eb themeli i nj\u00eb shoq\u00ebrie prosperuese. Ne d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb fuqizojm\u00eb t\u00eb ardhmen ton\u00eb dhe demokracin\u00eb q\u00eb siguron lirin\u00eb individuale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, Kosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb madh n\u00eb ngritjen dhe demokratizim. Prandaj digjitalizimi i procesit zgjedhor do t\u00eb jet\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb progres. Ky donacion prej m\u00eb shum\u00eb se 140 mij\u00eb eurosh siguron q\u00eb edhe k\u00ebto zgjedhje aktuale dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, tha ambasadori Rohde. Ai u shpreh i bindur, 100%, se dit\u00ebn e diel\u00eb Kosova do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje pa v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Rritje e standardeve zgjedhore n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Vler\u00ebsim p\u00ebr donacionin gjerman vjen nga KQZ. Kryetari i KQZ-s\u00eb, Kreshnik Radoniqi, tha se &#8220;kjo mb\u00ebshtetje e shtetit gjerman do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs dhe avancimin e standardeve zgjedhore n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. &#8220;Pranimi i k\u00ebtyre server\u00ebve modern sh\u00ebnon zhvillim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e procesit t\u00eb digjitalizimit t\u00eb operacioneve zgjedhore. Kjo mb\u00ebshtetje \u00ebsht\u00eb e \u00e7muar dhe do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs ton\u00eb dhe avancimin e standardeve zgjedhore n\u00eb Kosov\u00eb. Gjithashtu, duke pasur parasysh rolin e KQZ-s\u00eb, ky donacion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim i madh edhe n\u00eb integritetin e procesit zgjedhor dhe n\u00eb besimin e qytetar\u00ebve ndaj procesit zgjedhor\u201d, tha Radoniqi, i cili s\u00eb bashku me ambasadorin gjerman J\u00f6rn Rohde, inkurajuan qytetar\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb vote q\u00eb ta shfryt\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre kushtetuese dhe t\u00eb dalin t\u00eb votojn\u00eb dit\u00ebn e diel\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fushata zgjedhore n\u00eb kulmin e saj<\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kan\u00eb mbetur vet\u00ebm edhe tri dit\u00eb deri n\u00eb mbajtjen e zgjedhjeve, subjektet politike po vazhdojn\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore ku nuk mungon gjuha nxit\u00ebse dhe e urrejtjes nd\u00ebrmjet kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. Rrjeti i organizatave joqeveritare q\u00eb monitoron procesin zgjedhor\u00eb, DnV, thot\u00eb se &#8220;ka vazhduar p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs nxit\u00ebse dhe t\u00eb urrejtjes nga partit\u00eb politike\u201d, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak \u00ebsht\u00eb shtuar edhe numri i gjobave ndaj tyre nga Paneli p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa PZAP. Shifra e gjobave ndaj partive politike tashm\u00eb ka arritur n\u00eb rreth gjysm\u00eb milioni euro. &#8220;Numri i aktiviteteve ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjuh\u00eb fyese, nxit\u00ebse apo e urrejtjes, pothuajse \u00ebsht\u00eb dyfishuar\u201d, sipas DnV.<\/p>\n<p>Edhe Agjencia p\u00ebr Informim dhe Privat\u00ebsi (AIP), u ka k\u00ebrkuar subjekteve politike q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. Ajo k\u00ebrkon nga subjektet politike &#8220;zbatimin e detyrimeve ligjore p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb qytetar\u00ebve duke mos p\u00ebrdorur dhe ekspozuar t\u00eb dh\u00ebnat personale n\u00eb komunikimet n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa p\u00eblqim paraprak\u201d.\/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadori i Gjermanis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, J\u00f6rn Rohde vler\u00ebsoi, se donacioni siguron proces zgjedhor t\u00eb sigurt, fuqizon organet e administrimit t\u00eb zgjedhjeve dhe rrit besimin e publikut. Kan\u00eb mbetur edhe tri dit\u00eb para mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur nd\u00ebrkoh\u00eb, se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":884289,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2553],"tags":[],"class_list":["post-1055266","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-2025"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1055266","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1055266"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1055266\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/884289"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1055266"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1055266"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1055266"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}