{"id":1060684,"date":"2025-02-19T17:19:40","date_gmt":"2025-02-19T16:19:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1060684"},"modified":"2025-02-19T17:20:20","modified_gmt":"2025-02-19T16:20:20","slug":"vota-si-arratisje-zgjedhjet-si-strehe-e-papergjegjesise-dhe-mungeses-se-identitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/vota-si-arratisje-zgjedhjet-si-strehe-e-papergjegjesise-dhe-mungeses-se-identitetit\/","title":{"rendered":"Vota si arratisje: Zgjedhjet si streh\u00eb e pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb identitetit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por n\u00eb secilin prej rasteve t\u00eb dekadave t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb menduar se shtetnd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb procesi i nxjerrjes s\u00eb dokumenteve kushtetuese, miratimit t\u00eb ligjeve dhe themelimit t\u00eb institucioneve. Mir\u00ebpo, shtetet nuk b\u00ebjn\u00eb shoq\u00ebri, por shoq\u00ebrit\u00eb b\u00ebjn\u00eb shtete. Prandaj s\u00eb pari do duhej sh\u00ebruar populli nga plag\u00ebt e s\u00eb kaluar\u00ebs q\u00eb dhimbja e brendshme t\u00eb mos e p\u00ebrcjell\u00eb, dhe si shkak i saj t\u00eb mos marr\u00eb vendimet e gabuara apo n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, t\u00eb mos dim\u00eb fare sesi duhet t\u00eb vendosim.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrderisa shkruan p\u00ebr politikanin e lindur, Robert Greene e thekson, se ai zgjedh\u00eb p\u00ebr t\u2019i ofruar popullit at\u00eb q\u00eb i ka munguar, t\u00eb kthehet n\u00eb shpres\u00ebn e munguar apo t\u2019i dhuroj\u00eb v\u00ebmendjen q\u00eb nuk e ka pas ndonj\u00ebher\u00eb. Mir\u00ebpo n\u00eb rastin e votuesit kosovar kjo teori nuk pi uj\u00eb. Votuesi kosovar nuk zhg\u00ebnjehet kur me besimin e tij abuzohet, kur pritshm\u00ebrit\u00eb e tij nuk plot\u00ebsohen dhe kur boshll\u00ebku q\u00eb ka shpresuar t\u00eb plot\u00ebsohet, vet\u00ebm se thellohet.<\/p>\n<p>Kam lexuar se njer\u00ebzit t\u00ebrhiqen nga t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frekuenc\u00eb psikologjike. Prandaj raporti i politik\u00ebs me votuesin kosovar, sidomos pas zgjedhjeve t\u00eb fundit, mund t\u00eb vler\u00ebsohet si raport i abuzimit me dhimbjet psikologjike t\u00eb tij. Votuesi kosovar duket sikur nuk din si t\u00eb menaxhoj\u00eb situata me t\u00eb panjohur\u00ebn, prandaj zgjedh\u00eb t\u00eb zakonshmen, pavar\u00ebsisht se ajo \u00ebsht\u00eb e dhimbshme. Pavar\u00ebsisht se zgjedhja q\u00eb ai b\u00ebn p\u00ebr vite me radh\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb dhe rezultati \u00ebsht\u00eb i pritsh\u00ebm, pra abuzim me pushtetin n\u00eb kurriz t\u00eb qytetarit, p\u00ebr t\u00eb situata e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur. Votuesi kosovar \u00ebsht\u00eb i burgosur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tij, e cila \u00ebsht\u00eb karakterizuar me dhun\u00eb, pap\u00ebrgjegj\u00ebsi, n\u00ebn\u00e7mim dhe munges\u00eb vler\u00ebsimi nga secili q\u00eb i ka besuar pushtetin.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, votuesi kosovar ka frik\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me vetveten, prandaj edhe nuk mund t\u00eb pritet q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrballet me realitetin. Votimi p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb mjeti p\u00ebrmes t\u00eb cilit arratiset nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia q\u00eb i takon dhe sikurse fshihet pas politikanit, t\u00eb cilin e ka votuar, me shpres\u00ebn se ai do t\u00eb p\u00ebrballet me ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019a l\u00ebndojn\u00eb. Pritjet e votuesit kosovar nuk kan\u00eb qen\u00eb dhe nuk jan\u00eb q\u00eb politikani p\u00ebr t\u00eb cilin ka votuar do t\u2019i ofroj\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse ankthi me t\u00eb cilin ai p\u00ebrballet \u00e7do dit\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201ce keqja q\u00eb do t\u00eb vjen prej tjetrit\u201d. Shembulli yn\u00eb i p\u00ebrngjan atij f\u00ebmij\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e dhun\u00ebs nga prind\u00ebrit dhe frika q\u00eb i mbillet si shkak i trajtimit t\u00eb till\u00eb e p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht. K\u00ebsisoj ai do t\u00eb jet\u00eb i frik\u00ebsuar nga cilido person tjet\u00ebr, sepse nd\u00ebrdija e tij i sinjalizon q\u00eb n\u00eb \u00e7do \u00e7ast edhe tjetri do t\u00eb reagoj\u00eb sikurse prind\u00ebrit t\u00eb tij t\u00eb dhunsh\u00ebm. Mir\u00ebpo p\u00ebr \u00e7udi, jan\u00eb po ata prind q\u00eb ai i zgjedh\u00eb p\u00ebr t\u2019u strehuar pas tyre, sepse dhuna e tyre i duket e njohur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb person i till\u00eb me kalimin e koh\u00ebs shk\u00ebputet nga vetvetja dhe krijon mekanizmin e mbijetes\u00ebs, duke zgjedhur q\u00eb t\u00eb k\u00ebnaq\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve dhe t\u2019i p\u00ebrshtatet turmave. Ai nuk ka nj\u00eb vizion p\u00ebr vet\u00ebn, p\u00ebr jet\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen. Ai frymon n\u00eb t\u00eb tashmen, por secili veprim dhe vendim i tij n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb reagim nga p\u00ebrvojat e kaluara. M\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se mang\u00ebsit\u00eb e tij, ky person i riciklon tek pasardh\u00ebsit e tij. Kjo pra \u00ebsht\u00eb formula perfekte p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb d\u00ebshtuar, q\u00eb retardimin e gjeneratave q\u00eb do t\u00eb vin\u00eb e ka rr\u00ebnjosur.<\/p>\n<p>As ndryshimi i pushtetit n\u00eb zgjedhjet e vitit 2019 e as n\u00eb ato t\u00eb vitit 2021 nuk del nga kjo most\u00ebr. Votuesi kosovar vet\u00ebm kishte kuptuar se disa nga abuzuesit nuk ishin t\u00eb fuqish\u00ebm si dikur, prandaj tin\u00ebz e bart\u00ebn vot\u00ebn tek tjetri. K\u00ebt\u00eb e konfirmojn\u00eb zgjedhjet e k\u00ebtij viti, n\u00eb t\u00eb cilat shihet se me partin\u00eb q\u00eb fitoi m\u00eb s\u00eb shumti vota i lidh\u00eb frekuenca psikologjike, pra urrejtja ndaj pushtetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebhershme dhe frika nga e keqja q\u00eb buron prej t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb n\u00eb instanc\u00eb t\u00eb fundit \u201cjan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb Serbis\u00eb\u201d. N\u00ebse shikohen partit\u00eb tjera politike, e shohim se vazhdojn\u00eb t\u00eb mbahen t\u00eb pushtetsh\u00ebm t\u00eb nj\u00ebjtit njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Rezultati i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb pasqyrim tipik i riciklimit t\u00eb traum\u00ebs, sepse votuesit e saj i takojn\u00eb gjeneratave m\u00eb t\u00eb reja, por mostr\u00ebn e reagimit, pra parametrin e votimit, e kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb votuan n\u00eb k\u00ebto 26 vite. T\u00eb till\u00eb ja shohim edhe mb\u00ebshtet\u00ebsit n\u00eb publik, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb zgjedhur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn most\u00ebr t\u00eb pasurimit dhe arritjes s\u00eb nj\u00eb statusi financiar dhe shoq\u00ebror, sikurse t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb u pasuruan dhe u faktorizuan duke i sh\u00ebrbyer pushtetit n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favoreve materiale, deri n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb tilla, nuk \u00ebsht\u00eb kuptuar ende se procesi zgjedhor nuk \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr veten dhe t\u00eb tashmen, por vot\u00eb p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrcaktohen p\u00ebr t\u00eb vendosur baz\u00ebn p\u00ebr shtyllat mbi t\u00eb cilat do t\u00eb nd\u00ebrtohet e ardhmja e gjeneratave q\u00eb vin\u00eb. Vota n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb mekaniz\u00ebm i mbijetes\u00ebs dhe politika shihet si menaxhim i krizave, q\u00eb n\u00eb realitet na rezulton me thellim dhe shtim t\u00eb krizave.<\/p>\n<p>Shkaku i mjegull\u00ebs sociale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi \u00ebsht\u00eb i ndikuar nga faktor\u00ebt psikologjik\u00eb, m\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mjesht\u00ebrisht abuzohet nga politikan\u00ebt ton\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrngjajn\u00eb shizofren\u00ebve paranoid\u00eb q\u00eb mjesht\u00ebrisht abuzojn\u00eb me dhimbjet psikologjike t\u00eb viktimave t\u00eb tyre. Mir\u00ebpo kjo nuk e shfaj\u00ebson votuesin kosovar, i cili p\u00ebrtej tifozit t\u00eb flakt\u00eb, na shitet viktim\u00eb e bart\u00ebsve t\u00eb pushtetit q\u00eb i ka zgjedhur vet.<\/p>\n<p>Secili prej nesh duhet t\u00eb ket\u00eb kurajon dhe t\u00eb p\u00ebrballet me vetveten. Secili duhet ta pranoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka si pjes\u00ebtar i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie dhe t\u00eb gjej rrug\u00ebn drejt vetvetes. Secili duhet ta kuptoj\u00eb se politikan\u00ebt jan\u00eb vet\u00ebm pasqyr\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk pranojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale, p\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk jemi t\u00eb aft\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb dhe japim llogari, p\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk arrijm\u00eb t\u00eb identifikohemi me t\u00ebr\u00ebsin\u00eb, pra shoq\u00ebrin\u00eb dhe shtetin, do t\u00eb jemi huligan\u00eb q\u00eb zgjedhim m\u00eb t\u00eb paaftit, m\u00eb abuzuesit dhe m\u00eb t\u00eb panjer\u00ebzishmit q\u00eb kemi n\u00eb mesin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ata pastaj do t\u00eb na justifikojn\u00eb p\u00ebr arratisjen ton\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe do t\u00eb jen\u00eb ai z\u00ebri i urrejtjes q\u00eb nuk guxojm\u00eb ta \u00e7esim, e prapa t\u00eb cilit fshihemi, duke poshtuar e ofenduar secilin q\u00eb nuk ndan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn perspektiv\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb jetojm\u00eb me frik\u00ebn e armikut t\u00eb jasht\u00ebm, por n\u00eb fakt armiku i v\u00ebrtet\u00eb jemi vet ne.<\/p>\n<p><em>*Autori \u00ebsht\u00eb jurist kushtetues dhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka sh\u00ebrbyer si k\u00ebshilltar juridik n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Albin Kurti dhe ka punuar edhe n\u00eb institucione t\u00eb tjera vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por n\u00eb secilin prej rasteve t\u00eb dekadave t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb menduar se shtetnd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb procesi i nxjerrjes s\u00eb dokumenteve kushtetuese, miratimit t\u00eb ligjeve dhe themelimit t\u00eb institucioneve. Mir\u00ebpo, shtetet nuk b\u00ebjn\u00eb shoq\u00ebri, por shoq\u00ebrit\u00eb b\u00ebjn\u00eb shtete. Prandaj s\u00eb pari do duhej sh\u00ebruar populli nga plag\u00ebt e s\u00eb kaluar\u00ebs q\u00eb dhimbja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1056381,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1060684","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1060684","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1060684"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1060684\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1056381"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1060684"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1060684"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1060684"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}