{"id":1056790,"date":"2025-02-05T15:00:07","date_gmt":"2025-02-05T14:00:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1056790"},"modified":"2025-02-10T01:02:14","modified_gmt":"2025-02-10T00:02:14","slug":"nxitja-e-frikes-nga-lideret-e-ballkanit-perendimor-nuk-po-funksionon-me-as-per-qytetaret-e-tyre-as-per-be-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/nxitja-e-frikes-nga-lideret-e-ballkanit-perendimor-nuk-po-funksionon-me-as-per-qytetaret-e-tyre-as-per-be-ne\/","title":{"rendered":"Nxitja e frik\u00ebs nga lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor nuk po funksionon m\u00eb as p\u00ebr qytetar\u00ebt e tyre, as p\u00ebr BE-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00ebse dikush do t\u2019i besoj\u00eb tabloideve fam\u00ebkeqe t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb sponsorizuara nga qeveria, vendi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn rrethim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm nga nj\u00eb boll\u00ebk armiqsh t\u00eb jasht\u00ebm dhe t\u00eb brendsh\u00ebm. Titujt denoncojn\u00eb vazhdimisht komplote nga fqinj\u00ebt dhe nga vendet per\u00ebndimore, t\u00eb cilat shpesh pretendohet se po bashk\u00ebpunojn\u00eb me \u201copozit\u00ebn jopatriotike\u201d p\u00ebr t\u00eb minuar Serbin\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak p\u00ebrtej kufirit, n\u00eb Kosov\u00eb, narrativa e partis\u00eb n\u00eb pushtet ka qen\u00eb ajo e nj\u00eb lufte t\u00eb pashmangshme me Serbin\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht pas pushtimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia n\u00eb vitin 2022 dhe nj\u00eb tentative p\u00ebr kryengritje t\u00eb armatosur n\u00eb veriun me shumic\u00eb serbe n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb dhe satelitet e tyre n\u00eb media vazhdimisht i kan\u00eb portretizuar kritik\u00ebt e qeveris\u00eb \u2013 gazetar\u00ebt, aktivist\u00ebt dhe prokuror\u00ebt \u2013 si pjes\u00eb e nj\u00eb e luft\u00ebs hibride t\u00eb Serbis\u00eb kund\u00ebr vendit.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja p\u00ebrmes frik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb as e re dhe as unike p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, ajo ka qen\u00eb zeitgeist* politik i rajonit p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, pjes\u00ebrisht sepse ka pas\u00eb prej koh\u00ebsh arsye t\u00eb mir\u00ebfillta p\u00ebr t\u2019u frik\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Rajoni vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb arkitektur\u00eb sigurie t\u00eb pazgjidhur, me shumic\u00ebn e vendeve q\u00eb ende \u00e7alojn\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian (BE) dhe NATO, t\u00eb cilat supozohej t\u2019i b\u00ebnin t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme kufijt\u00eb e tij t\u00eb kontestuar. Pasiguria p\u00ebr t\u00eb ardhmen ka hapur rrug\u00ebn p\u00ebr rishfaqjen e ideve secesioniste. N\u00eb vitin 2022, agresioni i Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs e solli k\u00ebt\u00eb ankth n\u00eb tepric\u00eb, pasi Moska u p\u00ebrpoq n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive \u2013 pa rezultate \u2013 t\u00eb zgjeronte frontin dhe t\u00eb nxiste telashe n\u00eb Ballkan, kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet aleat\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo frik\u00eb u dha lider\u00ebve rajonal\u00eb nj\u00eb mjet t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga qeverisja e dob\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb shtypur mospajtimin. P\u00ebr presidentin serb Aleksandar Vu\u00e7iq, i cili ka ndjekur nj\u00eb politik\u00eb balancuese midis Mosk\u00ebs dhe Per\u00ebndimit, k\u00ebrc\u00ebnimi i destabilizimit rajonal sh\u00ebrben gjithashtu si mjet pazaresh me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ka shenja shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse se njer\u00ebzit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, si dhe vendimmarr\u00ebsit per\u00ebndimor\u00eb q\u00eb merren me rajonin, nuk po e blejn\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb shantazh. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin, lider\u00ebt duken m\u00eb pak t\u00eb aft\u00eb t\u00eb shp\u00ebrqendrojn\u00eb qytetar\u00ebt e tyre nga shqet\u00ebsimet socio-ekonomike. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, BE-ja duket se po m\u00ebson t\u00eb mos angazhohet me ngat\u00ebrrestar\u00ebt rajonal\u00eb nga nj\u00eb pozicion frike. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Brukseli ka treguar se ka nj\u00eb lev\u00eb t\u00eb bollshme gjeopolitike dhe ekonomike p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb shqet\u00ebsimet e tij mbi reformat e brendshme, politik\u00ebn e Rusis\u00eb dhe stabilitetin rajonal tek vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, nd\u00ebrsa punon p\u00ebr t\u2019i integruar ato n\u00eb bllok.<\/p>\n<h2>Kthimi i r\u00ebnies<\/h2>\n<p>Vala aktuale e protestave t\u00eb student\u00ebve n\u00eb Serbi kund\u00ebr korrupsionit qeveritar ka qen\u00eb l\u00ebvizja m\u00eb e suksesshme dhe e q\u00ebndrueshme e opozit\u00ebs kund\u00ebr Vu\u00e7iqit deri m\u00eb tani. Kjo ndodh p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb diskredituar protestat se u ndez\u00ebn ose mb\u00ebshtet\u00ebn nga qeverit\u00eb e huaja.<\/p>\n<p>Demonstratat e kan\u00eb shqet\u00ebsuar qart\u00eb qeverin\u00eb, si\u00e7 tregohet nga dor\u00ebheqja e kryeministrit t\u00eb em\u00ebruar nga Vu\u00e7iq. Nj\u00eb sondazh i fundit nga CRTA \u2013 nj\u00eb organizat\u00eb joqeveritare pro-demokratike n\u00eb vend \u2013 tregon se 61 p\u00ebrqind e qytetar\u00ebve mb\u00ebshtesin protestat dhe dy t\u00eb tretat besojn\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb problemi kryesor i vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, e cila mban zgjedhjet parlamentare m\u00eb 9 shkurt, vendimi i partis\u00eb qeveris\u00ebse t\u00eb kryeministrit popullor Albin Kurti p\u00ebr t\u00eb garuar me t\u00ebr\u00ebsisht me nj\u00eb agjend\u00eb \u2018sovraniste\u201d me sloganin nacionalist \u201ccep m\u00eb cep\u201d \u2013 duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah goditjet ndaj strukturave t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 dhe duke sulmuar kritik\u00ebt e tij si jopatriotik\u00eb, mund t\u00eb rezultoj\u00eb si kund\u00ebrefektive. Dy partit\u00eb kryesore opozitare, t\u00eb cilat po konkurrojn\u00eb n\u00eb platforma q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah \u00e7\u00ebshtjet ekonomike, duket se po p\u00ebrjetojn\u00eb mjaft ringjallje p\u00ebr t\u00eb komplikuar aft\u00ebsin\u00eb e Kurtit p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Pa dyshim, ka ende rreziqe reale t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb dhunsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb llogaritjeve t\u00eb gabuara dhe nj\u00eb far\u00eb shkalle zem\u00ebrimi publik p\u00ebr potencialin p\u00ebr luft\u00eb mbetet i p\u00ebrhapur n\u00eb rajon. Nj\u00eb sondazh rajonal i Securimeter i n\u00ebntorit 2024 nga K\u00ebshilli i Bashk\u00ebpunimit Rajonal (Regional Cooperation Council), nj\u00eb organ nd\u00ebrqeveritar, tregon se nd\u00ebrsa shqet\u00ebsimi p\u00ebr luft\u00ebn mund t\u00eb jet\u00eb i ul\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb (vet\u00ebm 21 p\u00ebrqind e qytetar\u00ebve), ai mbetet i lart\u00eb n\u00eb Serbi si dhe n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, ku m\u00eb shum\u00eb se gjysma e t\u00eb anketuarve thon\u00eb se jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr shp\u00ebrthimin e nj\u00eb lufte.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb mbar\u00eb rajonin, shqet\u00ebsimet p\u00ebr sigurin\u00eb mbeten m\u00eb t\u00eb zbehta nga ato socio-ekonomike: i nj\u00ebjti sondazh tregon [shqet\u00ebsimet p\u00ebr] varf\u00ebrin\u00eb (49 p\u00ebrqind), korrupsionin (48 p\u00ebrqind) dhe shpopullimin (36 p\u00ebrqind) si tre shqet\u00ebsimet kryesore prioritare n\u00eb rajon. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, 77 p\u00ebrqind e t\u00eb anketuarve n\u00eb rajon identifikuan koston e lart\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs dhe inflacionin si shqet\u00ebsimin kryesor ekonomik, t\u00eb ndjekur nga pagat e ul\u00ebta (55 p\u00ebrqind).<\/p>\n<h2>Nj\u00eb pozicion i forc\u00ebs<\/h2>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e arsyes pse nxitja e frik\u00ebs mund t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb duke paguar divident\u00eb politik\u00eb duke u shmangur nga shqet\u00ebsimet ekonomike t\u00eb qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb se, me kalimin e koh\u00ebs, k\u00ebrc\u00ebnimet e siguris\u00eb kan\u00eb mbetur pa besueshm\u00ebri. Rusia nuk ka arritur t\u00eb projektoj\u00eb fuqi dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebrtej p\u00ebrpjekjeve t\u00eb saj n\u00eb Ukrain\u00eb. Per\u00ebndimi, me t\u00eb gjitha gabimet e tij n\u00eb keqp\u00ebrdorimin e pranimit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE, d\u00ebshmoi se ka fuqin\u00eb dhe instrumentet p\u00ebr parandalim n\u00eb rajon. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, NATO \u00ebsht\u00eb e pranishme si brenda rajonit ashtu edhe rreth tij, BE-ja \u00ebsht\u00eb deri tani partneri m\u00eb i madh tregtar dhe investues i rajonit dhe sanksionet e SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb kund\u00ebr vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor mund t\u00eb ndihen fort.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e serb\u00ebve n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb kryengritje t\u00eb armatosur n\u00eb shtator t\u00eb 2023-\u00ebs u shua brenda nj\u00eb dite nga Policia Speciale e Kosov\u00ebs, e cila u ndihmua nga paqeruajt\u00ebsit e NATO-s. Milorad Dodik, president i entitetit Republika Srpska me shumic\u00eb serbe n\u00eb Bosnje, ka hequr dor\u00eb nga k\u00ebrc\u00ebnimet e tij t\u00eb rregullta p\u00ebr t\u2019u shk\u00ebputur nga vendi sa her\u00eb q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohej. Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Vu\u00e7iq u detyrua t\u00eb pranoj\u00eb se hap\u00ebsira e tij manovruese \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar: Serbia bleu avion\u00eb luftarak\u00eb francez\u00eb, i dha BE-s\u00eb qasje n\u00eb burimet e saj t\u00eb litiumit dhe tani po detyrohet t\u00eb shtet\u00ebzoj\u00eb industrin\u00eb e saj t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit nga Gazprom i sanksionuar nga SHBA.<\/p>\n<p>Per\u00ebndimi duket se nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb negocioj\u00eb me Vu\u00e7iqin nga nj\u00eb pozicion frike \u2013 dometh\u00ebn\u00eb, duke ecur me kujdes p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimit se presidenti serb do t\u00eb kthehet m\u00eb tej drejt Rusis\u00eb ose do t\u00eb shkaktoj\u00eb destabilitet rajonal. Pavar\u00ebsisht l\u00ebvizjeve t\u00eb fundit pro-per\u00ebndimore t\u00eb Vu\u00e7iqit, K\u00ebshilli Europian koh\u00ebt e fundit vendosi t\u2019i mbaj\u00eb t\u00eb ngrira negociatat e pranimit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimeve p\u00ebr demokracin\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn dhe mosp\u00ebrshtatjen me politik\u00ebn e BE-s\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrim m\u00eb i ashp\u00ebr ndaj Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb largim i mir\u00ebpritur nga politika tep\u00ebr e kujdesshme e BE-s\u00eb ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr dhjet\u00eb vitet e fundit. Nd\u00ebrsa BE-ja kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb frik\u00ebsohej se d\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb integruar Ballkanin Per\u00ebndimor do ta linte bllokun m\u00eb pak t\u00eb sigurt, ishte e gabuar t\u00eb kishe frik\u00eb t\u00eb diktoje kushtet e pranimit p\u00ebr vendet e Ballkanit duke pasur parasysh ndikimin e BE-s\u00eb mbi rajonin.<\/p>\n<p>Frika kishte nxitur mendimin e BE-s\u00eb p\u00ebr pranimin e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb kaluar. Disa an\u00ebtar\u00eb ishin t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb absorbuar m\u00eb shum\u00eb vende lindore me standarde t\u00eb dyshimta qeverisjeje dhe q\u00ebndrime sigurie. E djathta ekstreme e BE-s\u00eb gjithashtu nxiti ksenofobin\u00eb p\u00ebr vendet me shumic\u00eb myslimane t\u00eb rajonit. Si rezultat, Ballkani Per\u00ebndimor u parkua n\u00eb nj\u00eb politik\u00eb efektive kontrolli, e cila fuqizoi autoritar\u00ebt q\u00eb treguan se t\u00eb pakt\u00ebn mund t\u00eb ruanin paqen.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pas pushtimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia, frika e futjes s\u00eb rajonit n\u00eb BE u zbeh nga frika p\u00ebr ta mbajtur at\u00eb jasht\u00eb. Zonat gri si Ballkani Per\u00ebndimor doli t\u00eb ishin nj\u00eb cenueshm\u00ebri sigurie. Ekziston nj\u00eb vet\u00ebdije n\u00eb rritje brenda BE-s\u00eb se ajo duhet t\u00eb sjell\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb bllok. Megjithat\u00eb, kjo shoq\u00ebrohet me nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim se Brukseli mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt aspirant\u00eb n\u00ebse perspektivat e tyre t\u00eb pranimit duan t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb. Duke reflektuar k\u00ebt\u00eb ekuilib\u00ebr, momenti i ri p\u00ebr zgjerimin e BE-s\u00eb ka hapur tashm\u00eb nj\u00eb dritare q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn Mali i Zi dhe Shqip\u00ebria \u2013 vendet me m\u00eb pak pengesa p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim dhe q\u00eb po nd\u00ebrmarrin disa reforma \u2013 t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e val\u00ebs s\u00eb ardhshme t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, paqja dhe stabiliteti i Ballkanit Per\u00ebndimor do t\u00eb mbeten t\u00eb brisht\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb vendet e tij mbeten t\u00eb mb\u00ebrthyera n\u00eb mosmarr\u00ebveshje dypal\u00ebshe ose identitare. Por gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, BE-ja ka treguar se ka fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur mosmarr\u00ebveshjet q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e rajonit. Ballkani Per\u00ebndimor paraqet testin p\u00ebrfundimtar t\u00eb lakmusit t\u00eb pesh\u00ebs gjeopolitike t\u00eb bllokut. N\u00eb vijim, BE-ja duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb lev\u00ebn q\u00eb ka n\u00eb dispozicion pa lejuar nxitjen e frik\u00ebs nga udh\u00ebheq\u00ebsit e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr ta penguar at\u00eb nga p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb rajonin n\u00eb gjirin e tij.<\/p>\n<p>*Fryma ose disponimi p\u00ebrcaktues i nj\u00eb periudhe t\u00eb caktuar t\u00eb historis\u00eb si\u00e7 tregohet nga idet\u00eb dhe besimet e koh\u00ebs.<\/p>\n<p><em>Ky shkrim u publikua fillimisht nga Atlantic Council n\u00eb anglisht.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse dikush do t\u2019i besoj\u00eb tabloideve fam\u00ebkeqe t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb sponsorizuara nga qeveria, vendi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn rrethim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm nga nj\u00eb boll\u00ebk armiqsh t\u00eb jasht\u00ebm dhe t\u00eb brendsh\u00ebm. Titujt denoncojn\u00eb vazhdimisht komplote nga fqinj\u00ebt dhe nga vendet per\u00ebndimore, t\u00eb cilat shpesh pretendohet se po bashk\u00ebpunojn\u00eb me \u201copozit\u00ebn jopatriotike\u201d p\u00ebr t\u00eb minuar Serbin\u00eb. Vet\u00ebm pak p\u00ebrtej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":186124,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1056790","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1056790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1056790"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1056790\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/186124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1056790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1056790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1056790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}