{"id":1058151,"date":"2025-02-13T08:43:12","date_gmt":"2025-02-13T07:43:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1058151"},"modified":"2025-02-13T08:43:12","modified_gmt":"2025-02-13T07:43:12","slug":"a-mund-te-behet-posti-i-presidentit-pjese-e-pazareve-per-qeverine-e-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/a-mund-te-behet-posti-i-presidentit-pjese-e-pazareve-per-qeverine-e-re\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb b\u00ebhet posti i presidentit pjes\u00eb e \u201cpazareve\u201d p\u00ebr qeverin\u00eb e re"},"content":{"rendered":"<p><strong>Rezultatet preliminare t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 9 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb nuk krijojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr asnj\u00eb parti politike q\u00eb ta formoj\u00eb qeverin\u00eb e vetme.<\/strong><\/p>\n<p>Njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve politike thon\u00eb se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve, mund ta p\u00ebrfshijn\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjen e pozit\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, p\u00ebrfundon m\u00eb 7 prill 2026.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb rezultatet preliminare, t\u00eb publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, e cila ka marr\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti vota, ka siguruar 47 ul\u00ebse n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb i duhen s\u00eb paku 61.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs ka siguruar 25 ul\u00ebse, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs 20 dhe Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs 8.<\/p>\n<p>Nga 20 ul\u00ebset e mbetura n\u00eb Kuvendin me 120 gjithsej, dhjet\u00eb jan\u00eb t\u00eb garantuara p\u00ebr komunitetin serb dhe dhjet\u00eb p\u00ebr komunitetet tjera pakic\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e presidentit, n\u00eb dy nga tre skenar\u00ebt p\u00ebr qeverin\u00eb<br \/>\nAnalist\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjeve politike konsiderojn\u00eb se rezultati p\u00ebrfundimtar i zgjedhjeve mund t\u00eb ndryshoj\u00eb minimalisht, pas num\u00ebrimit t\u00eb votave nga jasht\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb atyre me kusht.<\/p>\n<p>Por, bazuar n\u00eb rezultatet aktuale, ata thon\u00eb se jan\u00eb tre skenar\u00eb p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Skenari i par\u00eb n\u00ebnkupton nj\u00eb qeveri t\u00eb formuar nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje me komunitetet joserbe, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit serb dhe ndonj\u00eb deputet nga tri partit\u00eb e deritashme opozitare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koalicion i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje me nj\u00ebr\u00ebn nga partit\u00eb aktuale opozitare, Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs ose Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe me komunitetet joserbe, shihet si skenar i dyt\u00eb p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re dhe krijimin e shumic\u00ebs parlamentare.<\/p>\n<p>E, si skenar i tret\u00eb konsiderohet nj\u00eb koalicion nd\u00ebrmjet tri partive politike PDK, LDK, AAK dhe komuniteteve joshumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Demush Shasha nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Politika Evropiane thot\u00eb se, n\u00eb rast se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje arrin ta formoj\u00eb qeverin\u00eb e re me pakicat joserbe, \u00e7\u00ebshtja e postit t\u00eb presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e \u201cpazareve politike\u201d.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb t\u00eb dy skenar\u00ebt tjer\u00eb, ajo nuk do t\u00eb mund t\u00eb shmanget, sipas tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebta dy skenar\u00ebt e tjer\u00eb, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje do t\u00eb jet\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00eb parti tjet\u00ebr shqiptare, apo opozita e gjitha s\u00eb bashku. K\u00ebtu, pastaj, edhe posti i presidentit p\u00ebrfshihet n\u00eb diskutime. Thjesht, sepse do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb aktor\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe secili, me t\u00eb drejt\u00eb, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pjes\u00ebn e vet t\u00eb kula\u00e7it\u201d, thot\u00eb Shasha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai thekson se posti i presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb jet\u00eb interesi primar i subjekteve politike n\u00eb kalkulimet p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re, por m\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb e plot\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje eventuale.<\/p>\n<p>\u201cInteresi primar i tyre do t\u00eb jet\u00eb pushteti ekzekutiv. M\u00eb duket se \u00e7\u00ebshtja e presidentit do t\u00eb trajtohet m\u00eb shum\u00eb si ato p\u00ebrfitimet e rendit t\u00eb dyt\u00eb\u201d, vler\u00ebson Shasha.<\/p>\n<p><strong>Zgjedhja e presidentit si \u201clev\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb ndryshe e sheh situat\u00ebn Belgzim Kamberi nga Instituti p\u00ebr Politika Sociale \u201cMusine Kokolari\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, vet\u00ebm \u201cnj\u00eb koalicion i madh\u201d mund t\u00eb b\u00ebhet shkak q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb vendit t\u00eb p\u00ebrfshihet si pjes\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje politike.<\/p>\n<p>Zgjedhjen e presidentit, Kuvendi i Kosov\u00ebs duhet ta votoj\u00eb me dy t\u00eb tretat e votave t\u00eb 120 deputet\u00ebve sa i ka gjithsej. N\u00eb rast se kandidati p\u00ebr president nuk i merr k\u00ebto vota n\u00eb dy rundet e para, n\u00eb rundin e tret\u00eb zgjidhet me votat e gjysm\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se Kuvendi d\u00ebshton ta zgjedh\u00eb presidentin edhe n\u00eb rundin e tret\u00eb, at\u00ebher\u00eb ai shp\u00ebrndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja, t\u00eb cilat duhet t\u00eb mbahen brenda 45 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Kamberi thekson se, n\u00eb rast se qeverin\u00eb e re e krijon L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje me pakicat joserbe ose partit\u00eb aktualisht opozitare me pakicat joserbe, votat e domosdoshme p\u00ebr zgjedhjen e presidentit jan\u00eb t\u00eb pasigurta.<\/p>\n<p>Mospajtimi i nj\u00eb ose dy deputet\u00ebve t\u00eb pushtetit n\u00eb at\u00eb rast, sipas tij, do ta d\u00ebshtonte zgjedhjen n\u00eb rundin e tret\u00eb t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se \u00e7\u00ebshtja e postit t\u00eb presidentit ka pak gjasa t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e ndonj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr ndonj\u00eb koalicion pas zgjedhjeve, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse arrihet ndonj\u00eb \u201ckoalicion i madh\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtjen e presidentit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb konstalacion, e zgjidh vet\u00ebm nj\u00eb koalicion i madh p\u00ebr qeverin\u00eb. Kur them \u2018koalicion i madh\u2019, e mendoj Vet\u00ebvendosjen me PDK-n\u00eb ose Vet\u00ebvendosjen me LDK-n\u00eb. Kjo, aktualisht, m\u00eb duket mund\u00ebsia m\u00eb pak e mundshme, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse ndodh ndonj\u00eb presion i madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nga administrata amerikane\u201d, thot\u00eb Kamberi p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/psoti-presidentit-mund-t-ebehet-pjese-e-pazareve-qeveria-e-re-\/33312443.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebt e fundit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka qeverisur me pakicat joserbe.<\/p>\n<p><strong>Pasiguri paszgjedhore: PDK e AAK refuzojn\u00eb t\u00eb lidhin koalicion me VV-n\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit, Vet\u00ebvendosja, PDK-ja dhe AAK-ja kan\u00eb deklaruar se e p\u00ebrjashtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e koalicionit mes vete. Para zgjedhjeve, mund\u00ebsin\u00eb e koalicionit me Vet\u00ebvendosjen e ka hedhur posht\u00eb edhe LDK-ja.<\/p>\n<p>Kamberi i sheh t\u00eb gjitha subjektet politike si t\u00eb pak\u00ebnaqura me rezultatet e arritura n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit, sepse, sipas tij, as mandatari p\u00ebr kryeminist\u00ebr nga Vet\u00ebvendosja, as nga opozita nuk do t\u00eb mund t\u00eb krijonte nj\u00eb qeveri stabile.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u201cpazari\u201d p\u00ebr postin e presidentit m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej penges\u00eb sesa mjet p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, thot\u00eb ai, partit\u00eb politike do ta ruajn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjes s\u00eb presidentit p\u00ebr m\u00eb von\u00eb, si lev\u00eb p\u00ebr veprime t\u00eb mundshme politike pas nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>\u201cMua m\u00eb duket m\u00eb shum\u00eb se jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku partit\u00eb do t\u2019i b\u00ebjn\u00eb kalkulimet e tyre p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr politik elektoral, nj\u00ebvje\u00e7ar, derisa t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb situat\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e presidentit dhe, vet\u00ebm pastaj, t\u00eb kalkulojn\u00eb se \u00e7far\u00eb u p\u00ebrshtatet m\u00eb shum\u00eb. Pra, a ta \u00e7ojn\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje apo t\u2019i japin Kosov\u00ebs nj\u00eb president t\u00eb ri apo presidente t\u00eb re\u201d, thot\u00eb Kamberi.<\/p>\n<p>Me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, presidenti i vendit g\u00ebzon mandat pes\u00ebvje\u00e7ar. Posti i tij \u00ebsht\u00eb kryesisht ceremonial, por luan rol udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn e jashtme dhe si komandant i forcave t\u00eb armatosura.<\/p>\n<p>Presidentja aktuale e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, mori mandatin m\u00eb 4 prill t\u00eb vitit 2021, pas zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare q\u00eb u mbajt\u00ebn m\u00eb 14 shkurt t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Me partin\u00eb e saj Guxo, q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Vet\u00ebvendosjen, Osmani ishte personi m\u00eb i votuar n\u00eb ato zgjedhje, me mbi 300 mij\u00eb vota.<\/p>\n<p>Ajo u zgjodh presidente nga Kuvendi i Kosov\u00ebs n\u00eb rundin e tret\u00eb t\u00eb votimit, pasi mori 71 vota nga 82 deputet\u00eb sa ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rezultatet preliminare t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 9 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb nuk krijojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr asnj\u00eb parti politike q\u00eb ta formoj\u00eb qeverin\u00eb e vetme. Njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve politike thon\u00eb se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve, mund ta p\u00ebrfshijn\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjen e pozit\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs. Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, p\u00ebrfundon m\u00eb 7 prill 2026. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1000996,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1058151","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1058151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1058151"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1058151\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1000996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1058151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1058151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1058151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}