{"id":1057759,"date":"2025-02-12T07:43:00","date_gmt":"2025-02-12T06:43:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1057759"},"modified":"2025-02-12T08:56:05","modified_gmt":"2025-02-12T07:56:05","slug":"partite-e-komuniteteve-joserbe-vendosin-kushte-per-votimin-e-qeverise-se-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/fokus\/partite-e-komuniteteve-joserbe-vendosin-kushte-per-votimin-e-qeverise-se-re\/","title":{"rendered":"Partit\u00eb e komuniteteve joserbe vendosin kushte p\u00ebr votimin e qeveris\u00eb s\u00eb re"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebrfaq\u00ebsues politik\u00eb t\u00eb komuniteteve pakic\u00eb joserbe n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, sipas rezultateve preliminare t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, do t\u00eb mb\u00ebshtesnin \u2013 parimisht \u2013 cilindo mandatar p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re, pavar\u00ebsisht n\u00ebse do t\u00eb vinte nga partia aktuale n\u00eb pushtet, Vet\u00ebvendosje, apo nga partit\u00eb opozitare.<\/strong><\/p>\n<p>Disa nga ata, me t\u00eb cil\u00ebt bisedoi Radio Evropa e Lir\u00eb, kan\u00eb kushte p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e kandidatit t\u00eb ri p\u00ebr kryeminist\u00ebr, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebnkuptojn\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pakusht\u00ebzuar p\u00ebr cil\u00ebndo qeveri.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb 99 p\u00ebr qind t\u00eb votave t\u00eb num\u00ebruara, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e kryeministrit Albin Kurti mori m\u00eb s\u00eb shumti vota n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit, p\u00ebrkat\u00ebsisht 47 nga 120 vendet parlamentare \u2013 megjithat\u00eb, jo mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e vetme.<\/p>\n<p>Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs pritet t\u2019i ket\u00eb 25 deputet\u00eb, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs 20 dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs 8.<\/p>\n<p>K\u00ebto shifra mund t\u00eb ndryshojn\u00eb pas num\u00ebrimit t\u00eb votave me kusht dhe t\u00eb diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb fitores n\u00eb zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs, Kurti tha se Vet\u00ebvendosja do ta formoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur qeverin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se votat e komuniteteve pakic\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb vendimtare p\u00ebr zgjedhjen e saj.<\/p>\n<p>Me shum\u00eb mund\u00ebsi, e ashtuquajtura \u201cqeveri e pakic\u00ebs\u201d do t\u00eb formohej edhe n\u00ebse mandatar p\u00ebr kryeminist\u00ebr do t\u00eb ishte dikush nga partit\u00eb aktuale opozitare, sepse p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb qeveri, duhen 61 vota.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nga gjithsej 120 vende parlamentare n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, 20 jan\u00eb t\u00eb rezervuara p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb \u2013 prej t\u00eb cilave dhjet\u00eb p\u00ebr komunitetin serb dhe dhjet\u00eb p\u00ebr komunitetet tjera q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, komuniteti boshnjak i ka tri ul\u00ebse parlamentare, komuniteti turk dy, pjes\u00ebtar\u00ebt e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian (RAE) kan\u00eb nga nj\u00eb, nj\u00eb vend shtes\u00eb shkon p\u00ebr komunitetin nga radh\u00ebt RAE q\u00eb ka fituar m\u00eb shum\u00eb vota, dhe nj\u00eb vend parlamentar i takon komunitetit goran.<\/p>\n<p><strong>Kush nga pakicat ka hyr\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb rezultatet preliminare t\u00eb zgjedhjeve, Lista Serbe \u2013 partia m\u00eb e madhe serbe n\u00eb Kosov\u00eb, e cila ka mb\u00ebshtetjen e Beogradit \u2013 fitoi n\u00ebnt\u00eb ul\u00ebse parlamentare, nd\u00ebrsa nj\u00eb e fitoi Partia p\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb e Nenad Rashiqit, minist\u00ebr n\u00eb Qeverin\u00eb e Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dhjet\u00eb vendet e garantuara p\u00ebr komunitetet e tjera joshumic\u00eb, Partia Demokratike e Turqve t\u00eb Kosov\u00ebs fitoi dy ul\u00ebse n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa, nga komuniteti boshnjak, Partia e Re Demokratike, Koalicioni Vakat dhe Bashkimi Socialdemokrat fituan nga nj\u00eb ul\u00ebse.<\/p>\n<p>Nisma e Re Demokratike e Kosov\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson komunitetin egjiptian, fitoi nj\u00eb ul\u00ebse. Ky komunitet mori m\u00eb s\u00eb shumti vota nga RAE, k\u00ebshtu q\u00eb Partia Liberale e Egjiptian\u00ebve fitoi nj\u00eb mandat tjet\u00ebr parlamentar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Partia e Ashkalinjve p\u00ebr Integrim fitoi nj\u00eb ul\u00ebse, Partia e Bashkuar Rome e Kosov\u00ebs nj\u00eb dhe Partia e Bashkuar Gorane nj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr k\u00eb do t\u00eb votojn\u00eb pakicat?<\/strong><\/p>\n<p>Duda Balje nga Lidhja Socialdemokrate Boshnjake e Kosov\u00ebs thot\u00eb se hyn n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i mbrojtur interesat e komunitetit boshnjak dhe se vota e saj e mb\u00ebshtetjes do t\u2019i shkoj\u00eb kandidatit p\u00ebr kryeminist\u00ebr q\u00eb do t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb kushtet e k\u00ebtij komuniteti.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej kushteve kryesore, sipas Bales, \u00ebsht\u00eb formimi i komun\u00ebs s\u00eb Zhup\u00ebs me shumic\u00eb boshnjake.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb n\u00eb vitin 2024, komuniteti boshnjak n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb i dyti m\u00eb i madhi dhe p\u00ebrb\u00ebn rreth 1.69 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta mb\u00ebshtetur Qeverin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs, Bale thot\u00eb se duhet t\u00eb marr\u00eb garanci nga kryeministri i mandatuar se do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb shum\u00eb investime n\u00eb zonat ku jetojn\u00eb boshnjak\u00ebt dhe se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb sistemit arsimor n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnien n\u00eb gjuh\u00ebn boshnjake.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi k\u00ebtu p\u00ebr komunitetin ton\u00eb, jemi pakic\u00eb. Puna ime dhe detyrimi im moral \u00ebsht\u00eb ta mb\u00ebshtes komunitetin tim. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb vet\u00ebm k\u00ebrkesat e boshnjak\u00ebve t\u00eb vihen n\u00eb tavolin\u00eb dhe t\u00eb diskutohen. Cilitdo mandatar p\u00ebr kryeminist\u00ebr q\u00eb vjen, do t\u2019i vendosen kushtet\u201d, thot\u00eb Bale p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Rasim Demiri nga Koalicioni Vakat thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt t\u00eb mendohet se cili kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahet dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb kushtesh, por shton se nj\u00eb vendim i till\u00eb do t\u00eb shqyrtohet me kujdes.<\/p>\n<p>\u201cPasi ta p\u00ebrfundojm\u00eb procesin zgjedhor, do t\u00eb shohim se si dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre do t\u00eb qasemi. \u00c7do vendim q\u00eb merret, do t\u00eb merret n\u00eb favor t\u00eb komunitetit boshnjak\u201d, thot\u00eb Demiri p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike nuk ishte n\u00eb dispozicion p\u00ebr koment. N\u00eb Qeverin\u00eb e Kurtit ajo ishte z\u00ebvend\u00ebskryeministre p\u00ebr komunitetet pakic\u00eb.<\/p>\n<p>Albert Kinolli nga Partia e Bashkuar Rome e Kosov\u00ebs thot\u00eb se do t\u2019i jap\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pakusht\u00ebzuar Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsisht se nga cila parti vjen mandatari p\u00ebr kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb gjitha organet e shtetit ton\u00eb t\u00eb jen\u00eb funksionale, sepse populli i Kosov\u00ebs e meriton. S\u00eb dyti, kushdo q\u00eb do ta krijoj\u00eb shumic\u00ebn, ne do t\u00eb jemi me t\u00eb, do t\u00eb jemi me ata q\u00eb kan\u00eb shumic\u00ebn p\u00ebr t\u00eb formuar institucionet e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Kinolli p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/qendrimi--partive-joserbe-per-qeverine-e-kosoves-\/33311145.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka deklaruar p\u00ebr Tv Dukagjinin se subjekti q\u00eb ai drejton nuk do t\u00eb pranoj\u00eb trajtimin e komunitetit egjiptian si nj\u00eb bllok uniform (t\u00eb komuniteteve pakic\u00eb jo-serbe) q\u00eb ndjek shumic\u00ebn, duke theksuar se vendimet e partis\u00eb do t\u00eb bazohen n\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam vija t\u00eb kuqe me asnj\u00ebrin, me emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm\u2026Programi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb publik dhe secili kryeminist\u00ebr duhet t\u00eb zotohet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i implementuesh\u00ebm. Un\u00eb do ta votoj\u00eb at\u00eb qeveri q\u00eb i merr p\u00ebrsip\u00ebr obligimet, t\u00eb cilat ne do ta kemi nj\u00eb ofert\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb. Dhe do t\u00eb shohim se sa do t\u00eb arrij t\u2019i marr\u00eb obligimet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Berisha n\u00eb Debat Plus.<\/p>\n<p>Elbert Krasniqi, nga Nisma e Re Demokratike e Kosov\u00ebs, e cila p\u00ebrfaq\u00ebson komunitetin egjiptian, ishte minist\u00ebr i Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal n\u00eb Qeverin\u00eb e Kurtit, nd\u00ebrsa partia e tij ka p\u00ebrkrahur L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje n\u00eb periudh\u00ebn parazgjedhore.<\/p>\n<p>Kur i fitoi zgjedhjet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2019, Kurti e formoi qeverin\u00eb me mb\u00ebshtetjen e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Por, pik\u00ebrisht me iniciativ\u00ebn e k\u00ebtij partneri t\u00eb koalicionit, ajo qeveri ra m\u00eb pak se dy muaj pas formimit, p\u00ebr shkak t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve p\u00ebr menaxhimin e pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>Partit\u00eb aktuale opozitare n\u00eb Kosov\u00eb, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, e kan\u00eb hedhur posht\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e lidhjes s\u00eb koalicionit me Vet\u00ebvendosjen. Nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb till\u00eb e ka shprehur edhe udh\u00ebheq\u00ebsi i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj i AAK-s\u00eb ka dal\u00eb edhe me iden\u00eb e formimit t\u00eb qeveris\u00eb nga opozita, por ajo nuk \u00ebshr\u00eb komentuar nga PDK-ja e LDK-ja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues politik\u00eb t\u00eb komuniteteve pakic\u00eb joserbe n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, sipas rezultateve preliminare t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, do t\u00eb mb\u00ebshtesnin \u2013 parimisht \u2013 cilindo mandatar p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re, pavar\u00ebsisht n\u00ebse do t\u00eb vinte nga partia aktuale n\u00eb pushtet, Vet\u00ebvendosje, apo nga partit\u00eb opozitare. Disa nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":838010,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1752],"tags":[],"class_list":["post-1057759","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1057759","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1057759"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1057759\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/838010"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1057759"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1057759"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1057759"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}