{"id":1055799,"date":"2025-02-07T22:00:38","date_gmt":"2025-02-07T21:00:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1055799"},"modified":"2025-02-07T22:00:38","modified_gmt":"2025-02-07T21:00:38","slug":"a-jane-shqetesuese-kamerat-kineze-qe-do-ti-vezhgojne-zgjedhjet-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-2025\/a-jane-shqetesuese-kamerat-kineze-qe-do-ti-vezhgojne-zgjedhjet-ne-kosove\/","title":{"rendered":"A jan\u00eb shqet\u00ebsuese kamerat kineze q\u00eb do t&#8217;i v\u00ebzhgojn\u00eb zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kamera t\u00eb prodhuara nga nj\u00eb kompani kineze, e cila s\u00eb voni u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, do t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb vendvotimet p\u00ebr zgjedhjet e 9 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb. Kompania kosovare q\u00eb furnizoi Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve me to thot\u00eb se nuk ka shqet\u00ebsime t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr kamerat, t\u00eb cilat, sipas saj, jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e siguris\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet e sivjetme parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb sjellin nj\u00eb risi sa i p\u00ebrket v\u00ebzhgimit t\u00eb procesit t\u00eb votimit, pasi q\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb qendra votimi do t\u00eb ket\u00eb edhe kamera mbik\u00ebqyr\u00ebse.<\/p>\n<p>K\u00ebto kamera u kontraktuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, p\u00ebrmes nj\u00eb procesi tenderues, ku fitues doli kompania Besa Security, e cila ofertoi me \u00e7mimin prej rreth 699 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender parashihej furnizimi me rreth 2.500 kamera, t\u00eb cilat do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar vendvotimet dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar parregullsit\u00eb e mundshme gjat\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Besa Security i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se, menj\u00ebher\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, n\u00ebntorin e kaluar, kishte b\u00ebr\u00eb porosin\u00eb p\u00ebr k\u00ebto kamera t\u00eb prodhuara nga kompania kineze Uniview, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb distributore ekskluzive p\u00ebr territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebto kamera ka pasur raportime t\u00eb mediave lokale, t\u00eb cilat, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ngren\u00eb shqet\u00ebsime lidhur me sigurin\u00eb, p\u00ebr shkak se, q\u00eb nga dhjetori i vitit 2024, Uniview \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, distributorja kosovare thot\u00eb se produktet e prodhuara nga Uniview, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ato me t\u00eb cilat e ka furnizuar KQZ-n\u00eb, jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Aktin Autorizues t\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare (NDAA) t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb b\u00ebhet dallimi midis sanksioneve t\u00eb vendosura ndaj entiteteve t\u00eb caktuara, dhe kufizimeve q\u00eb prekin produkte specifike. Produktet [me t\u00eb cilat kemi] furnizuar [KQZ-n\u00eb] nuk bien n\u00ebn asnj\u00eb kufizim q\u00eb do t\u00eb pengonte p\u00ebrdorimin e tyre p\u00ebr q\u00ebllime civile ose institucionale&#8221;, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Besa Security-t p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>NDAA-ja \u00ebsht\u00eb ligj q\u00eb p\u00ebrcakton n\u00ebse pajisje t\u00eb caktuara konsiderohen t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare amerikane.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e ndalesave t\u00eb NDAA-s\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb disa kompani kineze, p\u00ebrfshir\u00eb Hikvision-in dhe Dahua-n, por, deri m\u00eb tani, Uniview nuk figuron pjes\u00eb e saj.<\/p>\n<p>KQZ-ja nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb REL-it n\u00eb lidhje me kontraktimin e k\u00ebtyre kamerave.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb kushtet e tenderit, KQZ-ja kishte p\u00ebrmendur edhe at\u00eb se kamerat duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me NDAA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, gjat\u00eb prezantimit t\u00eb planeve p\u00ebr vendosjen e kamerave n\u00eb vendvotime, KQZ-ja kishte siguruar se kamerat nuk do t\u00eb cenojn\u00eb privat\u00ebsin\u00eb e votimit.<\/p>\n<p>\u201cVendosja e kamerave n\u00eb vendvotime do t\u00eb b\u00ebhet duke siguruar plot\u00ebsisht fsheht\u00ebsin\u00eb e vot\u00ebs, pasi ato do t\u00eb vendosen n\u00eb skajin tjet\u00ebr prej ku do t\u00eb jen\u00eb kabinat e votimit, dhe n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb regjistroj\u00eb sh\u00ebnimin e preferenc\u00ebs nga ana e votuesit\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Valmir Elezi, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i KQZ-s\u00eb, n\u00eb prill t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Pse u sanksionua kompania kineze nga SHBA-ja?<br \/>\nSanksionet q\u00eb u vendos\u00ebn ndaj Uniview-it jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb fushate m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb amerikane p\u00ebr t\u00eb goditur me sanksione firmat kineze q\u00eb prodhojn\u00eb teknologji v\u00ebzhguese, p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cshtypjes ndaj ujgur\u00ebve dhe pakicave t\u00eb tjera myslimane n\u00eb rajonin per\u00ebndimor t\u00eb Kin\u00ebs, Shinxhiang\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRoli q\u00eb qeveria amerikane thot\u00eb se Uniview ka pasur \u00ebsht\u00eb ofrimi dhe, n\u00eb disa raste, projektimi specifik i pajisjeve dhe softuer\u00ebve t\u00eb mbik\u00ebqyrjes, q\u00eb i lejuan Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Kin\u00ebs t\u2019i identifikonte dhe t\u2019i monitoronte k\u00ebto grupe etnike\u201d, shpjegon Reid Standish, korrespondent i Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb Prag\u00eb, i cili fokusohet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet globale q\u00eb lidhen me Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>Shtypja e grupeve etnike n\u00eb Shinxhiang filloi n\u00eb vitin 2017, dhe mori hov n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme, duke pasur n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr ujgur\u00ebt dhe grupet e tjera myslimane n\u00eb Kin\u00ebn per\u00ebndimore, si kazak\u00ebt etnik\u00eb dhe kirgiz\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cE gjith\u00eb Kina \u00ebsht\u00eb e mbik\u00ebqyrur r\u00ebnd\u00eb dhe mb\u00ebshtetet n\u00eb kamera dhe programe t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit &#8220;Qyteti i men\u00e7ur&#8221;, por, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, Shinxhiangu u b\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb mbik\u00ebqyrura n\u00eb bot\u00eb\u201d, thot\u00eb tutje Standish.<\/p>\n<p>&#8220;Fushata [e shtypjes] \u00e7oi n\u00eb krijimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb gjer\u00eb kampesh n\u00eb Shinxhiang, ku njer\u00ebz nga k\u00ebto grupe etnike u mblodh\u00ebn dhe u vendos\u00ebn n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat kampe t\u00eb \u2018riedukimit\u2019, ku ata u detyruan t\u00eb m\u00ebsonin kinezisht, t\u00eb k\u00ebndonin k\u00ebng\u00eb patriotike, t\u00eb m\u00ebsonin doktrin\u00ebn e Partis\u00eb Komuniste dhe, n\u00eb shum\u00eb raste, iu n\u00ebnshtruan shkeljeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut&#8221;, shpjegon ai.<\/p>\n<p>Standish shton se \u201cUashingtoni dhe shum\u00eb vende per\u00ebndimore e kan\u00eb cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb si shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, nd\u00ebrsa disa organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare e kan\u00eb quajtur madje spastrim etnik\u201d.<\/p>\n<p>REL-i ka raportuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb lidhje me sanksionet e SHBA-s\u00eb ndaj kompanive kineze, p\u00ebrfshir\u00eb Dahua-n dhe Hikvision-in, t\u00eb cilat, po ashtu, prodhojn\u00eb kamera v\u00ebzhguese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hulumtim i REL-it, n\u00eb vitin 2022, gjeti se kamera t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb prodhuara nga k\u00ebto dy kompani, jan\u00eb t\u00eb vendosura n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb institucione kosovare, p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Autoritetet e Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb v\u00ebn\u00eb sanksione p\u00ebr importin e k\u00ebtyre pajisjeve.<\/p>\n<p>Sa \u00ebsht\u00eb e sigurt teknologjia kineze e v\u00ebzhgimit?<br \/>\nP\u00ebrtej \u00e7\u00ebshtjeve etike q\u00eb \u00e7uan n\u00eb sanksionet e SHBA-s\u00eb, sipas Standishit ka edhe \u00e7\u00ebshtje teknike q\u00eb jan\u00eb zbuluar me disa prodhues kinez\u00eb, t\u00eb cilat shpesh jan\u00eb p\u00ebrmendur si arsye p\u00ebr t\u00eb mos i p\u00ebrdorur ato n\u00eb ambiente t\u00eb ndjeshme.<\/p>\n<p>\u201cShqet\u00ebsimet mbi t\u00eb dh\u00ebnat burojn\u00eb pjes\u00ebrisht nga fakti se sistemet e mbik\u00ebqyrjes mb\u00ebshteten n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase n\u00eb pajisjet dhe softuer\u00ebt e prodhuesit t\u00eb kamerave\u201d, thot\u00eb Standish.<\/p>\n<p>Ai shton se p\u00ebrdoruesit final\u00eb mund t\u00eb vendosin sistemet e tyre t\u00eb ruajtjes [s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave] dhe t\u00eb rrjetit, por \u201ct\u00eb dh\u00ebnat gjithsesi kalojn\u00eb p\u00ebrmes softuer\u00ebve t\u00eb dizajnuar nga prodhuesi, dhe shpesh d\u00ebrgohen n\u00eb server\u00ebt e kompanis\u00eb n\u00eb Kin\u00eb, p\u00ebrmes res\u00eb [kompjuterike]\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb prov\u00eb apo rast q\u00eb tregon se k\u00ebto kamera jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrhyrje, e aq m\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb nj\u00eb zgjedhje. Por, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur integriteti i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e madhe n\u00eb demokracit\u00eb e sotme, dob\u00ebsit\u00eb e markave t\u00eb ndryshme ngritin mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb jashtme\u201d, thekson Standish.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb kineze jan\u00eb furnizuesit kryesor\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb mbik\u00ebqyrjes n\u00eb bot\u00eb. Kamerat e tyre jan\u00eb t\u00eb lira, t\u00eb lehta p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur dhe p\u00ebr t\u2019u instaluar, dhe ofrojn\u00eb performanc\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb si Hikvision dhe Dahua jan\u00eb pjes\u00ebrisht n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit kinez, nd\u00ebrsa Uniview \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani private, por ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kontrata t\u00eb qeveris\u00eb kineze p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur pakicat n\u00eb Shinxhiang.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kan\u00eb vendosur n\u00eb list\u00eb t\u00eb zez\u00eb disa kompani kineze t\u00eb teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shumica e vendeve evropiane nuk kan\u00eb vendosur ndalime t\u00eb tilla, por kan\u00eb zgjedhur t\u00eb heqin kamerat kineze nga p\u00ebrdorimi n\u00eb institucione qeveritare apo ushtarake.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kamera t\u00eb prodhuara nga nj\u00eb kompani kineze, e cila s\u00eb voni u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, do t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb vendvotimet p\u00ebr zgjedhjet e 9 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb. Kompania kosovare q\u00eb furnizoi Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve me to thot\u00eb se nuk ka shqet\u00ebsime t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr kamerat, t\u00eb cilat, sipas saj, jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1055800,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2553,21],"tags":[],"class_list":["post-1055799","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-2025","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1055799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1055799"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1055799\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1055800"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1055799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1055799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1055799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}