{"id":1063309,"date":"2025-02-26T17:30:41","date_gmt":"2025-02-26T16:30:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1063309"},"modified":"2025-02-26T17:30:41","modified_gmt":"2025-02-26T16:30:41","slug":"kush-do-ta-zbatoje-vendimin-per-dodikun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/kush-do-ta-zbatoje-vendimin-per-dodikun\/","title":{"rendered":"Kush do ta zbatoj\u00eb vendimin p\u00ebr Dodikun?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Millorad Dodik vazhdon t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin e presidentit t\u00eb entitetit t\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs, Republika S\u00ebrpska, pasi d\u00ebnimi me burgim dhe ndalimi i ushtrimit t\u00eb funksionit nuk kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi me shpalljen e vendimit.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs nuk p\u00ebrmendet q\u00eb jan\u00eb miratuar masa q\u00eb do ta ndalonin at\u00eb, pasi m\u00eb 26 shkurt u shpall vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, ndaj t\u00eb cilit si Prokuroria, ashtu edhe mbrojtja, mund t\u00eb paraqesin ankes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Dodik \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb me nj\u00eb vit burgim dhe gjasht\u00eb vjet ndalim t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska p\u00ebr shkak t\u00eb mosrespektimit t\u00eb vendimeve t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Millosh Llukiq, ushtrues detyre i drejtorit t\u00eb Gazet\u00ebs Zyrtare t\u00eb RS, \u00ebsht\u00eb shpallur i pafajsh\u00ebm n\u00eb procedur\u00ebn e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A i \u00ebsht\u00eb ndaluar Dodikut veprimtaria politike?<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata e BeH-s\u00eb n\u00eb vendimin e saj theksoi se Dodikut i ndalohet t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin e presidentit t\u00eb RS, por nuk p\u00ebrmendet se i \u00ebsht\u00eb ndaluar veprimtaria politike ose ushtrimi i ndonj\u00eb funksioni tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb Kodin Penal t\u00eb BeH-s\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb flet p\u00ebr moszbatimin e vendimeve t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb, theksohet se masa e siguris\u00eb e ndalimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit zbatohet pasi vendimi t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>K\u00ebto masa p\u00ebrfshijn\u00eb nd\u00ebrprerjen e detyr\u00ebs zyrtare dhe pun\u00ebsimit, si dhe ndalimin e ushtrimit t\u00eb detyrave zyrtare n\u00eb organet legjislative, ekzekutive, gjyq\u00ebsore, administrative ose n\u00eb cilindo institucion q\u00eb financohet plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht nga fondet publike.<\/p>\n<p>Po ashtu, ndalohet edhe marrja e detyrave zyrtare n\u00eb organet e p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Prokuroria e Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs k\u00ebrkoi q\u00eb pasojat juridike t\u00eb parashikuara me Kodin Penal t\u00eb p\u00ebrcaktohen n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjykata e BeH njoftoi se n\u00eb vendim nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb vendim i ve\u00e7ant\u00eb, \u201cpasi pasojat juridike t\u00eb d\u00ebnimit ndodhin automatikisht, dometh\u00ebn\u00eb me forc\u00ebn e ligjit, pasi vendimi t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrfundimtar\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Kodit Zgjedhor t\u00eb BeH-s\u00eb, n\u00ebse Dodiku d\u00ebnohet p\u00ebrfundimisht me nj\u00eb vit burgim, ai nuk do t\u00eb mund t\u00eb kandidoj\u00eb m\u00eb p\u00ebr funksione publike.<\/p>\n<p>N\u00ebse [vendimi] b\u00ebhet p\u00ebrfundimtar, ai nuk guxon t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin, duhet ta l\u00ebr\u00eb at\u00eb ose t\u00eb shpallen zgjedhjet\u201d.Kodi Zgjedhor i Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs p\u00ebrcakton q\u00eb zyrtar\u00ebt e d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht me d\u00ebnime me burgim m\u00eb gjat\u00eb se gjasht\u00eb muaj, nuk mund t\u00eb jen\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr funksione publike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket d\u00ebnimit me burg, n\u00ebse mbetet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00ebzgjatje dhe b\u00ebhet p\u00ebrfundimtar, Dodiku mund ta shmang\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ligjit, nj\u00eb d\u00ebnim me burgim deri n\u00eb nj\u00eb vit mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb gjob\u00eb me pages\u00eb t\u00eb nj\u00ebhershme brenda 30 dit\u00ebve me k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb d\u00ebnuarit.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb rast, Dodiku do t\u00eb paguante 100 marka (rreth 50 euro) p\u00ebr dit\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb 36.500 marka (m\u00eb shum\u00eb se 18.000 euro) p\u00ebr t\u00eb shmangur burgun.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse Dodiku nuk e respekton vendimin?<\/p>\n<p>Aleksandar Jokiq, avokat nga Banja Lluka, shpjegoi p\u00ebr Radio Evropa e Lir\u00eb (REL) se, n\u00ebse vendimi b\u00ebhet p\u00ebrfundimtar, askush nuk do ta ndaloj\u00eb Dodikun t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn ku ndodhet selia e presidentit t\u00eb RS-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse b\u00ebhet p\u00ebrfundimtar, ai nuk guxon t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin, duhet ta l\u00ebr\u00eb at\u00eb ose t\u00eb shpallen zgjedhjet. T\u00eb dyja opsionet jan\u00eb t\u00eb mundshme\u201d, tha Jokiq.<\/p>\n<p>Ai theksoi, gjithashtu, se Dodiku duhet t\u00eb shqet\u00ebsohet p\u00ebr pasojat q\u00eb rrjedhin nga kjo, t\u00eb cilat, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrfshijn\u00eb edhe ndalimin e mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ai e shkel k\u00ebt\u00eb ndalim, n\u00ebse b\u00ebhet p\u00ebrfundimtar, do t\u2019i caktohet nj\u00eb d\u00ebnim me burgim n\u00eb koh\u00ebzgjatjen e mbetur t\u00eb ndalimit. Pra, n\u00ebse i \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se ndalimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr gjasht\u00eb vjet dhe ai pas dy vjet\u00ebsh fillon t\u00eb merret me politik\u00eb, do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb burg p\u00ebr kat\u00ebr vjet\u201d, tha Jokiq.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb procedura pas vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p>Pasi vendimi p\u00ebr Dodikun \u00ebsht\u00eb shpallur, Gjykata ka nj\u00eb afat prej 30 dit\u00ebsh p\u00ebr t\u2019ua dor\u00ebzuar pal\u00ebve nj\u00eb kopje t\u00eb vendimit, pas s\u00eb cil\u00ebs fillon afati p\u00ebr apelim.<\/p>\n<p>ka disa variante kur vendimi b\u00ebhet p\u00ebrfundimtar, por \u00ebsht\u00eb e sigurt q\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dit\u00ebn e shpalljes, madje as dit\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb vendimit pal\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Afati p\u00ebr apel t\u00eb mbrojtjes dhe prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb 15 dit\u00eb, me mund\u00ebsin\u00eb e zgjatjes p\u00ebr 15 dit\u00eb shtes\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKopja d\u00ebrgohet me post\u00eb, me d\u00ebrges\u00eb t\u00eb rekomanduar, dhe nga momenti i marrjes, kur secili e merr vendimin, nga ai moment fillon afati p\u00ebr apelim. N\u00eb thelb, vendimi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar derisa t\u00eb kaloj\u00eb afati p\u00ebr apelim dhe t\u00eb mos b\u00ebhet apel ose deri n\u00eb momentin kur t\u00eb vendoset p\u00ebr apelimet, n\u00ebse ato refuzohen ose pranohet apeli dhe ndryshohet vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb\u201d, tha Jokiq.<\/p>\n<p>Ai thekson se ekziston edhe nj\u00eb mund\u00ebsi e tret\u00eb, ku apeli pranohet dhe \u00e7\u00ebshtja kthehet p\u00ebr rigjykim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, procedura fillon nga e para, me p\u00ebrjashtim q\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt e d\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb nuk d\u00ebgjohen p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat rrethana, por lexohet d\u00ebshmia e tyre.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb se ka disa variante kur vendimi b\u00ebhet p\u00ebrfundimtar, por \u00ebsht\u00eb e sigurt q\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dit\u00ebn e shpalljes, madje as dit\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb vendimit pal\u00ebve\u201d, tha Jokiq.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar Dodiku?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb seancat e Kuvendit t\u00eb RS-s\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023, u miratuan ligje kund\u00ebrkushtetuese, sipas t\u00eb cilave, aktet ligjore t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb lart\u00eb nuk do t\u00eb publikohen n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, dhe vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb BeH-s\u00eb, t\u00eb cilat sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb BeH-s\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfundimtare dhe t\u00eb detyrueshme, nuk do t\u00eb zbatohen n\u00eb territorin e k\u00ebtij entiteti.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb, Christian Schmidt, i anuloi k\u00ebto ligje m\u00eb 1 korrik 2023 dhe b\u00ebri ndryshime n\u00eb Kodin Penal t\u00eb BeH-s\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb moszbatimin e vendimeve t\u00eb tij nj\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 korrik 2023, Dodiku n\u00ebnshkroi dekretet p\u00ebr shpalljen e k\u00ebtyre ligjeve si t\u00eb vlefshme dhe ato u publikuan n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska.<\/p>\n<p>Prokuroria e BeH-s\u00eb ngriti aktakuz\u00eb kund\u00ebr Dodikut dhe Lukiqit m\u00eb 11 gusht, dhe gjykata e konfirmoi m\u00eb 11 shtator. \/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Millorad Dodik vazhdon t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin e presidentit t\u00eb entitetit t\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs, Republika S\u00ebrpska, pasi d\u00ebnimi me burgim dhe ndalimi i ushtrimit t\u00eb funksionit nuk kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi me shpalljen e vendimit. N\u00eb njoftimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs nuk p\u00ebrmendet q\u00eb jan\u00eb miratuar masa q\u00eb do ta ndalonin at\u00eb, pasi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":331192,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1063309","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1063309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1063309"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1063309\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/331192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1063309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1063309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1063309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}