{"id":1060883,"date":"2025-02-20T10:02:54","date_gmt":"2025-02-20T09:02:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1060883"},"modified":"2025-02-20T10:02:54","modified_gmt":"2025-02-20T09:02:54","slug":"shba-ja-dhe-kosova-nga-nje-marredhenie-e-vecante-ne-nje-marredhenie-me-te-nderlikuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/shba-ja-dhe-kosova-nga-nje-marredhenie-e-vecante-ne-nje-marredhenie-me-te-nderlikuar\/","title":{"rendered":"ShBA-ja dhe Kosova: Nga nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala n\u00eb konferenc\u00ebn mbi marr\u00ebdh\u00ebniet e Kosov\u00ebs me Shtetet e Bashkuara, mbajtur ne Universitetin George Washington, me 18 shkurt 2025<\/strong><\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kan\u00eb pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shum\u00ebanshme dhe shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Si \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie dypal\u00ebshe, asimetrike, edhe kjo marr\u00ebdh\u00ebnie ka kaluar n\u00ebp\u00ebr faza t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrjetuar transformime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 nga periudhat e nd\u00ebrveprimeve intensive, konvergjenc\u00ebs s\u00eb interesave, dhe nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb bashk\u00ebpunimi dhe bashk\u00ebrendimi t\u00eb politikave, n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar, e cila ndonj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga mosmarr\u00ebveshjet mbi \u00e7\u00ebshtje themelore.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb qen\u00eb forca shtyt\u00ebse p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb dhe konsolidimin e shtetformimit.<\/p>\n<p>Administratat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme amerikane, republikane dhe demokratike, kan\u00eb ndjekur nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme ndaj Kosov\u00ebs. Vizioni i Amerik\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn ka qen\u00eb nj\u00eb vend i q\u00ebndruesh\u00ebm, i begat\u00eb dhe demokratik, me institucione t\u00eb forta t\u00eb pavarura, qeverisje t\u00eb mir\u00eb, respekt p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me fqinj\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra, SHBA-ja \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Kosov\u00ebn t\u00eb p\u00ebrballet me sfidat e saj t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme, duke nxitur qendrueshm\u00ebrin\u00eb dhe demokratizimin e saj dhe duke ofruar mb\u00ebshtetje t\u00eb konsiderueshme diplomatike, politike, ekonomike dhe ushtarake. SHBA luajti nj\u00eb rol t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb sigurimin e pozit\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrpjekjet e diplomacis\u00eb publike amerikane n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs ishin t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb sigurimin e njohjes nga m\u00eb shum\u00eb se 100 vende. Shtetet e Bashkuara luajt\u00ebn gjithashtu nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb mbrojtjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, e cila vendosi se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk shkelte t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kosova g\u00ebzonte mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb dypartiake dhe ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Udh\u00ebheq\u00ebsit dhe zyrtar\u00ebt kosovar\u00eb g\u00ebzonin qasje t\u00eb pazakont\u00eb ndaj politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsve kryesor\u00eb amerikan\u00eb. N\u00eb dekadat e fundit, SHBA ka dh\u00ebn\u00eb rreth 2 miliard\u00eb dollar\u00eb ndihm\u00eb. Nj\u00eb kontigjent i trupave amerikane \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e KFOR-it, i cili mbron sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, Kosova ka qen\u00eb nj\u00eb aleat i vendosur amerikan, nj\u00eb partner i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Ballkan dhe nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i veprimeve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane. Ajo ka ndar\u00eb objektivat amerikane p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar ndikimin rus dhe kinez dhe p\u00ebrpjekjet e tyre destabilizuese n\u00eb rajon. Me k\u00ebrkes\u00ebn e Uashingtonit, ajo ka pranuar edhe refugjat\u00ebt afgan\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb padyshim vendi m\u00eb pro-amerikan n\u00eb Evrop\u00eb. Shum\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb arritur ne p\u00ebrfundim se marr\u00ebdh\u00ebnien me Shtetet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme dhe vendimtare p\u00ebr mir\u00ebqenien e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Amerik\u00ebs, Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori suksesi. Ajo ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb konsolidimin e shtetit t\u00eb saj, ka nj\u00eb rend demokratik funksionues, nj\u00eb ekonomi tregu dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt e saj, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Serbis\u00eb. Kosova nuk ndryshon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme nga fqinj\u00ebt e saj sa i p\u00ebrket qeverisjes, sundimit t\u00eb ligjit, institucioneve t\u00eb pavarura, mbrojtjes s\u00eb pakicave, respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, lirive t\u00eb shtypit dhe mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb rregullta.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij p\u00ebrparimi, Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00eb kalimtare. Sfida m\u00eb e madhe e saj \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi nga Serbia. Nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999, Beogradi vazhdon t\u00eb minoj\u00eb sovranitetin e Kosov\u00ebs, duke mb\u00ebshtetur strukturat paralele n\u00eb veri, duke nxitur incidente t\u00eb dhunshme dhe duke punuar kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa bota ka ecur p\u00ebrpara, shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt mbeten peng i s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb trazuar. Ata ende e shohin marr\u00ebdh\u00ebnien e tyre si \u00e7do fitore p\u00ebr nj\u00ebren pale \u00ebsht\u00eb humbje p\u00ebr palen tjet\u00ebr. Me vizionet konkurruese t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tyre, t\u00eb dy pal\u00ebt nuk kan\u00eb arritur t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara procesin e pajtimit. Nd\u00ebrsa Kosova k\u00ebrkon njohjen nga Beogradi, Serbia p\u00ebrpiqet p\u00ebr nj\u00eb ndarje de facto dhe deri tani ka kund\u00ebrshtuar \u00e7do zgjjidhje q\u00eb do t\u00eb forconte sovranitetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>SHBA dhe BE kan\u00eb punuar ngusht\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar nj\u00eb dialog midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, duke trajtuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh me shpres\u00ebn se n\u00eb fund t\u00eb procesit do t\u00eb kishte nj\u00eb pajtim dhe Serbia do ta njihte Kosov\u00ebn. Bisedimet e leht\u00ebsuara nga BE \u00e7uan n\u00eb n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjesh n\u00eb 2013 dhe 2015, duke parashikuar integrimin e autoriteteve policore dhe gjyq\u00ebsore n\u00eb veri n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs, reciprocitetin e targave dhe, m\u00eb e diskutuara, krijimin e nj\u00eb asociacioni t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa disa nga marr\u00ebveshjet u zbatuan, marr\u00ebveshja q\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb asociacion t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe shkaktoi mosmarr\u00ebveshje t\u00eb m\u00ebdha. Pothuajse menj\u00ebher\u00eb, Beogradi dhe Prishtina ofruan interpretime t\u00eb ndryshme t\u00eb marr\u00ebveshjes. Beogradi k\u00ebmb\u00ebngul se asociacioni duhet t\u00eb ket\u00eb fuqi ekzekutive \u2013 nj\u00eb vij\u00eb e kuqe p\u00ebr t\u00eb gjitha forcat e m\u00ebdha politike n\u00eb Kosov\u00eb. Shum\u00eb shqiptar\u00eb besonin se marr\u00ebveshja ishte me t\u00eb meta dhe se procesi i dialogut ishte n\u00eb thelb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ri-negociuar pavar\u00ebsin\u00eb. Sipas tyre, SHBA dhe BE po e detyronin Prishtin\u00ebn t\u00eb b\u00ebnte l\u00ebshime, nd\u00ebrsa nuk ushtronin trysnin\u00eb e duhur ndaj presidentit Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr t\u00eb njohur Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Krijimi i Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb ishte gjithashtu nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tep\u00ebr polarizuese. Shqiptar\u00ebt e shihnin themelimin e Gjykat\u00ebs Speciale si nj\u00eb sulm ndaj sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb barazuar krimet e Serbis\u00eb me krimet shqiptare. Padia e presidentit Hashim Tha\u00e7i n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2020, nd\u00ebrsa ai ishte rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb takim me Presidentin Trump dhe Presidentin Vu\u00e7i\u00e7, u pa si nga mb\u00ebshtet\u00ebsit dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij si nj\u00eb ngjarje tejet posht\u00ebruese.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs u p\u00ebrball me sfida n\u00eb rritje n\u00eb balancimin e p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtrirjes s\u00eb autoritetit t\u00eb saj n\u00eb veri me thirrjet p\u00ebr t\u00eb pranuar k\u00ebrkesat serbe, t\u00eb cilat synonin qart\u00eb pak\u00ebsimin e sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Udh\u00ebheq\u00ebsit e Prishtin\u00ebs nuk ishin n\u00eb gjendje t\u00eb propozonin nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebr marr\u00ebveshjen e asociimit apo t\u00eb zhvillonin nj\u00eb politik\u00eb koherente ndaj pakic\u00ebs serbe. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ata u p\u00ebrball\u00ebn me situat\u00ebn e parehatshme ku SHBA, aleati i tyre kryesor, gradualisht, por me pamedyshje, po ndryshonte politikat e saj dhe, sipas tyre, po merrte gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb anen e Serbin\u00eb. Shum\u00eb shqiptar\u00eb nuk mund ta kuptonin se si Uashingtoni nuk shfaqte mbeshtetje p\u00ebr q\u00ebndrimin e Prishtin\u00ebs dhe se si fuqit\u00eb per\u00ebndimore, q\u00eb kishin nd\u00ebrmarr\u00eb fushat\u00ebn ushtarake q\u00eb \u00e7liroi Kosov\u00ebn, nuk e shihnin Serbin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet prizmit t\u00eb tyre. Por SHBA dhe aleat\u00ebt e saj evropian\u00eb nuk e kishin par\u00eb kurr\u00eb Serbin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet prizmit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe q\u00ebndrimi i tyre ndaj Kosov\u00ebs ishte tani pjes\u00eb e nj\u00eb konteksti m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, rajonal. Presidenti Vu\u00e7i\u00e7 ishte rehabilituar \u2013 vet\u00ebm shqiptar\u00ebt kujtonin lidhjet e tij me regjimin e Milloshevi\u00e7it \u2013 dhe tani shihej si nj\u00eb aktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb shfaqura dhe momenteve t\u00eb tensionit lidhur me bllokimin e bisedimeve me Serbin\u00eb, Prishtina bashak\u00ebpunoi ngusht\u00eb me Uashingtonin. Udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb lart\u00eb, si president\u00ebt Tha\u00e7i, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe kryeministrat Isa Mustafaj, Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti mb\u00ebshtet\u00ebn imazhin e lidhjeve t\u00eb forta dhe bashk\u00ebpunimi vazhdoi t\u00eb zgjerohej n\u00eb t\u00eb gjitha fushat.<\/p>\n<p>Pas zgjedhjes s\u00eb tij si president, Hashim Tha\u00e7i vendosi q\u00eb ai, n\u00eb vend t\u00eb kryeministrit, si\u00e7 ishte praktika deri at\u00ebher\u00eb, t\u00eb udh\u00ebhiqte bisedimet me Serbin\u00eb. Ky u b\u00eb nj\u00eb proces negociues shum\u00eb i personalizuar, dhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb vendor u menjanuan. Pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh me Vu\u00e7i\u00e7in, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2018 Tha\u00e7i propozoi at\u00eb q\u00eb ai e quajti si nj\u00eb &#8220;korrigjim kufijsh&#8221; me Serbin\u00eb. Plani i tij nxiti p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb brendshme dhe dallimet serioze u shfaq\u00ebn midis Tha\u00e7it dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e denoncoi presidentin si g\u00ebrmuesin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Dialogu me Serbin\u00eb u nd\u00ebrpre n\u00eb dhjetor 2018, kur Haradinaj vendosi tarifa 100% p\u00ebr mallrat nga Serbia.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e fort\u00eb dhe e gjith\u00ebaneshme e Kosov\u00ebs me Shtetet e Bashkuara u provuan ashp\u00ebr me arrdhjen n\u00eb pushtet t\u00eb kryeministrit Albin Kurti. Kurti sh\u00ebnoi nj\u00eb fitore mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, duke siguruar 58 nga 120 vende n\u00eb parlament. Ai kishte nj\u00eb mandat m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se \u00e7do udh\u00ebheq\u00ebs tjet\u00ebr q\u00eb nga pavar\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb veshtira n\u00eb avancimin e procesit t\u00eb pajtimit me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim, Kurti e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se dialogu nuk ishte n\u00eb krye t\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb tij. Ai me ngurrim mori pjes\u00eb n\u00eb bisedimet me Serbin\u00eb, por nuk u arrit shum\u00eb p\u00ebrparim. N\u00eb mars t\u00eb vitit 2023, Kurti dhe Vu\u00e7i\u00e7i pranuan nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE, e njohur si Marr\u00ebveshja e Ohrit, q\u00eb synonte normalizimin e plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Marr\u00ebveshja e Ohrit ofron nj\u00eb plan udh\u00ebzuese p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb m\u00ebparshme, parashikon nj\u00eb nivel t\u00eb vet\u00eb-qeverisjes p\u00ebr pakic\u00ebn serbe dhe njohjen reciproke t\u00eb simboleve shtet\u00ebrore. Marr\u00ebveshja nuk k\u00ebrkon q\u00eb Beogradi t\u00eb njoh\u00eb Kosov\u00ebn, por ajo e pengon Serbin\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nd\u00ebrsa Vu\u00e7i\u00e7 pranoi gojarisht marr\u00ebveshjen, ai refuzoi ta n\u00ebnshkruante at\u00eb. Kryeministrja Ana Brnabi\u00e7 m\u00eb pas i d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr Brukselit, duke deklaruar se Serbia nuk mund t\u00eb zbatonte disa pjes\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes q\u00eb n\u00ebnkuptonte njohjen de facto nga Beogradi t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>BE k\u00ebmb\u00ebnguli se marr\u00ebveshja ishte detyruese dhe u k\u00ebrkoi t\u00eb dy pal\u00ebve ta zbatonin at\u00eb. Kurti shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen, por ai k\u00ebmb\u00ebnguli se Kosova nuk do t\u00eb vazhdoj\u00eb me zbatimin n\u00ebse Vu\u00e7i\u00e7i nuk n\u00ebnshkruan gjithashtu marr\u00ebveshjen dhe nuk e t\u00ebrheq letr\u00ebn e Brnabi\u00e7it.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjendja n\u00eb veri u p\u00ebrkeq\u00ebsua, me nj\u00eb seri incidentesh t\u00eb dhunshme. An\u00ebtar\u00ebt serb\u00eb t\u00eb parlamentit, kryebashkiak\u00ebt, gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt dhe polic\u00ebt dhan\u00eb dor\u00ebheqjen. Kurti u p\u00ebrgjigj duke nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr t\u00eb integruar veriun n\u00eb sistemin ligjor dhe administrativ t\u00eb vendit. Ai \u00e7montoi institucionet paralele, mbylli bankat serbe, mandatoi p\u00ebrdorimin e monedh\u00ebs EURO dhe rriti pranin\u00eb e forcave speciale t\u00eb siguris\u00eb. Kurti p\u00ebrdori nj\u00eb retorik\u00eb nacionaliste dhe pohoi se masat e tij kishin \u00e7uar n\u00eb shtrirjen e sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Veprimet e tij ishin popullore dhe u mir\u00ebprit\u00ebn nga p\u00ebrkrah\u00ebsit e tij dhe popullsia n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por ato i dhan\u00eb nj\u00eb goditje strategjike Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb dhe t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebrenduar veprime t\u00eb tilla t\u00eb diskutueshme n\u00eb veri, Kurti nuk arriti t\u00eb tregoj\u00eb ndjeshm\u00ebri ndaj SHBA-s\u00eb, duke d\u00ebmtuar k\u00ebshtu seriozisht marr\u00ebdh\u00ebniet me aleatin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm strategjik t\u00eb Kosov\u00ebs. Si SHBA ashtu edhe BE vendos\u00ebn masa nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr ironi t\u00eb fatit, mandati i Kurtit p\u00ebrkoi me at\u00eb t\u00eb Joe Bidenit. Presidenti Biden ishte njohes i mir\u00eb i \u00e7\u00ebshtjeve shqiptaro-serbe dhe, si senator dhe z\u00ebvend\u00ebspresident, ishte nj\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. An\u00ebtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb tij kishin luajtur role t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999 dhe konsideroheshin miq t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte nga k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie personale dhe qasja n\u00eb shumic\u00ebn e politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb lart\u00eb, Kurti arriti t\u00eb tjet\u00ebrsoj\u00eb disa nga mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb t\u00eb flakt\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kurti nuk b\u00ebri p\u00ebrpjekje serioze p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe nd\u00ebrtuar marr\u00ebdh\u00ebnien m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai i n\u00ebnvler\u00ebsoi masat nd\u00ebshkuese t\u00eb vendosura ndaj vendit t\u00eb tij dhe mbajti iluzionin se marr\u00ebdh\u00ebnia me Shtetet e Bashkuara ishte e paprekur. Ai gjithashtu nuk nd\u00ebrmorri ndonj\u00eb p\u00ebrpjekjet t\u00eb dukshme n\u00eb rrafshin e diplomacis\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb shpjeguar q\u00ebndrimin e qeveris\u00eb s\u00eb tij apo p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb besueshme q\u00eb mund t\u00eb kishte qen\u00eb e pranueshme p\u00ebr Uashingtonin. Nd\u00ebrsa p\u00ebrpjekjet e diplomacis\u00eb publike n\u00eb vet\u00ebvete nuk mund t\u00eb kishin siguruar zgjidhje t\u00eb favorshme p\u00ebr Prishtin\u00ebn, ato mund t\u00eb kishin kontribuar n\u00eb zgjerimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb faktor\u00ebven\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mb\u00ebshtet\u00ebn politikat e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo ishte n\u00eb kontrast me qasjen e ndjekur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn nga udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs. N\u00eb vitet 1990, Ibrahim Rugova u angazhua n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb gjer\u00eb publike n\u00eb Shtetet e Bashkuara, duke shpjeguar q\u00ebndrimet e Kosov\u00ebs dhe duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar lidhjet. Ai arriti t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb vlefshme dhe t\u00eb siguroi mbeshtetje p\u00ebr pozit\u00ebn e Kosov\u00ebs. Presidenti Rugova gjithashtu angazhoi bashk\u00ebsin\u00eb e vog\u00ebl, por me ndikim, shqiptaro-amerikane, e cila luajti nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb publikut dhe sigurimin e mb\u00ebshtetjes amerikane. Shqiptaro-amerikan\u00ebt p\u00ebrdor\u00ebn nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri taktikash dhe mediash p\u00ebr t\u00eb ndikuar tek zyrtar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs amerikane \u2013 n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, K\u00ebshillin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare dhe Departamentin e Shtetit. Aktivist\u00ebt e komunitetit siguruan gjithashtu mb\u00ebshtetje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Kongres. Ligjv\u00ebn\u00ebsit e fuqish\u00ebm, si P\u00ebrfaq\u00ebsuesi Tom Lantos, Senatori Dennis DeConcini, Senatori Bob Dole, Senatori Joe Biden, P\u00ebrfaq\u00ebsuesi Eliott Engel, dhe t\u00eb tjer\u00eb, u b\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Pas \u00e7lirimit, Rugova dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e tjer\u00eb kosovar\u00eb vazhduan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijuese angazhimet p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb mbeshtetjen e Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn politike dhe mediale amerikane.<\/p>\n<p>Sulmi brutal i Ukrain\u00ebs nga Rusia n\u00eb vitin 2022 shkaktoi nj\u00eb ndryshim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb objektivave t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane n\u00eb Ballkan. Administrata Biden u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb angazhimin e Serbis\u00eb n\u00eb kontekstin e agresionit t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Edhe pse Serbia n\u00ebn presidentin Vu\u00e7i\u00e7 e kishte minuar vazhdimisht procesin e negociatave me Kosov\u00ebn, q\u00ebndrimet amerikane ndaj Serbis\u00eb u zhvendos\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb minuan pozit\u00ebn e Kosov\u00ebs. Moderimi i q\u00ebndrimit agresiv t\u00eb Serbis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs zuri vendin e dyt\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb bindur Beogradin t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrimin e tij pro-Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Mendimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb se Kurti i keqmenaxhoi marr\u00ebdh\u00ebniet me Shtetet e Bashkuara dhe ndoshta shp\u00ebrdoroi mund\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb pati gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tij si kryeminist\u00ebr p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara ndjesh\u00ebm interesat e vendit t\u00eb tij. Nd\u00ebrsa veprimet e tij d\u00ebmtuan marr\u00ebdh\u00ebniet e ve\u00e7anta t\u00eb Kosov\u00ebs me Shtetet e Bashkuara, ato nuk duket se e kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb matshme pozit\u00ebn e Kosov\u00ebs. Autoriteti i Prishtin\u00ebs n\u00eb veri mbetet i dob\u00ebt dhe integrimi i serb\u00ebve mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, marr\u00ebdh\u00ebnia SHBA-Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00ebkthes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Administrata e re Trump dhe zgjedhjet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb paraqesin si sfida, ashtu edhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kthyer marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Kosov\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>Kosova p\u00ebrballet me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb re gjeo-politike, e cila nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb favor t\u00eb saj. Pik\u00ebpamja e Presidentin Trump p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme \u00ebsht\u00eb transaksionale, Ai ka sjell\u00eb ndryshime t\u00eb thella n\u00eb kursin e politik\u00ebs amerikane. P\u00ebrmir\u00ebsimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Rusis\u00eb, diplomacia shternguese q\u00eb po ushtrohet ndaj Ukrain\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebshime ndaj Mosk\u00ebs, dhe nd\u00ebrrime t\u00eb tjera n\u00eb strategjin\u00eb amerikane sinjalizojn\u00eb nj\u00eb largim nga axhenda e m\u00ebparshme e Uashingtonit p\u00ebr nxitjen e demokracis\u00eb, luft\u00ebn kund\u00ebr ndikimit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan, dhe t\u00eb sfidimit t\u00eb autoritarizmit n\u00eb rritje n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Administrata Trump ende nuk ka formuluar nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb ndaj Ballkanit dhe mbetet p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb n\u00ebse Kosova do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb administrat\u00ebs. Mesazhi i Presidentit Trump drejtuar Presidentes Vjosa Osmani, me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ishte mesazh pozitiv. Ai shprehu mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe tha se Shtetet e Bashkuara &#8220;mezi presin t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb produktive me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.&#8221;<\/p>\n<p>Por Kosova mbetet shum\u00eb e prekshme nga ndryshimi i politik\u00ebs amerikane dhe peizazhi i ri gjeo-politik. Serbia tashm\u00eb ndihet e inkurajuar nga kthimi i Presidentit Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. N\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb nj\u00eb tubim n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Sremit me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Shtetformimit t\u00eb Serbis\u00eb, m\u00eb 15 shkurt, Vu\u00e7i\u00e7i p\u00ebrdori nj\u00eb ton agresiv. Ai deklaroi se Kosova ishte &#8220;pjes\u00eb e territorit ton\u00eb&#8221; dhe pretendoi se protestat tre-mujore studentore u nxit\u00ebn nga t\u00eb huajt sepse ai refuzoi t\u00eb &#8220;kapitullonte&#8221; mbi \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. Ai denoncoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike USAID-in dhe Fondin Komb\u00ebtar p\u00ebr Demokraci (National Endowment for Democracy) p\u00ebr gjoja organizimin e nj\u00eb &#8220;revolucioni ngjyrash&#8221; q\u00eb synonte rr\u00ebzimin e tij nga pushteti. Vu\u00e7i\u00e7i mund t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga trazirat e brendshme n\u00eb rritje n\u00ebp\u00ebrmjet incidenteve provokuese n\u00eb veri dhe duke k\u00ebmb\u00ebngulur me k\u00ebrkesat e tij p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Dejtonin. Kosov\u00ebs i mungon kapaciteti p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sigurin\u00eb e vet dhe nuk mund ta marr\u00eb m\u00eb si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb se KFOR-i do t\u00eb mbronte sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e fundit t\u00eb Kosov\u00ebs, megjithat\u00eb, ofrojn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi. Situata e re k\u00ebrkon nj\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb pjekur q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime konkrete dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr t\u00eb rivendosur marr\u00ebdh\u00ebniet e njollosura t\u00eb Kosov\u00ebs me Shtetet e Bashkuara dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e Uashingtonit n\u00eb arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me Serbin\u00eb q\u00eb e forcon sovranitetin e saj. Kjo e b\u00ebn t\u00eb nevojshme formimin e shpejt\u00eb t\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb re. Pavar\u00ebsisht se kush e formon qeverin\u00eb e ardhshme, Kurti apo forcat opozitare, Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrpartiake p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb politik\u00eb koherente. Ajo gjithashtu ka nevoj\u00eb q\u00eb n\u00eb poste t\u00eb r\u00ebndesishme t\u00eb kabinetit t\u00eb em\u00ebrohen zyrtar\u00eb pragmatik\u00eb, me pesh\u00eb dhe q\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e nevojshme p\u00ebr tu p\u00ebrballuar me situata t\u00eb nd\u00ebrlikuara. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, mungesa e konsensusit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje themelore ka d\u00ebmtuar q\u00ebndrimin e Kosov\u00ebs dhe ka krijuar keqdashje n\u00eb rradh\u00ebt e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Duke pasur parasysh pasigurit\u00eb q\u00eb lidhen me ndryshimet e tanishme strategjike dhe faktin se Kosova po vepron nga nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb e dob\u00ebt, forcave kryesore politike t\u00eb vendit do t&#8217;u duhet t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb interesat e tyre t\u00eb ngushta politike, t\u00eb zhvillojn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mbi \u00e7\u00ebshtjet thelb\u00ebsore dhe t\u00eb hartojn\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Em\u00ebrimi i p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb ri special t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi paraqet nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri. Por nj\u00eb marr\u00ebveshje midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb q\u00eb do t\u00eb shpinte n\u00eb njohje t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb nuk ka gjasa n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb angazhimi intensiv diplomatik amerikan. Shtetet e Bashkuara kan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb dhe tani do te duhej ta ndihmonin Kosov\u00ebn t\u00eb arrij\u00eb m\u00eb n\u00eb fund objektivat p\u00ebr t\u00eb siguruar sovranitetin e saj t\u00eb plot\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Uashingtoni ka besueshm\u00ebrin\u00eb dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Kosov\u00ebn t\u00eb form\u00ebsoj\u00eb t\u00eb ardhmen e saj. Nj\u00eb Kosov\u00eb sovrane, e q\u00ebndrueshme, e begat\u00eb dhe demokratike \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin komb\u00ebtar t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala n\u00eb konferenc\u00ebn mbi marr\u00ebdh\u00ebniet e Kosov\u00ebs me Shtetet e Bashkuara, mbajtur ne Universitetin George Washington, me 18 shkurt 2025 Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kan\u00eb pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shum\u00ebanshme dhe shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Si \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie dypal\u00ebshe, asimetrike, edhe kjo marr\u00ebdh\u00ebnie ka kaluar n\u00ebp\u00ebr faza t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrjetuar transformime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1060884,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1060883","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1060883","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1060883"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1060883\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1060884"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1060883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1060883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1060883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}